Sot është shënuar edhe dita më e ftohtë e javës. Ashtu si më herët ishte paralajmëruar, e marta do të ishte me temperatura minus.
Dita do të jetë kryesisht e kthjellët dhe e ftohtë mirëpo në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të jenë të pranishme ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore Lindore. Ndërkohë në shumë qarqe ka pasur edhe reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të jene te ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 8°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.



