Një i ri shqiptar po lufton për të qëndruar në Britaninë e Madhe. I riu me emrin Samet, i cili u kontrabandua në Britani që kur ishte adoleshent. Ai është marrë në kujdestari nga një anglez i quajtur John Stokes dhe së fundmi bashkë me Sametin ka mësuar vendimin e Zyrës së Brendshme Britanike e cila ka hedhur poshtë kërkesën e të riut për të qëndruar në Britani.
Nga ana tjetër, Home Office nuk ka dashur të komentojë rastin përderisa procedurat ligjore janë në proces. Por betejës së të riut shqiptar i janë bashkuar gjysmë milioni njerëz të cilët kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të tij, i cili kaloi një fëmijëri të tmerrshme që në moshën 11-vjeçare kur detyrohej të lypte rrugëve në Shqipëri, shkruajnë mediat angleze.
Më pas ai u trafikua fillimisht në Belgjikë, para se të përfundonte në Bristol nga trafikantët, kur ishte vetëm 15 vjeç. I riu u mor nën kujdesin e anglezit Stokes, i cili është kujdesur me ushqim dhe veshje për më shumë se 60 të rinj. Samet filloi shkollën në Bristol, dhe më pas filloi një kurs zdrukthëtarie.
John Stokes tha se sistemi i vendosur nga qeveria krejt ‘mizor’ për trajtimin e qindra fëmijëve që trafikohen në Britaninë e Madhe si skllevër të ditëve tona nga trafikantët, për të punuar kundër vullnetit të tyre në fermat e kanabisit, lavazhet e makinave.
Sipas Stokes, sistemi duhet të ndryshojë për të mbështetur fëmijët që përfundojnë në Britaninë e Madhe.
“Të vetmit njerëz që përfitojnë janë trafikantët, sepse ata i sjellin këtu. Nuk është zgjedhja e të rinjve, që të vijnë këtu. Ata janë viktima dhe duhet të trajtohen si të tillë. Pas punës në shërbimet sociale për 30 vjet, nuk ka asnjë fushë tjetër të kujdesit për fëmijët ku të rinjtë trajtohen me aq mizori si në këtë sistem të Home Office. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për aq kohë sa të mundemi. Natyrisht, gjithçka kushton para dhe unë kam arritur të mbledh para për të paguar për të deri më tani”, theksoi ai.
Sameti është bërë një tifoz i flaktë i Bristol City dhe ai ka marrë edhe mbështetjen e klubit dhe tifozëve të famshëm si aktori i njohur britanik, Joe Sims.
Mundësitë që i riu shqiptar të qëndrojë në Britaninë e Madhe janë të pakta. “Nëse ai kthehet në Shqipëri atij i rrezikohet jeta”, u shpreh Stoke.
Grupi i fushatës “Every Child Protected Against” tha se nga 754 fëmijë janë trafikuar në Britani në vetëm një vit, 2019-2020, dhe vetëm 17 prej tyre lejuar të qëndrojnë.



