Vrasja e Ergys Dashit, gazetarja Klodiana Lala: Në Ekuador jetojnë rreth 3 mijë shqiptarë që merren kryesisht me drogë, në luks e jetë të shfrenuar

Vrasja e Ergys Dashit, gazetarja Klodiana Lala: Në Ekuador jetojnë rreth 3 mijë shqiptarë që merren kryesisht me drogë, në luks e jetë të shfrenuar

Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u diskutua për vrasjen e 34-vjeçarit Ergys Dashi. Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se në Ekuador, qëndrojnë rreth 3 mijë shqiptarësh që kryesisht merren me kultivim e trafikim droge.


Sipas saj, krerët e drogës qëndrojnë të strehuar në Dubai në një luks të shfrenuar. Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji tha se shqiptarët janë të shtrirë kudo dhe në çdo cep të botës kemi vrasje shqiptarësh.

Artur Zheji: Flasim dot për mafie gjermane, daneze, britanike? Jo nuk ka. Ato kanë një nivel të caktuar, një ekonomi. Kanë një horizont dhe konkurrojnë për të shkuar drejt atij horizonti. Sa më i varfër një komb aq më shumë kriminelë prodhon. Shtetet e Amerikës Latine ka jashtëzakonisht të pasur e jashtëzakonisht të varfër. Kemi mafien kineze. Mendoj që ne prodhojmë shumë kontingjente të thjeshta, lehtësisht të korruptueshme për të ndërtuar një ushtri të plotë banditësh. Tiparet e inteligjencës që ne kemi gjenetikisht si vend i vendosim në dispozicion drejt një lumi të zi. Është një shprehje e bukur dhe e dhimbshme që është një kategori njerëzish që quhet pluhuri njerëzor. Bota është e mbushur me këtë pluhur. Mungesa e perspektives dhe e dritës është e tillë. Të gjithë marrin valixhet për të bërë një punë frustruse ose bëhen pjesë e këtyre organizatave. Është internacionalizim i trafikut të drogës, por fakt është që në çdo cep të botës ka vrasje ose shqiptarësh po aq shqiptarë që vrasin.

Klodiana Lala: Vrasja e Dashit është e dyta e kryer në të njëjtën mënyrë, ku u ekzekutua Naim Zyberi. Autorët kanë vrarë shumë qetë, pjesa e madhe e njerëzve lëvizin me armë. Në Ekuador janë 3 mijë shqiptarë që qëndrojnë atje. Ajo që kam konstatuar në rastet e tjera është se sa herë ka pasur bllokim të një sasie të madhe në një kohë të shkurtër ka ekzekutime mafiozësh. Duhet të asgjësohet me vendim gjykate.

Artur Zheji: Të gjitha policitë anti-drogë krijojnë disa magazina ku ruajnë mallin e sekuestruar. Në 1 apo 2 vite sistemet e korruptuara të anti-drogës e marrin e shesin. Antidrogat që kanë krizë besimi këtë drogë të sekuestruar duhet ta sekuestrojnë me dëshmitarë. Një herë ka qenë media para 15 vitesh. Në të gjitha rastet ndodh ekzekutimi kur ka probleme për dërgesat.

Klodiana Lala: Ka persona që rrinë në Ekuador kot, vetëm për të qëndruar si garanci. Ata janë pengje, qëndrojnë si një lloj kolaterali në bankë. Ato mbahen atje nga personat që kanë nisur drogën derisa sasia shkon në destinacion. Ergys Dashi ishte operativ për dërgimin e drogës. Ekuadori është një vend që nuk jep informacion, por më rezulton që të jetë furnitor. Asnjëri nga të vrarët në Ekuador nuk më rezultojnë krerë grupesh. Krerët janë të vendosur në pjesën dërrmuese në Dubai. Ata qëndrojnë atje se mund të jesh i lirë dhe nuk ka probleme të financimit me cash. Në momentin që ata qëndrojnë në vendin e luksit me luks të shfrenuar e them me prova të qarta rezulton që ata kanë furnitorët atje. Momenti që dërgesa nuk shkon në destinacion kemi vrasje.