Një dyqan është përfshirë nga flakët këtë të premte në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Pepo” në kryeqytet.
Policia njofton se si pasojë e flakëve kishte vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk ka informacion mbi shkaqet e këtij incidenti.
Njoftimi i policisë:
Me datë 18.02.2022, në rrugën “Hamdi Pepo”, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



