Trafiku ndërkombëtar i kokainës dhe lufta e egër për tregje mes karteleve të ndryshme të drogës u ka kushtuar jetën disa shqiptarëve në Amerikën Latine si në Ekuador, Kolumbi, Argjentinë dhe Brazil. Gjatë viteve të fundit kanë qenë të shpeshta lajmet që vijnë kryesisht nga Ekuadori për vrasje të shtetasve shqiptarë atje si të përfshirë në trafikun e drogës. Shqiptarët vijojnë të mbushin titujt kryesorë të faqeve të para të gazetave të Amerikës Latine, për lidhjet me kokainën dhe vrasjet e ndodhura. Prandaj dhe DEA Amerikane ka zbritur në vendin tonë si një mbikëqyrëse për t’i dhënë fund kësaj linjë transporti të drogërave të forta. Vrasja më e fundit u shënua të shtunën në në një restorant në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, ku u ekzekutua 34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi. Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës. Kjo për faktin se edhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali.
Historia e përfshirjes së shqiptarëve në trafikun e drogës në Amerikën Latine nis me Kolumbinë në vitin 2001, kur në Shqipëri u kap sasia e parë e kokainës që “shkeli” tokën shqiptare. Ndërkohë, që vite më parë dolë në dritë Ekuadori dhe Venezuela.
Ekspertet e antitrafiqeve flasin tashme për një linjë të konsoliduar direkte të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, linje e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e DEA-s amerikane,
Historia e trafikut të kokainës
Dosja Kokaina – Rasti i parë i njohur i trafikut të drogës nga Amerika Latine është në vitin 2001, kur në Shqipëri u zbulua grupi i parë kriminal i trafikimit të kokainës kolumbiane në Europë. Policia arrestoi 6 anëtarë të grupit, ndër ta Frederik Durda, Arben Bërballa dhe Sokol Koçiu, ky i fundit në atë kohe ishte oficer në Prokurorinë e Përgjithshme. Operacioni “Operación Journey” i agjencisë amerikane kundër drogës, DEA, vërtetoi se ky grup kishte pasur, që prej vitit 1999, kontakte me kartelin kolumbian të Medellínit dhe ishte pjesë e një rrjeti të madh ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Kokaina nisej nga Kolumbia, kalonte transit në Spanjë dhe më pas përfundonte në Shqipëri. Këtu përgatitej dhe bëhej gati për t’u hedhur në tregun e Europës Përndimore. DEA i kishte nisur hetimet për këtë grup që në vitin 1999. Hetimet zbuluan se përmes anijeve ishin transportuar të paktën 60 tonë kokainë nga Kolumbia dhe Venezuela në Europë. Ky rast tregoi se krimi shqiptar kishte kthyer vëmendjen nga trafiku i kokainës, pasi deri në atë kohë aktiviteti më i zakonshëm i shqiptarëve ishin trafiku i prostitucionit, armëve dhe kanabisit.
22 mars 2011 – Atë kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit foli për herë të parë për bashkëpunimin e grupeve kriminale shqiptare me ato kolumbiane për trafikimin e kokainës në Evropë. Në këtë vit, u kapën edhe rastet e para të ngarkesave me kokainë me destinacion Shqipërinë. Në portin e Tarragonas në Katalonia gjurmuan një tjetër rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Ai ishte lidhur me kartelet kolumbiane dhe dërgonte kokainë nga Kolumbia në Spanjë dhe Belgjikë, duke e shkrirë drogën në vaj palme. 52 fuçi me vaj të tillë u identifikuan në portin e Antëerpit, të porositura nga një kompani në Gjirokastër, në pronësi të Dhimitraq (Vullnet) Harizajt.
Nëntor 2013 – Referuar mediave ekuadoriane në nëntor të vitit 2013, në një kontenier u zbuluan 125 kg kokainë dhe destinacioni ishte sërish Porti i Durrësit. Vetëm një vit vonë nga i njëjti port, policia ekuadoriane sekuestroi 89 kg kokainë që sërish destinacion kishte portin detar me të madh të Shqipërisë.
5 Qershor 2014 – Nga Ekuadori mbërriti në Mal të Zi një ngarkesë me 250 kg kokainë, e fshehur në një kontejner bananesh. Ngarkesa ishte porositur nga kompania “Rrapo”, në pronësi të Dritan Rrapaj dhe të ëmës Nezike Rrapaj në Fier. Destinacioni i drogës, me vlerë 12,5 milionë euro, ishte Italia dhe Franca.
7 qershor 2014 – U kap në Ekuador, Dritan Rexhepi nga Vlora pas një operacioni policor në Quito, ku u kapën 278 kg kokainë. Rexhepi dyshohej për një sërë krimesh të rënda, përfshi vrasje me pagesë, trafik droge dhe grabitje bankash në Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë.
12 qershor 2014 – Në Laç u zbulua një laborator kokaine dhe heroine, në një vilë në pronësi të ish-policit 46-vjeçar Gëzim Çela, i dënuar me 6 vite burg në Turqi dhe me 11 vite në Itali për prostitucion dhe trafik droge. Në laborator u gjetën 7 kilogramë kokainë, 18 kg heroinë dhe rreth 850 litra përzierës, të sjellë nga vendet e Amerikës së Jugut.
14 janar 2015 – Policia shqiptare zbuloi një tjetër laborator droge, në Xibrakë të Elbasanit. Aty u gjetën 121 kg drogë, prej të cilëve 100 kilogramë ishin kokainë e përzierë, 18 kilogramë kokainë e pastër dhe 3 kg e papërpunuar.
Në vitin 2016 – U gjetën 101 kg kokainë të fshehura në një kontejner me banane te ngarkuara për në Shqipëri.
19 tetor 2018 – Policia zbuloi laboratorin e drogës në fshatin Brenog të Hasit. Policia kapi 100 kg opium me prejardhje nga Azia, e cila shërbente si lëndë e parë për prodhimin e heroinës. Përzierësit e përdorur për prodhimin e drogës ishin importuar nga Kolumbia. Pronari i laboratorit ishte Admir Hoxha. Më 24 janar 2019, turku Nedjet Cersuroglu u gjet i vdekur në një apartament në qytetin e Prishtinës në Kosovë, në rrethana ende të paqarta.
19 Shkurt 2018 -“Last Snow”, apo “Bora e fundit” ishte operacioni i Policisë së Shtetit, ku u sekuestruan 613 kg kokainë me vlerë tregu 180 milionë euro dhe solli arrestimin e dy 25-vjeçarëve Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, mëngjesin e 27 shkurtit. Droga mbërriti në Portin e Durrësit, më 19 shkurt, ndërsa operacioni u krye, më 27 shkurt, kur edhe u magazinua në ambientet e firmës “Arbri Garden” shpk. Kokaina e kapur prej 613 kg e vendosur në pako të vogla u shkarkuan nga një anije që vinte nga Kolumbia nëpërmjet Italisë dhe Maltës, e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar Arbër Çekajn. Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.
30 janar 2019 – Policia shqiptare arrestoi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, Dorian Petokun. Sipas mediave italiane, ai ishte i përfshirë me klanin roman të Casamonicas, që trafikonte 5 deri në 7 ton kokainë në vit nga Amerika Latine në Itali. Petoku, së bashku me një shtetas malazez, thuhet se kishte rolin e ndërmjetësit të çmimit të drogës me narkotrafikantët kolumbianë.
Më 2 shtator 2019 -Në një qytezë rurale të Brazilit u sekuestruan 617 kg kokainë, në pako të mbështjella me logon e klubit të futbollit të Elbasanit, e që dyshohet se kishte gjithashtu destinacion Shqipërinë. Për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe marrjes nën kontroll të linjës së trafikut, vitet e fundit në Amerikën Latine ka pasur disa shqiptarë te vrarë. Të cilët jetoni së bashku me familjet e tyre dhe punonin atje, lidhjet e forta mes bandave latino-shqiptare ka sjell këtë rrjet trafiku të kokainës. Ndërkohë, “Gazeta Shqiptare” risjell në vëmendje vrasjet e mafioze të shqiptarëve në Amerikën Latine.
Më 1 prill 2021 – U sekuestrua një sasi prej 49 kg kokainëm e cila u gjet e fshehur në një kontejner me banane i ardhur nga Ekuadori. Pas sekuestrimit të drogës u arrestua Selim Çekajm babai i Arbër Çekaj, i arrestuar po për sjelljen e 613 kg kokainë me banane nga Ekudaori dhe është dënuar me 14 vite burg. Lënda narkotike u zbulua në portin e Durrësit, ku kontejner i ardhur në emër të firmës, Ecoalmax ishte vendosur në zonën e kontrollit. Pas gjetjes së lëndës narkotike, policia ka vënë në pranga edhe administratorin e firmës me qendër në Maminas.
Vrasjet e shqiptarëve në Amerikën Latine
10 Tetor 2017 – Ilir Hidri 39 vjeç u vra në jugperëndim të Buenos Aires, pas prishjes së pazareve për lëndët narkotike. Në maj të vitit 2017, Ilir Hidri, një prej shqiptarëve të arrestuar me të arratisurin e INTERPOL-it Dritan Rexhepi, u qëllua pas shpine nga dy persona me një motor.
8 Nëntor 2017– Pak muaj më pas, në të njëjtin qytet u sulmua Remzi Azemi nga Kosova. Ai u qëllua me 4 plumba teksa po udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij me një makinë të blinduar, dhe i mbijetoi atentatit. Azemi kishte shtetësi ekuadoriane dhe jetonte prej 8 vitesh atje. Autoritetet e Ekuadorit po e hetonin për trafik dhe për lidhje të mundshme me vrasjen e Ilir Hidrit. Plagosja e Azemit nxori në dritë dhe një grup të strukturuar kriminal në të cilin bënin pjesë shqiptarë ekuadorianë edhe grekë.
MARS 2018 –U ekzekutua në ekzekutua në shqiptari Fadil Kaçaniç bashkë me të shoqen Fatime, po për shkak të trafikut të drogës. 64-vjeçari i vrarë barbarisht bashkë me gruan e tij ishte njeriu i cili porosiste drogën që menaxhonin shqiptarët në Europë. Ata u gjetën të vdekur në një zonë të banuar pranë qytetit të Guayaquil.
14 prill 2018 – Adriatik Lagji u ekzekutua në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Ai është vrarë nga kartelet e drogës për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe për shkak të saisë së madhe të kokainës së kapur në vendin tonë.
22 nëntor 2020 – Adriatik Tresa, nga fshati Alltate i Tiranës, u vra 15 ditë para se të festonte 40-vjetorin. Prej 2011 rezulton të mos ketë hyrë në Shqipëri. Kishte marrë kombësi ekuadoriane dhe jetonte në rezidencën luksoze ku banojnë disa shqiptarë. Tresa, dyshohet se vepronte si vrasës me pagesë, policia e hetoi për ekzekutimin e Ilir Hidrit nga Vlora.
22 Janar 2021 – U ekzekutua shqiptari Ergys Dashi. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në veri të Guayaquil, ‘kryeqendra’ e trafikimit të kokainës në Ekuador. 34-vjeçari nga Durrësi, i cili është qëlluar teksa ndodhej i ulur brenda në lokal, ndërsa nga plumbat ka mbetur e plagosur edhe 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ishte ulur në tavolinën ngjitur me të. Ndaj të riut është qëlluar plot 20 herë, ku disa prej plumbave e kanë kapur në kokë dhe në trup duke i marrë jetën në vend.







