“BEG” do të duhet t’i kthejë paratë shtetit

Gazetare: Andrea Çobanova

– Advertisements –

Balkan Energy Group do të detyrohet të kthejë në buxhetin e shtetit vitin e ardhshëm të gjitha paratë që do ti merr, shkruan Alsat.

Kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes BEG-ut dhe kompanisë shtetërore EMV, e cila përkohësisht e mori menaxhimin e ngrohjes në Shkup.

I gjithë funksionimi i BEG-ut deri në fund të sezonit të ngrohjes do të kushtëzohet me nënshkrime të lidhura. Pa nënshkrimin e një personi të autorizuar nga EMV-ja, kompania nuk do të jetë në gjendje të marrë asnjë vendim, kontratë apo të bëjë pagesa.

“Balkan Energy garanton për fondet e investuara, të marra nga shteti me faturë të firmosur nga themeluesi i Balkan Energy. Kthimi i fondeve në Shoqatën Aksionare EMV do të realizohet në vitin 2023 pas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, për përcaktimin e kostove për sezonin e ngrohjes”, thonw nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Gjashtë milionë eurot, që Qeveria do t’ia kalojë EMV-së do të përdoren për furnizim me gaz për prodhimin e ngrohjes. Detyrim i elektranave shtetërore, përveç menaxhimit, do të jetë edhe dërgimi i raporteve financiare mujore në Qeveri. Për momentin, vetëm këto gjashtë milionë euro do të ndahen nga buxheti, por varësisht nga çmimi i gazit, nuk ka një qëndrim konkret nga Qeveria se sa mund t’i kushtojë shtetit në mënyrë shtesë kriza me ngrohjen qendrore në kryeqytet./ Alsat.mk