Kovaçevsk: Evropës do t’i tregohet se Ballkani mund të jetë shembull i bashkëpunimit të mirë

Kovaçevsk: Evropës do t’i tregohet se Ballkani mund të jetë shembull i bashkëpunimit të mirë

Gazetar: Luka Andreev

Entuziazëm i ri për gjetjen e zgjidhjeve në Komisionin e Përbashkët Historik, deklaruan dy kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, pas seancës së përbashkët ndërqeveritare në Sofje. Petkov theksoi dukje se bashkëkryesuesit Dragi Georgiev dhe Angell Dimitrov kanë njoftuar se do të kenë pikëpamje progresive për detyrën e përbashkët. Krahas punës së grupeve punuese të sapoformuara për ekonomi, infrastrukturë, transport dhe kulturë, kryeministri Kovaçevski tha se Evropës do t’i tregohet se Ballkani mund të jetë shembull i bashkëpunimit të mirë, shkruan Alsat.

“Për sa i përket çështjeve politike të kriterit për sukses, nëse përmes një bashkëbisedimi të të gjitha këtyre komisioneve, normalisht përmes një dialogu politik mes qeverive dhe palëve të tjera, në përputhje me rregulloren e shteteve, të arrijmë marrëveshje që në një të ardhme të parashikueshme të kemi Konferencë të parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

“Profesorët nga të dy vendet kanë treguar se janë gati që kjo valë e re energjie shtesë të kalojë në një ton konstruktiv dhe bisedë konstruktive dhe në këtë moment nuk do të bëjmë ndryshime kadrovike, por ajo që më gëzoi ishte se kur ky Komision Historik është një nga pesë, toni i plotë i bisedës është vetëm në drejtim të dialogut konstruktiv dhe arritjes së rezultateve reale”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë

Petkov theksoi se para takimeve të shpeshta, marrëdhëniet mes dy vendeve ishin në nivel shumë të ulët dhe pret që dialogu të zëvendësojë nacionalizmin dhe gjuhën e urrejtjes. Kovaçevski ndërkohë i pyetur për kërkesën e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e vendit, nuk e përjashtoi mundësinë për hapjen e Kushtetutës për këtë çështje. Kovaçevski thotë se Kushtetuta gjithsesi do të hapet në rrugën drejt BE-së dhe duke pasur parasysh se vendi është shumë etnik, bashkësitë kanë të drejtë të kërkojnë të jenë pjesë e Kushtetutës, gjë për të cilën duhen dy të tretat e votave në Kuvend.

“Është normale që një gjë e tillë të ndodhë, në rrugën e një vendi për në Bashkimin Evropian, sepse atëherë hapet Kushtetuta, që të bëhen përshtatje të tjera të Kushtetutës, atëherë përmes atij procesi me siguri do të mbulohen ato çështje, duke bazuar në kërkesat e qytetarëve”, theksoi Dimitar Kovaçevski- кryeministër

“Falënderoj kryeministrin Kovaçevski që e ka shprehur kaq qartë situatën në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në të njëjtën kohë për të thënë se ministritë e jashtme do të punojnë paralelisht për këtë, ndërsa po bëhen të qarta rezultatet në linjat ajrore, rrugë të reja”, shtoi Kirill Petkov- kryeministër i Bullgarisë

Në takim të dy kryeministrat theksuan se dinamika me të cilën realizohet takimi i përbashkët, si dhe fillimi i aktiviteteve të grupeve të punës, e konfirmon angazhimin e tyre që të vendosen bazat e përparimit të ardhshëm të shpejtë të raporteve të ndërsjella. /Alsat.mk