Temperaturat rekord kanë prekur edhe Pogradecin. Në këtë qytet termometri ka shënuar -14 gradë. Dëbora dhe ngrica kanë dhuruar një spektakël të vërtet këtë mëngjes. Pamjet mahnitëse vijnë nga qyteti liqenor i Pogradecit, ku janë krijuar stalaktite akulli në zonën e bregut të liqenit.
Për shkak të dallgëve, uji që ka mbuluar objektet buzë liqenit ka ngrirë menjëherë duke sjellë forma të çuditshme të tyre që ngjallin jo pak kuriozitet për banorët dhe turistët.



