Author: almakos

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj zviceriane për njohjen e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Zvicër. “Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset. Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive”, shkruan Rama në facebook.

Lexo më Shumë

Gazetare: Vjollca Aliti – Advertisements – Pas paralajmërimeve të mjekëve amë për protesta, këta të fundit në takim me zv.ministrin e Shëndetësisë kanë arritur marrëveshje për formimin e grupeve të punës me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për kërkesat e tyre. “Marrëveshja për grupet e punës vjen pas protestës së sotme nga mjekët amë të cilët nuk pranuan pacientë për kontrolle, përpos rasteve të rënda”, tha Liljana Collakova Dervishova, Мјeke familjare. “Nëse ne jemi për pacientët këtu 364 ditë mundet që pacientët të jenë për ne 1 ditë dhe të na mbështesin sepse një pjesë e kërkesave ka të bëjë edhe…

Lexo më Shumë

Dy anije të Forcave Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë, që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Peleshi, i cili ka postuar në rrjete sociale pamjet nga misioni për të shuar zjarrin, ndërsa më tej sqaron se zjarri ka rënë jashtë ujërave tona fillimisht, por tashmë operacioni po kryhet në territorin tonë, 5 milje larg Porto Palermos. Ndërkaq, në operacionin që po drejtohej nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e forcës tonë detare. “Dy anijet të…

Lexo më Shumë

Viti 2021 ishte një kthim në normalitet për turizmin ku thuajse të gjithë tremujorët në raport me ata të vitit pandemik ishin me rritje të numrit të vizitorëve. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat mbi strukturat akomoduese ku rezulton se në periudhën tetor-dhjetor numri i vizitorëve dhe kryesisht atyre jo rezidentë është rritur me më shumë se dy herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me rritje janë edhe pushuesit vendas që rezulton me një shifër plus 65 për qind. “Në tremujorin e katërt 2021, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më…

Lexo më Shumë

Gatishmëria dhe ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse të Tiranës ka parandaluar një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa të tjera. Sapo janë lajmëruar për zjarr në një dyqan të vogël brenda tregut të Selisë, shërbimi zjarrfikës ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje. Flakët janë izoluar dhe shuar në kohë rekord dhe pa lënë mundësinë që zjarri të prekte dhe bizneset e tjera që janë aty. Siç shihet nga pamjet por dhe nga organizimi i brendshëm i tregut ushqimor, bizneset janë ngjitur me njëra-tjetrën por gatishmëria dhe profesionalizimi i zjarrfikësve ka bërë të munduar shuarjen në kohë të flakëve.…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petreski – Advertisements – Pothuajse 19 mijë fëmijë nuk shkojnë në shkollë, 1500 janë fantom ose nuk janë të regjistruar në sistemin shtetëror. Më shumë se 5000 çdo ditë lypin nëpër rrugë, ndërsa 50 fëmijë janë regjistruar si të varur nga droga, shkruan Alsat. Këto të dhëna u publikuan nga organizata joqeveritare “Ndërtojmë të ardhmen” ku thonë se asnjë qeveri deri më tani nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur për abuzimin me punën e fëmijëve. Aktivistët civilë thonë se nëse fëmijëve lypsarë u jepet një qindarkë, nuk u bën dobi, sepse më së shpeshti ato para përfundojnë tek…

Lexo më Shumë

Ndërsa disa trende apo opsione të teknologjisë vijnë dhe shkojnë, mesazhet kanë vazhduar të jenë një nga elementët që nuk mungojnë në çdo lloj aplikacioni të rrjeteve sociale. Meqenëse, Instagrami e njofton automatikisht dërguesin në momentin që ju lexoni mesazhin e tij, hapja e një “DM-je” shpesh mund të jetë goxha e frikshme. Për fat të mirë, ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të parandaluar që përdoruesit e tjerë të shohin kur keni hapur DM-në e tyre në Instagram. Si të lexoni një mesazh në Instagram pa u vënë re që e keni lexuar? Mënyra më e lehtë është…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi është thërritur të dëshmojë në SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve. Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se ai ndodhet prej gati dy orësh brenda ambienteve të SPAK. Subashi do të dëshmojë lidhur me hetimet e çelura për inceneratorin e Fierit. Hetimet për inceneratorët kanë nisur afro dy vite më parë për të tre impiantet e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Për këtë çështje, është ngritur dhe një komision hetimor në Kuvend ku kanë shkuar për të dëshmuar administratorët dhe punonjës të këtyre impianteve.

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – Pas heshtjes së politikës për zgjidhjen e problemit me lojërat e fatit, Lëvizja Anti bixhoz, paralajmëron protestë masive për ditën e martë, kundër hapjes së kazinos pranë çerdhes Rinia në Tetovë, shkruan Alsat. Nga kjo lëvizje thonë se do të përdorin çdo metodë demokratike për të penguar hapjen e kazinos. “Ndjehemi të tradhtuar dhe totalisht të zhgënjyer nga ju politikanë, dhe nga pafuqia juaj që mos ndoshta dëshironi t’iu quajmë vendimmarrës se jeni të zgjedhur nga ana e popullit por nga ana tjetër sillni propozime e vendosni kundër këtij populli. Andaj, njoftojmë opinionin se…

Lexo më Shumë

Një dyqan është përfshirë nga flakët këtë të premte në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Pepo” në kryeqytet. Policia njofton se si pasojë e flakëve kishte vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk ka informacion mbi shkaqet e këtij incidenti. Njoftimi i policisë: Me datë 18.02.2022, në rrugën “Hamdi Pepo”, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Lexo më Shumë

Katër granata janë gjetur në Liqenin e Ohrit afër Peshtanit. Rasti është raportuar më 15 shkurt 2022 në SPB Ohër. – Advertisements – “Nga hetimet e kryer nga ekipi i ekspertëve nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ekipet policore, është konstatuar se bëhet fjalë për dy granata të pashpërthyera të kalibrit 75 mm dhe 2 predha artilerie të kalibrit 122 mm, pas së cilës janë larguar në mënyrë të sigurt për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga SPB Ohër.

Lexo më Shumë

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin R. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen V. S. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. Zh. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja V. S., drejtuesja e mjetit tip “Benz” dhe shtetasja N. Zh., pasagjere në automjetin tip “Toyota“, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë