Për shkak të reshjeve të dëborës sot në ora 07:00 është vendosur ndalesë për qarkullimin e mjeteve të rënda në Strazhë, drejtimi Kërçovë-Gostivar. – Advertisements – Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftojnë gjithashtu se ndalesë për qarkullim të kamionëve ka dhe në aksin rrugorë Mavrovë-Dibër.
Author: almakos
I ftohti që ka përfshirë vendin do të vijojë në ditët e para të kësaj jave. Gradualisht në mesjavë këto masa do të tërhiqen ashtu sikundër dallohen dhe në vlerat e temperaturave të parashikuara më poshtë. Gjatë së hënës në verilindje nuk do të mungojnë në formë të izoluar flokë dëbore. Ardhja e masave më të ngrohta gjatë së premtes do të sjellë sistem vranësirash të cilat në jug do të pasohen pasdite e në mbrëmje me reshje shiu të dobëta. Po kështu në zonat malore do të rinisë bora e dobët.
23:33 | 23 Janar 2022 Shkencëtarët kanë zhvilluar video-lojëra duke përdorur teknologjinë me inteligjencë artificiale për të diagnostikuar, monitoruar dhe trajtuar depresionin. Platforma, e quajtur Thymia, synon të bëjë depresionin dhe gjendjet e tjera të shëndetit mendor po aq të matshëm sa edhe sëmundjet fizike. Programi u kërkon pacientëve të luajnë lojëra të thjeshta video, me një bazë neuropsikologjike, të krijuara përfundimisht për të matur shenjat depresive. Ndërsa luani lojërat, softueri analizon zërin e pacientit, shikimin e syve dhe mikro-shprehjet, si dhe masat e sjelljes duke përfshirë kohën e reagimit, kujtesën dhe shkallën e gabimit. Nëpërmjet kësaj, merren modelet që…
Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë qëlluar vetëm pak metra larg rajonit të policisë. Mediat vendase shkruajnë se një prej fqinjëve të Muçës ka parë edhe një prej autorëve teksa largohej me armën e krimit në krah. “Pashë një nga autorët teksa largohej me makinën e krimit. Ai kishte një armë të madhe në duar,”- tha fqinji, Ivan Willems. Bledar Muça njihej në zonë edhe si ‘anglezi’ për shkak të identitetit të dytë të cilin e përdorte për të lëvizur lirshëm.
Trafiku ndërkombëtar i kokainës dhe lufta e egër për tregje mes karteleve të ndryshme të drogës u ka kushtuar jetën disa shqiptarëve në Amerikën Latine si në Ekuador, Kolumbi, Argjentinë dhe Brazil. Gjatë viteve të fundit kanë qenë të shpeshta lajmet që vijnë kryesisht nga Ekuadori për vrasje të shtetasve shqiptarë atje si të përfshirë në trafikun e drogës. Shqiptarët vijojnë të mbushin titujt kryesorë të faqeve të para të gazetave të Amerikës Latine, për lidhjet me kokainën dhe vrasjet e ndodhura. Prandaj dhe DEA Amerikane ka zbritur në vendin tonë si një mbikëqyrëse për t’i dhënë fund kësaj linjë…
Një zjarr i madh ka shkatërruar një pjesë të madhe të fabrikës “Zhito Bitola” në Manastir, pasditen e sotme. Për momentin po vijon ende shuarja e zjarrit, shkruan Alsat. – Advertisements – Nuk ka të lënduar, por dëme të mëdha materiale. Zjarri ka djegur tashmë çatinë e godinës kryesore, ndërsa kati më i lartë po digjet. Ndërtesa e vjetër e “Zhito Bitola” është e zënë, e cila menaxhohet nga një kompani e cila përfshin furrën, mullirin dhe silosin. Është shumë herët të thuhet se çfarë e shkaktoi zjarrin, por sipas një versioni, ai filloi nga furra e bukës, dhe sipas…
Një aksident është shënuar këtë mbrëmje në rrugën Kosova në Vlorë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. J., është përplasur me motorin tip “Honda”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Informacion paraprak Me datë 23.01.2022, rreth orës 20:30, në rrugën ” Kosova”, Vlorë, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin L. J., është përplasur me motomjetin tip ” Honda” Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën…
Nga 5.604 testime të kryera janë regjistruar 1.424 raste të reja me Covid-19. Nga totali i pozitivëve janë regjistruar 214 riinfeksione. – Advertisements – Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 1.083 pacientë të shëruar dhe 15 vdekje. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.746.689 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 256.281, numri i të shëruarve është 227.492, numri i të vdekurve është 8.218, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.571.
Seriali i vrasjeve që lidhen me ngjarje të tjera kriminale në Elbasan nuk kanë të ndalur. Një ditë më parë në Anverse të Belgjikës i është bërë atentat Bledar Muçës. Ai nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi njihej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjat në Elbasan. Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020, pasi aksidentoi një efektiv policie. Emri i Muçës, u lakua edhe në…
Një zjarr i fortë sot pasdite ka shpërthyer në kapacitetin për mulli dhe prodhime furre “Zhito Bitola” në Manastir. – Advertisements – Zjarrfikësit e Manastirit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një zjarr t madh dhe në teren kanë dal me gjithë potencialin e tyre, shtatë automjete dhe njëzet zjarrfikës. Sipas njoftimit zjarri ka shpërthyer rreth orës 17:20./Alsat.mk
Ministria e Shëndetësisë: 5,367 testime, 1,658 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 2005 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose…
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, e ka telefonuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifin, për t’i kërkuar që ta heq masën për parandalimin e Covidit, me të cilën atyre që hyjnë nga jashtë në Kosovë, u kërkohen dëshmi se janë vaksinuar me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit. – Advertisements – Ministri Bekim Sali ia ka shprehur homologut të tij nga Kosova brengën e qytetarëve, të cilët thuhet se janë kufizuar ndjeshëm nga kjo masë. Latifi dhe Sali u tha se janë pajtuar se gjendja me pandeminë është pothuajse e njëjtë në të dy vendet.…

