Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) publikoi sot raportin e 24 orëve të fundit lidhur me transportin dhe furnizimin me ujë e energji elektrike pas përkeqësimit të kushteteve atmosferike. Në një raport të publikuar në faqen zyrtare, MIE se i vetmi problem deri tani është linja kryesore e furnizimit me ujë në qytetin e Kukësit, e cila është dëmtuar për shkak të ngricave.
Për sa i përket furnizimit me enegji elektrike, Ministria e Infrastrukturës saktëson se janë riparuar 10 difekte në qytetet Shkodër, Berat, Lushnje dhe Gjirokastër.
Qarkullimi në akset rrugore nuk ka shfaqur probleme në 24 orët e fundit. Në tabelën e publikuar, Ministria rendit të gjitha akset rrugore në vend dhe masat se si duhet të lëvizin drejtuesit e automjeteve. Përveç aksit Ura e çerenecit-Klenjë ku lejohet përdorimi i zinxhirëve në goma, në të gjitha rrugët e tjera drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin goma dimërore.



