Studentët që kanë biletë vjetore për shfrytëzim falas të transportit publik kanë të drejtë të qarkullojnë me autobus deri në fund të muajit shkurt dhe me biletë të zgjatur/të paverifikuar për vitin aktual, thonë nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkup”. – Advertisements – “NQP Shkup në këtë rast ka përmbushur kërkesën e Kuvendit Studentor Universitar në USHCM-së, i cili së fundi ka kërkuar vazhdimin e afatit për vazhdimin e vlefshmërisë së biletës studentore, duke pasur parasysh situatën aktuale me KOVID-19, e cila, siç thuhet, fakulteteve u shkakton vështirësi në organizimin dhe shpërndarjen e dokumentacionit të nevojshëm për zgjatjen e vlefshmërisë së…
Author: almakos
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar raportin e Transparency International, në lidhje me korrupsionin në vend. Raporti tregonte që Shqipëria kishte zbritur një pikë në renditje. Ndërkaq, në një prononcim për mediat ai Manja tha se nuk e kishte përvetësuar raportin dhe shtoi se lufta ndaj korrupsionit është një detyrim ndaj qytetarëve dhe fëmijëve. “Jemi duke diskutuar raportin e TI. E konsiderojmë mbi punën tonë, por në radhë të parë luftën ndaj korruspionit qoftë si perceptim apo korrupsion real konkret e kemi detyrim ndaj fëmijëve tanë, qytetarëve tanë për ta bërë një mjedis ku shteti ofron shërbimet publike në…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15.30, policia ka arrestuar 23 vjeçarin S.A. nga Kumanovë, sepse paraprakisht ka kryer veprën penale vjedhje në objekt hotelierik në rrugën “Biljanovska” në Kumanovë. – Advertisements – Tek personi në fjalë policia ka gjetur dhe konfiskuar gjërat e vjedhura, të cilat më pas do t’i kthehen pronarit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me akset rrugore ku duhet të tregojmë kujdes, si pasojë e ngricave të krijuara në to nga temperaturat tepër të ulëta, të cilat kanë shkuar deri në -20 gradë celcius në disa zona. Sipas pasojë e këtyre ngricave, ARRSH njofton se qarkullimi kryhet pa probleme edhe në ato akse rrugore ku janë konstatuar ngrica, ndërsa shton se qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec për shkak të pranisë së borës dhe të akullit në rrugë. Gjithashtu, ARRSH i bën një apel të gjithë drejtuesve…
Gazetar: Miki Trajkovski – Advertisements – Disa hotele në rivierën Ohër-Strugë kanë marrë pothuajse 500% fatura më të larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor në krahasim me atë të mëparshëm. Disa prej tyre furnizohen me energji elektrike në tregun e lirë. Shuma që ky pronar hoteli do të duhet ta paguajë tani është 8000 euro. Ndërsa, hoteli është bosh dhe nuk ka mysafirë, të ardhurat janë ulur në minimum. Hotelierët gjithashtu druajnë nga fatura më të larta në muajt e ardhshëm. “Nëse situata do vazhdojë siç është, partnerët e mi, por edhe unë, mendoj se do të futemi në…
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar një foto nga mbrëmja e një nate më parë në Tiranë ku duket një familje që fle jashtë në natën më të ftohtë të vitit. Kalo bën thirrje për më shumë solidaritet mes qytetarëve dhe sidomos autoriteteve shtetërore, të cilat duhet të kujdesen më shumë për personat e pastrehë në këto momente të vështira. “Kohë kovidiane….25.01.2022…Mbrëmë dhe sot 24 orëshi më i ftohtë i këtij dimri…Ndërkohë që “lukunia pusht-shtetbërëse” çirret për DREJTËSI e VIJOJNË shqyerjen e “tortës buxhetore”, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtëme…. MENDONI e VEPRONI…
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për tre personat që u arrestuan për loboratorin e prodhimit të kriptomonedhave. Tre personat Rramush Dumani, Liserxhio Xhaferraj, Ardian Çekiçi do te hetohen ne gjendje te lire. Katër ditë më parë, Policia sekuestroi dy kompanitë e prodhimit të kriptomonedhave, përkatësisht në Pjezë dhe në Fllakë të Shijakut, ndërsa vuri në pranga tre persona, përkatësisht Liserxhio Xhaferaj, Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi, si dhe u shpallën në kërkim E. H., M.Gj., E.H. dhe Th.Z, banues në Tiranë. Policia po heton edhe burimin e të ardhurave të shpenzuara për ngritjen e këtyre…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar këtë të martë një kallëzim penal për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkun dhe Sekretarin e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, Haçi. Një ditë më parë, Veliaj paralajmëroi se do të depozitonte kallëzimet penale duke akuzuar se “e gjithë FSHF është kthyer në një agjenci sigurimsash dhe jo si do lozin futboll’. “Sot është vetëm fillimi, ne do marrim vendimet sot. Do ja paraqesim vendimet gjykatës”- u shpreh Veliaj të hënën.
Qytetarë me përcaktim të veçantë mund të kërkojnë që të përfshihen në Kushtetutë, por ky është një proces i cili ka më shumë hapa, kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski – Advertisements – “Qytetarët në shtet, të cilët vet-përcaktohen në mënyrë tjetër, mund të kërkojnë që të jenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat kanë më shumë hapa dhe në të cilat janë të përfshira më shumë institucione, në rast se kjo ndodh, a normal që do të ndodh në rrugën…
Temperaturat rekord kanë prekur edhe Pogradecin. Në këtë qytet termometri ka shënuar -14 gradë. Dëbora dhe ngrica kanë dhuruar një spektakël të vërtet këtë mëngjes. Pamjet mahnitëse vijnë nga qyteti liqenor i Pogradecit, ku janë krijuar stalaktite akulli në zonën e bregut të liqenit. Për shkak të dallgëve, uji që ka mbuluar objektet buzë liqenit ka ngrirë menjëherë duke sjellë forma të çuditshme të tyre që ngjallin jo pak kuriozitet për banorët dhe turistët.
Transparency International në Indeksin e fundit Botëror të Korrupsionit të publikuar sot thekson se Maqedonia e Veriut ka një indeks 39, së bashku me Kosovën, dhe është në gjysmën e fundit të tabelës së 180 vendeve në botë. – Advertisements – Në Indeksin e vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut u rendit e 111-ta me 35 pikë. Në rajon më keq se Maqedonia e Veriut janë Serbia me 38 dhe Bosnja dhe Hercegovina me indeks 35. Më mirë në këtë fushë është Mali i Zi i cili ka indeksin 46, i ndjekur nga Rumania dhe Bullgaria me indeks përkatësisht 45…
Sot është shënuar edhe dita më e ftohtë e javës. Ashtu si më herët ishte paralajmëruar, e marta do të ishte me temperatura minus. Dita do të jetë kryesisht e kthjellët dhe e ftohtë mirëpo në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të jenë të pranishme ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore Lindore. Ndërkohë në shumë qarqe ka pasur edhe reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të jene te ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 8°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60…

