Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për tre personat që u arrestuan për loboratorin e prodhimit të kriptomonedhave. Tre personat Rramush Dumani, Liserxhio Xhaferraj, Ardian Çekiçi do te hetohen ne gjendje te lire.
Katër ditë më parë, Policia sekuestroi dy kompanitë e prodhimit të kriptomonedhave, përkatësisht në Pjezë dhe në Fllakë të Shijakut, ndërsa vuri në pranga tre persona, përkatësisht Liserxhio Xhaferaj, Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi, si dhe u shpallën në kërkim E. H., M.Gj., E.H. dhe Th.Z, banues në Tiranë.
Policia po heton edhe burimin e të ardhurave të shpenzuara për ngritjen e këtyre dy laboratorëve, vlerë e cila arrin në 1 milion euro. Katër janë veprat penale të konsumuara nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm: “Mashtrimet kompjuterike”, “Ushtrimi pa licencë i veprimeve financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”
Tendenca për kriptomonedha/ Policët sekuestrojnë kompjuterat në Shijak sikur të jenë pushkë



