Gazetare: Andrea Çobanova – Advertisements – Balkan Energy Group do të detyrohet të kthejë në buxhetin e shtetit vitin e ardhshëm të gjitha paratë që do ti merr, shkruan Alsat. https://youtu.be/MnomF2SCJeQ Kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes BEG-ut dhe kompanisë shtetërore EMV, e cila përkohësisht e mori menaxhimin e ngrohjes në Shkup. I gjithë funksionimi i BEG-ut deri në fund të sezonit të ngrohjes do të kushtëzohet me nënshkrime të lidhura. Pa nënshkrimin e një personi të autorizuar nga EMV-ja, kompania nuk do të jetë në gjendje të marrë asnjë vendim, kontratë apo të bëjë pagesa. “Balkan Energy…
Author: almakos
Gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 10 qytetarë për vepra të ndryshme penale, nga shitja e narkotikëve tek mbajtja e armëve pa leje. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – E. F., 24 vjeç, J. I., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë; – D. H., 22 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet e…
Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Partitë më të mëdha politike nuk përcaktojnë kriterin e tyre rreth pragut të mundshëm në zgjedhor, në rast se arrihet konsensusi për një njësi zgjedhore. Edhe pse deri tani nuk ka nismë për rikthimin e negociatave politike rreth legjislativës zgjedhore, ata flasin publikisht për këtë çështje. LSDM-ja shton se propozimi i partive më të vogla për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura ka marrë gjithmonë mbështetjen e tyre por nevojitet konsensus mes të gjitha partive. “LSDM-ja është partia e parë e cila e mbështeti këtë kërkesë të partive më të vogla dhe “po”,…
Gazetar: Miki Trajkovski – Advertisements – Ohri dhe Struga duan turizmin elitar dhe mysafirë me xhepa më të thellë, por kjo kërkon infrastrukturë adekuate turistike, shkruan Alsat. Kjo do të thotë më shumë hotele me pesë yje dhe investime në ambiente dhe staf, që mund të ofrojnë shërbim të tillë, komentuan nga ky sektor. Tani për tani, rajoni është diku në mes turizmit masiv dhe atij elitar. “…Me ndërtimin e shumë apartamenteve, me ndërtimin e shumë objekteve private, nuk na del ai turizëm elitar, por e kundërta. Në 10-15 vitet e fundit janë ndërtuar shumica e atyre banesave, nga të…
Emigrantët që përdorën vendin tonë si rrugë transiti për në vendet e BE shënuan rritje vitin e kaluar. Në pikat e kalimit kufitar janë ndaluar rreth 19 mijë klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht sirianë. Pjesa më e madhe e tyre janë kapur në kufi dhe jo brenda territorit. Referuar raportit të policisë, vetëm 66 persona kanë kërkuar azil në vendin tonë, numër shumë herë më i ulët krahasuar me vitet e mëparshme. Pjesa tjetër janë trajtuar me largim të menjëhershëm vullnetar në momentin që nuk kanë plotësuar kushtet për të qenë si azil kërkues në Shqipëri. Nga…
Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Vaksinimi vazhdon, por me interesim tejet të ulët. Ata që prisni radhën ishin të moshës së shtyrë dhe kryesisht merrnin dozën e tretë. Në Poliklinikën e Bukureshtit në Shkup me të hapur dyert pacientët prisnin me formularë në dorë për të marrë vaksinën anti kovid, shkruan Alsat. Qytetarët që shpëtimin nga kovid-19 e shohin në imunizim iu bëjnë thirrje pjesës tjetër të pa bindur që të marrin sa më parë dozën e parë. “Për dozën e tretë. Për shkak se ia vlen dhe mendoj se kështu e mbroj veten dhe rrethinën. Mendoj se të…
Pamjet e investimit 1 milion euro në Shijak për prodhimin e kriptomonedhave u shpërndanë nga policia sikur të ishin filmime nga një skenë krimi. Por me gjithë bujën që shoqëron në këto raste njoftimet e policisë, prap në vend të pushkëve, policët kanë bllokuar kompjutera dhe në vend të pistoletave, ca pajisje elektronike. 1 milion euro investim nuk mund të konsiderohet më një “fermë”, siç quheshin deri tani ambjentet e sajuara në fshehtësi për prodhimin e monedhave virtuale. Nga vlera e investimit dhe shpjegimi që dha administratori i kompanisë kuptohet se ajo që po ndodhte ishte, thjesht biznes. Administratori i…
Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kthehen mbrapsht në pikat kufitare me Kosovën, shkruan Alsat. “Prej Kosovarëve është marr vendimi që nuk lejojnë pa tri doza! Po do ta provoj ta shoh nëse dal mirë”. Nga sot të gjithë personat që nuk i përmbushin kushtet nuk mund të hynë në territorin e Kosovës. “Shtetasit tanë për të hyrë në territorin e Kosovës që nga mesnata janë të detyruar të kenë tre doza të vaksinave apo dy vaksina dhe një PCR test negativ, i cili me kosto të rregullt kushton 25euro”, raporton gazetari i Alsat, Adnan…
Kushtet e motit në vendin tonë kanë sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, MSH ka ndarë një listë me këshilla për qytetarët për tu mbrojtur në ditët në vijim, për shkak të temperaturave të ulëta. UDHËZUESI I MSH Kujdes Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë: Foshnjet Të moshuarit Të sëmurët kronikë Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta: Siguroni…
Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu Agency (AA), Maqedonia e Veriut është ndër vendet me pensione më të larta në rajon, duke arritur shifrën mesatare prej rreth 258 euro në muaj ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të pensionistëve pasi në këtë vend janë regjistruar gjithsej 674.092 përdorues të pensioneve. – Advertisements – Kosova, megjithëse ka numrin më të ulët të përdoruesve të pensioneve, po ashtu me një pension bazë prej 100 euro është vendi me pensione më të ulëta në rajon. Maqedonia e Veriut me pensione mesatare prej 258 euro Në muajin nëntor të…
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, në një intervistë për gazetën “SOT” ka folur për protestën e 21 Janarit të vitit 2011. Dje u mbushën plot 11 vite nga ngjarja e “21 Janarit”, ndërkohë që para një viti janë rihapur hetimet nga Prokuroria e Tiranës dhe policia, saktësisht për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Duke iu kthyer protestës së asaj dite që i mori jetën 4 qytetarëve, Hajdari që në atë kohë ishte drejtues i Prokurorisë së Apelit zbuloi se prokurorët kanë qenë nën presion në vendin e ngjarjes, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj ata bënë një punë të mirë sa…
Kreu u Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski në një intervistë për MIA thotë se nevoja për rritje të pagës minimale në 18.000 denarë është reale dhe ekzistenciale për punëtorët. Dimovski thotë se për këtë ka argumente dhe se nuk sheh arsye që kjo kërkesë mos të pranohet. – Advertisements – Dimovski thekson se një kërkesë e tillë është e pashmangshme duke qenë se shporta e konsumatorit është 35.040 denarë dhe se dy punëtorëve që marrin pagë minimale u mungojnë 4.640 denarë që të mund të mbulojnë nevojat minimale mujore të familjes. “Punëtori pret që në përputhje me goditjet…

