Mediat italiane kanë publikuar detaje të rënda lidhur me grupin e shqiptarit Elvis Demçe i cili e shpalli veten “Zot” të Romës dhe donte të merrte të gjithë pushtetin. Së fundmi janë publikuar foto dhe mesazhe që shkëmbeheshin mes grupit ndërsa është zbuluar edhe një plan për të ekzekutuar prokurorin që u ishte vënë pas. Mediat italiane kanë publikuar një foto të një burrit në gjunjë, me një armë të puthitur në kokën e tij. Kjo është nxjerrë nga serveri i përdorur për komunikime sekretë nga banda e Elvis Demçes. Policia italiane raporton se arriti t’i zbulonte fotot dhe planet…
Author: almakos
Sipas MeteoAlb edhe sot moti i kthjellët mbizotëron në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të lehta priten në zonat malore përgjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të mbetet i gjithë vendi edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke bërë që në brigjet…
Mjekët në alarm: Një variant i ri i COVID-19 po përhapet me shpejtësi, shumë më i ashpër se “Omicron”. Virusi BA.2 – një nënvariant i variantit të koronavirusit Omicron – jo vetëm që po përhapet më shpejt, por gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje më të rënda dhe duket i aftë të pengojë disa nga armët kryesore që kemi kundër Covid-19 , sugjeron një studim i ri. Eksperimentet e reja laboratorike nga Japonia tregojnë se BA.2 mund të ketë karakteristika që e bëjnë atë të aftë për të shkaktuar sëmundje serioze, sa variantet më të vjetra të Covid-19, duke përfshirë Delta,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krekëz të Njësisë Administrative Lumas në qytetin e Kuçovës. Sipas News24 gjithçka ka ndodhur pas një grindjeje familjare arsyet e të cilës nuk dihen ende. Mësohet se 55-vjeçari Idajet Veizllari, ka rrahur bashkëshorten e tij, duke e lënë pa ndjenja në tokë. Britmat e gruas kanë tmerruar familjarë dhe komshinjtë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe spitalin. Por, 55-vjeçari Idejat Veizllari, në kushte të rënda shoku, ka pirë “fostoksinë”, duke tentuar vetëhelmimin. Të dy bashkëshortët janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Ekonomisti Bunjamin Bela, në “Rruga Drejt”, ka thënë se çështjet ekonomike kanë qenë indikator i zëshëm i migrimeve, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai po ashtu ka theksuar se si mjekët si profesionet e tjera kanë nevojë që të marrin shpërblimin e punës të cilën e kryejnë. “Në përgjithësi fenomeni i migrimeve në të gjithë botën është mjaft i diskutueshëm dhe sipas hulumtimeve dhe raporteve shihet se diku prej 160 vendeve të hulumtimit, ka 700 milionë njerëz që kryejnë këtë lloj të migrimeve. Në vendin ku jetojmë, qoftë mjekët qoftë profesionet tjera, kanë nevojë që të marrin shpërblimin e punës…
Një peticion për dekomunistizimin dhe drejtësi është bërë publik sot dhe më pas do ti dorëzohet Kuvendit të Shqipërisë. Peticioni përmban kërkesa specifike mbi miratimin e një kuadri ligjor që ndalon propagandën, vettingun e funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve, rishikimin e emërtimit të shkollave, rrugëve, shesheve dhe institucioneve, rishqyrtimin e kurrikulave mësimore, etj. Iniciativa për këtë peticion është ndërmarrjë nga Instituti për Demokraci për Media e Kulturë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”, të cilët në bashkëpunim me partnerët organizojnë në datat 17-26 shkurt edicionin e 7-të të “Ditëve të Kujtesës”. Regjimi komunist në Shqipëri ushtroi dhunë të egër, të vazhdueshme,…
Sipas mjekes Njomza Lumani – Bakiji, faktorët kryesor që i shtyjnë specializantët që të largohen nga vendi, është arritja profesionale, shkruan Alsat. – Advertisements – Ajo tha kështu në emisionin “Rruga Drejt”, ku sonte po zhvillohet debate në lidhje me ikjen e personelit shëndetësore nga vendi, ku sipas një mesatareje, rreth 100 mjek në vit largohen nga Maqedonia e Veriut. “Te të rinjtë nuk mendoj që arsyeja bazë që i shtynë ata të migrojnë jashtë vendit është cështja financiare. Mendoj se frika e tyre më e madhe është të arritja profesionale, numri më i madh i specializantëve frikën e kanë…
Një i ri shqiptar po lufton për të qëndruar në Britaninë e Madhe. I riu me emrin Samet, i cili u kontrabandua në Britani që kur ishte adoleshent. Ai është marrë në kujdestari nga një anglez i quajtur John Stokes dhe së fundmi bashkë me Sametin ka mësuar vendimin e Zyrës së Brendshme Britanike e cila ka hedhur poshtë kërkesën e të riut për të qëndruar në Britani. Nga ana tjetër, Home Office nuk ka dashur të komentojë rastin përderisa procedurat ligjore janë në proces. Por betejës së të riut shqiptar i janë bashkuar gjysmë milioni njerëz të cilët kanë…
Analistë të politikës pohojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Presidentin Meta dëshmon integritet dhe është një leksion për të gjithë palët e politikës në Shqipëri. Ata besojnë që ndonëse Presidenti Meta nuk ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës, kjo ngjarje është një thirrje që të gjithë palët të reflektojnë dhe të japin ndihmesë në maturimin e institucioneve demokratike. Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se provua që Presidenti Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës, por vendimi i zbardhur do të jetë një mësim për të gjitha palët sa i takon respektimit të integritetit të institucioneve. “Vendimin e…
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me operacionin e EUROPOL që u zhvillua ditën e djeshme kundër klanit ‘Osmani’, ku në pranga përfunduan 45 persona. Media italiane ‘Il Tirreno’ nxjerr në skenë emrin e një tjetër shqiptari të lidhur me vëllezërit Osmani, ndërkohë që sot janë kryer kontrolle në një hotel në zonën e ‘Viale Montegrappa’ në Itali. Bëhet fjalë për hotelin e një personi, që sipas kësaj media italiane, konsiderohet ndërmjetës i shqiptarit Artur Shehu, ky i fundit i konsideruar si një nga figurat kryesore të klanit shqiptar “Osmani” dhe i lakuar shpesh herë për lidhjet e…
Portugalia ka njoftuar se do të heqë kufizimet kundër koronavirusit. Ky vendim i qeverisë portugeze ka ardhur pasi u shënua një rënie e infektimeve gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet shëndetësore raportuar 16, 500 të infektuar , shifra këto në rënie në krahasim me muajin e kaluar ku u regjistruan më shumë se 50, 000 raste të reja. Tashmë nuk do të duhet një certifikatë vaksinimi për të hyrë në restorante, bare, klube . Gjithashtu nuk do të ketë më kufizime për grumbullimet në hapësira publike. Ndërkaq pavarësisht heqjes së masave, maskat do të duhet të mbahen ende në ambiente…

