Dy ditë pas ekzekutimit të Bledar Muçës në Belgjikë, mësohet se autoritetet belge kanë nisur hetimet për të zbuluar më shumë detaje që lidhet me veprimtarinë e viktimës. Autoritetet belge i kanë dërguar informacion drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë për veprimtarinë e Muçës, në shkresën e së cilës janë rrjeshtuar problemet në të cilat viktima mund të jetë i përfshirë në Shqipëri apo në shtete të tjera.
Drejtoria e Përgjithshmë pritet që ti dërgojë policies së Elbasanit një sërë porosish për të vijuar më pas edhe hetimet në vendin tonë në lidhje më vrasjen në Belgjike. Deri më tani blutë e Elbasanit po verifikon disa persona me të cilët ndër vite Bledar Muç ka pasur probleme.
Shqiptarit iu janë gjetur dy karta identiteti, një bullgare dhe një britanike, ç’ka ka zgjatur dhe vështirësuar për disa orë punën e autoriteteve për identifikimin e Muçës. Kanë qenë shenjat e gishtërinjve që kanë bërë të mundur identifikimin e mikut të afërm të Çapjave të Elbasanit si dhe kombësinë e tij.
Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutuar me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë. Muça, u vra pak pas orës 23:00 në Baron Van Ertbornstraat në Anverse. Dy persona e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë 39-vjeçarin të vdekur në vend. Sipas autoriteteve të Anverse, atentatorët rezulton të jenë larguar me makinë pas krimit që kanë kryer, dhe nuk dihet më asgjë për ta. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.