Njësiti mobil për siguri në komunikacionin rrugor sot (23.01.2022) në periudhën prej orës 10.00 deri në ora 16.00 ka kryer kontrollin e përforcuar aksionar në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 68 shofer. Prej tyre, tre vetura kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, si dhe tri vetura kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. – Advertisements – Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në…
Author: almakos
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) publikoi sot raportin e 24 orëve të fundit lidhur me transportin dhe furnizimin me ujë e energji elektrike pas përkeqësimit të kushteteve atmosferike. Në një raport të publikuar në faqen zyrtare, MIE se i vetmi problem deri tani është linja kryesore e furnizimit me ujë në qytetin e Kukësit, e cila është dëmtuar për shkak të ngricave. Për sa i përket furnizimit me enegji elektrike, Ministria e Infrastrukturës saktëson se janë riparuar 10 difekte në qytetet Shkodër, Berat, Lushnje dhe Gjirokastër. Qarkullimi në akset rrugore nuk ka shfaqur probleme në 24 orët e fundit.…
Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – VMRO-DPMNE-ja vlerëson se Shkupi dhe Sofja nuk janë dy palë të barabarta në negociatat për zgjidhjen e kontestit, shkruan Alsat. Sipas partisë opozitare maqedonase, qeveria bullgare drejton procesin kurse ajo vendase është vëzhgues i heshtur. Për më tepër, VMRO-ja nuk e sheh të arsyeshme formimin e më shumë grupeve të punës mes dy vendeve, pasi thonë se kontesti është historik dhe jo ekonomik e as infrastrukturor. “Kirill Petkov si kryeministër i Bullgarisë është ai që e drejton procesin e negociatave, që e dikton agjendën, çështjet që do të diskutohen, komisionet që do të formohen……
Për shkak të reshjeve, në rrugën nacionale Burrel-Milot në zonën e Shkopetit në afërsi të sektorit C, ka pasur rrëshqitje gurësh. Kjo situatë është kthyer në një problem shqetësues për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët pasi përbën një burim aksidentesh. Ky aks është një burim aksidentesh, pasi një devijim i vogël i mjetit mund të përfundojë në liqenin e Shkopetit, pasi mungojnë mbrojtëse dhe sinjalistika. Rrëshqitja e gurëve në këtë segment janë të vazhdueshme.
Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Për muaj të tërë Ligji për Lojërat e Fatit ka mbetur nëpër sirtarë. Nga lëvizja “Anti Bixhoz” thonë se edhe pse kanë marrë premtime nga të gjithë liderët politik se ligji së shpejti do të votohet, i njëjti sipas tyre tashmë 7 muaj mbahet në Ministrinë e Financave, shkruan Alsat. Sipas kësaj Lëvizje autoritetet për vonesat arsyetohen me krizën politike. “Që 6-7 muaj Fatmir Besimi, ministri i Financave e mban ligjin peng, duke premtuar në çdo seancë parlamentare se do ta vendos për votim. Deri tani, për shkak të situatës me Qeverinë jemi në…
Presidenti Ilir Meta si duket ka menduar të ndryshojë look-un e tij, teksa ka publikuar një foto me berberin e tij të cilën e shoqëron me shkrimin se “Me Detin festuam sot 20-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit tonë”. Me këtë mesazh Meta lë të kuptohet se ka 20 vite që kujdeset për look-un e tij tek i njëjti berber. Ndërsa shton më tej se tashmë ai është “gati për një javë të re!” “Me Detin festuam sot 20-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit tonë! Gati për një javë të re!”, shkruan Meta në rrjetin social në Facebook. Më herët kreu i…
Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – Komisioni për parandalim dhe mbrojte nga diskriminimi nuk mund të funksionojë si institucion i pavarur nga pushteti, ashtu siç e parashikon Ligji, shkruan Alsat. Kjo për faktin se sipas kryetares së Komisionit, institucioni varet nga Buxheti të cilin ia cakton Ministria e Financave. Kryetarja Vesna Bendevska thotë se Komisioni për anti diskriminim ka marrë vetëm një të tretën e buxhetit të kërkuar nga Qeveria. Me këto fonde, sipas saj është e pamundur të realizohen të gjitha detyrat. “Edhe pse Ligji jonë parashikon se ne jemi trup dhe institucion i pavarur, për fat të keq…
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të uljes së temperaturave, ka dhënë një njoftim për prindërit. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Kushi bën me dije se vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare. INFORMIM PËR PRINDËRIT Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të…
Gazetar: Miki trajkovski – Advertisements – Pavarësisht premtimeve të qeverisë për zgjidhjen e problemit të mungesës së mjekëve pediatër në Ohër, kjo nuk ndodhi. Reparti i pediatrisë tashmë tre muaj funksionon vetëm si klinikë e zakonshme ekzaminimi, shkruan Alsat. Për shtrimin në spital, në mbrëmje, në fundjavë dhe në festa, pacientët duhet të shkojnë në Strugë. Mjekët e Strugës thonë se nuk mund të përballojnë më presionin. Për 24 orë kanë pasur 130 pacientë, nga të cilët pak më pak se gjysma janë nga Ohri. “Tashmë ndihem shumë i lodhur. Ndryshimet janë veçanërisht të vështira, fundjavat nuk janë të qëndrueshme.…
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimtar Kovaçevski sot ishte për vizitë në një kompani dhe tha se është mundësi e mirë të shihet se si zbatohet ligji “Ditë e diel ditë jopune”. – Advertisements – Sipas tij, punonjësit që e kanë patjetër të punojnë, do të marrin 50% pagë shtesë si pagë ditore. Kryeministri bashkë me menaxhmentin e kompanisë, ministrin e MPPS-së, drejtorët Jovan Despotovski dhe Inspektoratin e Punës shfrytëzuan mundësinë për të biseduar edhe me punonjësit e firmës. “Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe vlerësohet. Ky ligj ka efekt pozitiv ndaj ekonomisë, i stimulon punëtorët dhe pozitivisht ndikon…
Në pranga kanë rënë F. H., 44 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në një argjendari; si dhe E. L., 34 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Ndërkohë një tjetër 32-vjeçar, E.L është arrestuar për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një minimarket në rrugën “Dora D’Istria”. Në pranga ka rënë edhe A. Z., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinier në një firmë, pasi në firmën…
Nëpunës policorë të SPB Tetovë mbrëmë nga ora 22:00 deri më ora 04:00 realizuan kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. – Advertisements – Gjatë këtij kontrolli janë kontrolluar 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Të njëjtit menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe u janë shqiptuar parashkresa adekuate. Nga policia shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

