Tentuan të grabisnin banesën e kampionit italian të futbollit, por aksidentalisht i vunë zjarrin, si ranë në pranga dy ‘skifterët’ shqiptarë

Tentuan të grabisnin banesën e kampionit italian të futbollit, por aksidentalisht i vunë zjarrin, si ranë në pranga dy ‘skifterët’ shqiptarë

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi akuzohen se kanë tentuar që të grabisin banesën e Giovanni Rivera, politikani dhe ish-futbollisti i njohur italian.


Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit ishin pajisur me një aparaturë që nxjerr flakë dhe përdoret për të shkrirë metal, në mënyrë që të hapnin kasafortën, ku Rivera mbante të gjitha sendet me vlerë. Por teksa tentonin të hynin në dhomën ku Rivera mbante kasafortën, i kanë vënë flakën aksidentalisht shtëpisë. Pasi ata morën disa sende me vlerë, atyre iu desh të shpëtonin nga zjarri dhe u larguan. Por në tentativë për t’u larguar nga banesa, dy shqiptarët janë arrestuar nga policia.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët kishin grabitur një trofe të kurorës së artë, një pllakë të klubit të Milanit, Gianni Rivera, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një pllakë të Ligës Kombëtare Amatore që iu dha ish- djaloshit të Artë të futbollit italian. Po ashtu edhe një shumë prej 6,345 €. Tashmë shqiptarët do të përballen me akuzën e tentativës së vjedhjes.