Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar nga policia greke. Bëhet fjalë për tre persona, dy grekë dhe një shqiptar. Ata u vendosën në pranga policia e Patrës në zonën e Zarouchleika. Të tre personat akuzohen për pjesëmarrje në një rrjet të trafikut të kokainës në Patra. Policia ra në gjurmët e tyre pasi kishte shfrytëzuar informacione të sigurta pas muajsh të tëra hetimesh mbi veprimtarinë e tyre kriminale. Sipas burimeve të mediave greke theksohet se 3 të arrestuarit janë përfshirë në më shumë se 200 raste të trafikimit të kokainës, si në Patra ashtu edhe në rajonin e gjerë…
Author: almakos
Anëtarët e grupit fetar, Lev Tahor, të cilët ditët e fundit kanë tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë, aktualisht ndodhen në një hotel në Shkup, emri i të cilit mbahet sekret. Sipas kryetarit të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë dhe grupet fetare, Darijan Sotirovski, grupi është nën vëzhgim policor për t’u mbrojtur nga reagimet e mundshme të pakëndshme të popullatës lokale. – Advertisements – “Mendoj se kur ka mohim, që nuk pranohet nga një pjesë e shoqërisë, jo nga të gjithë, sigurisht që dikush mund ta keqpërdor dhe në këtë mënyrë të ndikojë negativisht në reputacionin ndërkombëtar të vendit”, tha…
Secili nga të dy kishte qenë i martuar. Burri nga martesa e parë u bë baba i tre fëmijëve. Gruaja nënë e dy fëmijëve dhe kur u takuan së bashku, për secilin nuk kishte asnjë problem e kaluara e martesës së parë. Megjithatë, ditë pas dite, gruaja pretendon se njëri nga fëmijët e burrit të dytë u bë shkak që ata të përçahen dhe të nisin grindjet. Deri aty sa burri i dytë humbi qetësinë, i bëri valixhet gati dhe pasi e rrahu, i kërkoi të dalë nga shtëpia. Por edhe 50-vjecari nga ana e tij, thotë se u rrah…
Sergery Lavrov ministër i punëve të jashtme të Rusisë, po tenton të përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën, në konfliktin me Ukrainën. Në një intervistë për televizionin Russia Today, Lavrov deklaroi se “ kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për tu dërguar në zonën e Donbass”. Shkak për këtë deklaratë të Lavrov është intervista në Top Channel e dy javëve më parë nga ish ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë. Ai është larguar nga ushtria shqiptare dhe vendimi i tij për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase është tërësisht privat dhe…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të agjendës për takime bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, sot ka takuar kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.Në takim u shpreh kënaqësia e të dyja palëve nga forcimi i vazhdueshëm i dialogut politik në vitet e fundit, pasuar nga vizitat dhe takimet e nivelit të lartë që kontribuan në intensifikimin e mëtejshëm të dinamikës dhe ndërtimit të besimit mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimi ekonomik. – Advertisements – Dy kryeministrat njohin interesin e përbashkët për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella në investimet e përbashkëta strategjike dhe kapitale energjetike si…
Besnik Mustafaj ka bere homazhe për mikun e tij prej 50 vitesh, Bardhyl Londo, që u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë. Ai tregon për News 24 bisedat e fundit dhe një akt të rrallë gjatë regjimit komunist. Ndarja nga jeta e poetit Bardhyl Londo, ka trishtuar miqtë dhe ata që e njohën nga afër në vite të vështira diktature dhe në ditët e lirisë. Londo prej shumë vitesh ka qëndruar I tërhequr, por forca e karakterit sillet në vëmendje kur ai nuk është më. “Bashkudhëtar në letërsi, kemi qenë bashkë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe bashkë në…
Autoritetet greke po përpiqen të hedhin më shumë dritë mbi vrasjen e 19 vjeçarit Alkis Kampanos përmes identifikimit të rrëfimit të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë dhe shokëve të viktimës që i mbijetuan masakrës. 12 autorët e kësaj ngjarje të rëndë, midis tyre edhe dy shqiptarë, njëri 20 dhe tjetri 23 vjeçar akuzojnë njëri-tjetrin për krimin e rëndë. Ata janë pyetur njëri pas tjetrit në komisariatin e Selanikut për përfshirjen e tyre në vrasjen e 19 vjeçarit dhe se cili ka qenë roli i tyre. Sipas informacioneve, të deritanishme 20-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën e parë dyshohet se ka…
Autoritetet greke po përpiqen të hedhin më shumë dritë mbi vrasjen e 19 vjeçarit Alkis Kampanos përmes identifikimit të rrëfimit të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë dhe shokëve të viktimës që i mbijetuan masakrës. 12 autorët e kësaj ngjarje të rëndë, midis tyre edhe dy shqiptarë, njëri 20 dhe tjetri 23 vjeçar akuzojnë njëri-tjetrin për krimin e rëndë. Ata janë pyetur njëri pas tjetrit në komisariatin e Selanikut për përfshirjen e tyre në vrasjen e 19 vjeçarit dhe se cili ka qenë roli i tyre. Sipas informacioneve, të deritanishme 20-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën e parë dyshohet se ka…
Një restorant në zonën e Radhimës në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje. Sipas informacioneve paraprake raportohet vetëm për dëme materiale. Ekipet zjarrfikëse kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizinim e flakëve.
Bordi i drejtorëve ka shkarkuar sot drejtoreshën e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, Biljana Jovanovska, shkruan Alsat.mk – Advertisements – Nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor për MPB-në thonë se shkarkimi i Jovanovskës ka ardhur për shkak të marrëveshjes që pozita e drejtorit t’i takojë Alternativës, partnerit të ri të koalicionit në Qeveri. Jovanovska duhet ta pasojë Dritan Bexhetin nga Alternativa, vendim i cili ka kaluar në mbledhjen e Bordit të drejtorëve të Fondit, por që duhet të konfirmohet nga Qeveria.
Hetimet paralele të ‘aferës korruptive’ të inceneratorëve e kanë bërë të ‘pamundur’ dëshminë e dy dëshmitarëve në komisionin hetimor të inceneratorëve. Kryetarja e komisionit hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane, Jorida Tabaku i tha BIRN se do të kërkojë shpjegime nga Struktura e Posaçme Kundër Krimet të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, në lidhje me pretendimin e një dëshmitari se nuk mund të dëshmojnë në Kuvend, për shkak se dëmton procesin penal. “Do të kërkoj një takim zyrtar me drejtues te SPAK për të sqaruar situatën,” tha Tabaku, e cila shtoi se deri tani nuk ka pasur njoftim nga SPAK. Florjan…
Pas më shumë se tre orësh në SPAK ka përfunduar marrja në pyetje e kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, në lidhje me aferën e inceneratorëve. Sa orë qëndruat në SPAK? Subashi: Dy ose tre orë, diçka e tillë. Kishin ndonjë akuzë? Subashi: Mos më bëni pyetje nga këto, sepse asgjë nuk do të merrni për aq kohë sa jam pjesë e hetimi. Unë jam i gatshëm në cdo moment. Nuk ka asnjë problem në këtë pikë.

