“E dini se unë hapur i kam parashtruar çështjet për ndjeshmërinë e shoqërisë bullgare për respektimin e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndjehen si bullgarë. Ky është kriteri bazë në pajtim me kriteret e Kopenhagës për anëtarësim. Unë mes të tjerash me vëmendje e ndjek debatin në Maqedoninë e Veriut dhe parimisht atë që në qarqe të caktuara politike rritet bindja se duhet që bullgarët të jenë në Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.
– Advertisements –



