Kuvendi nuk ka mundur të miratojë listën e kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Oriona Muçollari, Ilir Rusi, Mirela Bogdani dhe Yllka Rupa të përzgjedhur nga lista e trupës së pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës, nuk mundën të merrnin shumicën e kërkuar për një vend në KLGJ dhe KLP. Tashmë lista do të kalojë sërish në nënkomisionin për të propozuar një përzgjedhje të re. “Vendim për miratimimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga trupa…
Author: almakos
Kuvendi ka miratuar gjashtë anëtarët e rinj të Autoritetet të Mediave Audiovizive. 1-Gjergj Hamiti 96 vota pro, kunder 2, abstenim 72-Desata Metaj 99 vota pro. kunder 9, abstenim 13-Joana Allushi 108 vota pro, kunder 0, abstenim 34-Aurela Bicja 99 vota pro, kunder 1, abstenim 65-Jetmir Halilaj 101 vota pro, kunder 2, abstenim 56-Besian Zogaj 101 vota pro. kunder 2, abstenim 5 AMA ishte që prej vitit 2019 me 3 vakanca, ndërsa 3 të tjera u krijuan në vitin 2021. Disa përpjekje të shumicës për të plotësuar ato gjatë legjislaturës së kaluar pa praninë e opozitës zyrtare dështuan, ndërsa u akuzuan si…
Gazetare: Andrea Çobanova – Advertisements – Deputetët kanë filluar debatin lidhur me propozim- ndryshimet për pagën minimale me të cilin parashihet paga të jetë 18 mijë denarë nga muaji i ardhshëm. Partitë opozitare kanë dorëzuar katër amendamente. Nga Aleanca për Shqiptarët, kërkojnë që me rritjen e pagës minimale, të rriten edhe pagat tjera. “Me rritjen e pagës minimale duhet të ketë rritje edhe të pagave të tjera, sidomos në arsim, administratë, punonjësve në Parlament”, tha Ilire Dauti- Deputete e Aleancës për Shqiptarët. Ministrja e Punës, Jovana Trençevska sqaroi se ky amendament nuk mund të pranohet, sepse rritja e pagave të…
Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Qeveria ende nuk përgjigjet në pyetjet e televizionit Alsat se a ka kërkuar llogari nga komunat për borxhet e tyre të larta, duke qenë se disa herë ekzekutivi ka ndarë para nga buxheti për të ndihmuar komunat e zhytura në borxhe. Një prej tyre është edhe komuna e Haraçinës, disa nga kryetarët e së cilës një ditë më parë pranuan se në këtë komunë nuk ka pasur as software për mbledhje të tatimit mbi pronën. Nga Komisioni Antikorrupsion thonë se në këtë rast bëhet fjalë për shkelje të madhe në sistem. “Nuk jemi të…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lastra”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Goditet një rast i tentativës për të futur kartëmonedha të falsifikuara në vendin tonë, vihet në pranga 1 shtetas nga Kameruni. Sekuestrohen 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, letra për përgatitjen e kartëmonedhave dhe një aparat celular. Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas do tentonte të hynte në Shqipëri,…
Pas dy javësh prapa hekurave, sot është liruar nga burgu i Shutkës, gjykatësi i shkarkuar Vlladimir Pançevski. – Advertisements – Gjykata e Lartë e shfuqizoi dënimin e tij me dy vjet e gjysmë burg të dhënë nga Gjykata e Apelit. Ai u dënua për keqpërdorim të lëndëve gjyqësore me Sistemin AKMIS gjatë kohës që ishte kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit. Gjykata Supreme ia hoqi dënimin Pançevskit për shkak se ai nuk ishte thirrur në seancën publike në Gjykatën e Apelit, për t’i paraqitur personalisht argumentet e tij pas ankesës së aktgjykimit në Gjykatën e Velesit. Lënda tani kthehet në…
Një 17-vjeçar, nxënës në shkollën “Çajupi” u rrëmbye për disa orë në Tiranë nga babai i një vajze të cilën adoleshenti e njohu në rrjetet sociale. Ngjarja fatmirësisht është mbyllur pa incidente pasi targa e makinës me të cilën J.I u rrëmbye dhe u mbajt peng u raportua në polici. 17-vjeçari thotë se njohu në Snapchat një vajzë me te cilën po komunikonte prej 2 javësh. Adoleshenti më pas ndërroi numrat e telefonit me bashkëmoshataren me të cilën filloi të flasë përditë. “N. më shkroi në mesnatë” – thotë adoleshenti dhe më kërkoi takim, mbasi numrin tjetër ja kishte zbuluar…
Deputetët filluan debatin komisioner për ndryshimet në Ligjin për pagën minimale. Janë paraqitur 4 amendamente nga partitë opozitare. Debati i komisionit sipas rregullores së punës do të zgjasë 3 ditë sepse amendamentet e propozuara janë dorëzuar me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet e propozuara ligjore, paga minimale nga muaji i ardhshëm do të jetë 18 mijë denarë Rritja e pagës minimale është marrëveshje e disa takimeve të sindikatave, punëdhënësve dhe zyrtarëve qeveritarë. – Advertisements –
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në ora 18:40 është privuar nga liria J.R. (44) nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, të cilin po e drejtonte, janë gjetur katër emigrantë të paligjshëm nga Pakistani, njoftoi MPB. – Advertisements – “Në ora 20:10 në vendin e quajtur Ostrovë, afër Negotinës, janë zbuluar edhe pesë migrantë të paligjshëm nga Pakistani, të cilët paraprakisht ishin transportuar me automjetin “BMW”, ndërsa nga liria është privuar E.M. (28) nga nga fshati Vrapçishtë. J.R. dhe E.M. janë ndaluar në stacionin policor dhe në një bisedë…
Gati një vit pas akuzave për korrupsion e pastrim parash, kardiologu Edvin Prifti, fitoi të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut dhe për t’u rikthyer në sallën e operacionit. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e tij për të ushtruar profesionin, duke nxjerrë bllof prokurorët e SPAK, që ende vazhdojnë hetimet. Një vit më parë mjeku i njohur i QSUT-së, fitoi të drejtën për t’iu rikthyer punës si pedagog në Universitetin e Tiranës, edhe pse nuk u lejua ta ushtronte profesionin, si mjek kardiolog. Vendimet vijnë pas një kalvari të gjatë vendimesh gjyqësore, që njëri pas tjetrit I detyruan prokurorët…
Gjatë kohës së Arsovskës jo vetëm që nuk është realizuar ndonjë projekt konkret nga programi i saj, ajo çka bën është ndalim i projekteve dhe partizim të Qytetit të Shkupit, reagojnë nga LSDM. – Advertisements – “Salla universale qëndron e pambaruar. Për këtë projekt shkupjanët, Qeveria e udhëhequr nga LSDM kanë siguruar 2 milion euro. Por edhe përkundër sigurimit të mjeteve dhe marrëveshjes së nënshkruar me ndërtuesin, Arsovska që tre muaj e ndalon realizimin e këtij projekti. Arsovska ka ndërprerë Bas Rapid Transit, ka refuzuar 70 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe më pas ka kërkuar…
Një i ri përfundoi në prangat e policisë pasi ka rrëmbyer me forcë në makinë një shtetase të cilën e kishte fiksim dhe e përndiqte prej kohësh në mënyrë sistematike. I arrestuari është Klajdi Barzezi. “Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klajdi Barzezi, 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, tha policia. Njoftimi nga policia e Durrësit: Mori me forcë në automjet, një shtetase që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari. Nga specialistët e Hetimit të…

