Mediat belge kanë bërë publike detaje të tjera në lidhje me Bledar Muçën, krahun e djathtë të fisit Çapja që u ekzekuta në Anverse të Belgjikës. Gazetari Patrick Lefelon shprehet për PZC.nl, se Muça për policinë belge ishte thjesht një ‘hajdut i vogël’ nga Carrefour, pavarësisht se në Shqipëri emri i tij ka një histori shumë të gjatë pas. Lefelon shprehet se 39-vjeçari shqiptar nuk binte aspak në sy dhe kishte zgjedhur të bënte një jetë të qetë e të mbante një profil të ulët në shtetin belg. Në vitin 2018 ai rezulton të jetë dënuar për vjedhje pasi kishte…
Author: almakos
Gazetar: Luka Andreev Entuziazëm i ri për gjetjen e zgjidhjeve në Komisionin e Përbashkët Historik, deklaruan dy kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, pas seancës së përbashkët ndërqeveritare në Sofje. Petkov theksoi dukje se bashkëkryesuesit Dragi Georgiev dhe Angell Dimitrov kanë njoftuar se do të kenë pikëpamje progresive për detyrën e përbashkët. Krahas punës së grupeve punuese të sapoformuara për ekonomi, infrastrukturë, transport dhe kulturë, kryeministri Kovaçevski tha se Evropës do t’i tregohet se Ballkani mund të jetë shembull i bashkëpunimit të mirë, shkruan Alsat. “Për sa i përket çështjeve politike të kriterit për sukses, nëse përmes një bashkëbisedimi të…
Raportet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zbulojnë se taksapaguesit shqiptarë paguan edhe gjatë pandemisë së COVID-19 për shërbime që nuk janë ofruar nga kompanitë koncesionare në sistemin shëndetësor. Në javën e tretë të janarit, qeveria e qendrës së majtë të kryeministrit Edi Rama nisi zbatimin e nismës së Këshillimit Kombëtar, e cila synon të mbledhë opinionin e qytetarëve mbi politika të ndryshme publike. Megjithatë, kjo nismë nuk do të përfshijë kontratat koncesionare dhe ato të Partneritetit Publik Privat, pasi sipas kryeministrit Rama, shqiptarët paguajnë vetëm për koncesionet e…
Organizatat kriminale shqiptare kanë marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar të drogës, duke konkurruar në mënyrë të barabartë me mafiozët tradicionalë. Së fundmi dy vrasje tronditën opinionin publik, ku në Guayaquil u ekzekutua me breshëri arme Ergys Dashi 33 vjeç nga Durrësi, teksa u qëllua me disa plumba brenda një restoranti. Ndërkohë në Antuerp të Belgjikës, të shtunën në mesnatë u ekzekutua Bledar Muçaj. Sipas mediave vendase përkatëse, raportohet se policia po heton për të shkuarën e viktimave si dhe lidhjen e tyre me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Europës. Rrjete…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Sofje ia dorëzoi çmimin “Bullgarët e denjë” zjarrfikësit David Galabov, si një nga fituesit e çmimit, i cili nuk kurseu jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy foshnjave të vogla nga zjarri. – Advertisements – “Zjarrfikësi Galabov e merr këtë çmim për herë të dytë pasi herën e parë e ka marrë bashkë me kolegët e tij për sakrificën e tij në përballjen me përmbytjet e vitit 2016 në vendin tim”, tha kryeministri Kovaçevski në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ai theksoi se qytetarët tanë nuk do ta harrojnë kurrë dorën e shtrirë…
Bukuri vrastare! Vlora, një ndër qytetet më të bukura në Shqipëri është e mbushur plot me krime tronditëse në nëndheun e saj. Për nga seriali i ekzekutimeve mafioze, gjobvënieve si dhe historive të zhdukjes misterioze të shumë personave, ky qytet është sozi e Palermos në Itali. Vlora i ngjan një fushëbeteje që duket sikur nuk mbaron kurrë, dhe vit pas viti shënohen viktima, gjë që flet qartazi se qyteti vijon të sundohet nga krimi i organizuar. Përgjatë një periudhe 7-vjeccare (nga viti 2015 e në vijim) në Vlorë numërohen rreth 80 persona të zhdukur. Por nga denoncimet e familjarëve, organet…
Ekipet e Qytetit të Shkupit sot kanë përfunduar pastrimin dhe është pastruar plotësisht deponia ilegale përgjatë lumit Vardar në komunën e Gazi Babës, e cila shtrihej në një sipërfaqe prej mbi 13.000 metra katrorë, njoftuan autoritetet e qytetit. – Advertisements – Siç theksojnë ata, janë grumbulluar mbi 4 mijë metra kub mbeturina komunale dhe mbeturina ndërtimore, të cilat çdo ditë ndotin mjedisin dhe rrezikonin shëndetin e banorëve të kësaj komune. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se intensivisht po punohet në pastrimin e deponive në vendbanimin Lisiçe, Novosellë në komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe pastrimin e plotë të deponisë ilegale…
Tre persona kanë rënë në pranga, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin F. D., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabisi, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: F., 55 vjeç, banues në fshatin Budull, Krujë, pasi duke drejtuar…
Foto: BGNES “E dini se unë hapur i kam parashtruar çështjet për ndjeshmërinë e shoqërisë bullgare për respektimin e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndjehen si bullgarë. Ky është kriteri bazë në pajtim me kriteret e Kopenhagës për anëtarësim. Unë mes të tjerash me vëmendje e ndjek debatin në Maqedoninë e Veriut dhe parimisht atë që në qarqe të caktuara politike rritet bindja se duhet që bullgarët të jenë në Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë. – Advertisements –
Një ditë pas shpërthimit me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka në qytetin e Durrësit, “Gazeta Shqiptare” ka siguruar momentin kur ka ndodhur ngjarja. Siç duket edhe nga pamjet, ka qene ora 22:03, kur një djali i ri me kapuç në kokë ndez lëndën plasëse dhe e vendos pranë derës së shtëpisë së Dukës. Më pas i riu është larguar me vrap, ndërsa pas disa sekondash lënda ka shpërthyer. Pas disa sekondash pranë vendit të ngjarjes janë parë edhe dy efektive policie. Po ashtu nga videoja duket se para se të vendoste lëndën plasëse personi i dyshuar ka studiuar…
Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Fuqia punëtore dhe studentët janë ndër kategoritë më të goditura nga kufizimet e lëvizjes së lirë ndërkufitare pas vendimit të Kosovës për masat anti-kovid, shkruan Alsat. Odat e Ekonomisë nga vendet fqinje njëzëri konstatuan se dëmet ekonomike nga kjo masë dy javore janë të larta në ndërveprimin biznesorë të kompanive të vogla dhe të mesme. Nga Oda e Ekonomisë Veri-Perëndimore të Maqedonisë së Veriut thonë se ekonomitë tona janë në goditje të njëpasnjëshme nga krizat që kapluan, andaj vlerësojnë se kjo masë është barrierë shtesë për bizneset dhe ekonominë në përgjithësi. Mos lejimi i…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë. Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike. Në raste emergjencash, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme lutet të kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike: Stamboll: +905459461456 Ankara: +905449622617…

