Kushtet e motit në vendin tonë kanë sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, MSH ka ndarë një listë me këshilla për qytetarët për tu mbrojtur në ditët në vijim, për shkak të temperaturave të ulëta.
UDHËZUESI I MSH
Kujdes
Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore
Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë:
Foshnjet
Të moshuarit
Të sëmurët kronikë
Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit
Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:
Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë
Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit
Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta
Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave
Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer
Mbroni familjen tuaj nga monoksidi I karbonit
Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit
Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit



