00:36 | 17 Shkurt 2022 Qindra zogj të zinj me kokë të verdhë janë filmuar duke rënë nga qielli, disa prej tyre ngordhën, në rrethana misterioze në qytetin verior meksikan të Cuauhtémoc. Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë, por ekspertët thanë se ka shumë mundësi që tufa të ishte “turrur” nga lart nga një zog grabitqar që u hodh poshtë për të kapur. Pamjet nga një kamera sigurie tregojnë një tufë zogjsh shtegtarë që zbresin përmbi një shtëpi si një re tymi i zi. Shumica e zogjve arrijnë të fluturojnë sërish, por pamjet e mëvonshme tregojnë zogjt e ngordhur në…
Author: almakos
Gjendja socio-ekonomike nuk është arsyeja kryesore pse të rinjtë po largohen nga vendi, tha në emisionin “Magazina Ekonoimike” në Alsat kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Sipas tij, shkaku kryesor i largimit të të rinjve është sistemi i parregulluar. – Advertisements – “Njerëzit nuk largohen jashtë vendit vetëm për shkak të gjendjes sociale dhe ekonomike. Ata largohen sepse nuk duan të jetojnë në një sistem të parregulluar. Nuk duan të shohin sesi më shumë se 20 vjet shkon njëra dhe vjen tjetra parti, pavarësisht cila parti është në Qeveri, dhe qytetarët e shohin këtë dhe thjeshtë kuptojnë që elita…
Kapet drogë dhe bimë kanabisi në një mulli në Suharekë që e tejkalojnë vlerën e 1.5 milionë eurove – gjashtë të arrestuar. Gjatë ditës së sotme në Suharekë është zhvilluar një operacion i organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit ku me këtë rast janë kapur sasi të konsiderueshme të narkotikëve. Prokurorja e rastit ka njoftuar se në këtë aksion të zhvilluar në Shirokë të Suharekës janë kapur 32 kilogramë 32 kg substancë narkotike, të llojit marijuanë e mbi dy mijë bimë kanabis të mbjella në saksi të gatshme për shitje. “Me rastin e bastisjes…
Nëse nuk fotografojmë çdo ditë dhe nuk mbajmë konferenca për media, nuk do të thotë se nuk punojmë, thotë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Ndërkohë sa u përket komenteve të ndara të qytetarëve lidhur me premtimet e dhëna parazgjedhore për ekologji dhe transport publik, Arsovska thotë se qyteti po punon për realizimin e tyre, dhe se 90 ditë janë një periudhë e shkurtër për të kompensuar gjithçka që nuk është bërë në të kaluarën, shkruan Alsat. – Advertisements – “Nëse nuk bëjmë foto çdo ditë dhe nuk mbajmë konferenca, nuk do të thotë se…
Pjesa e tretë/ Në Shënjestër BABAI I ALQI BLLAKOSPor sikur mos t’u mjaftonte fakti që jo vetëm kanë grabitur pa asnjë lloj skrupulli financat publike me kompani fiktive, apo kanë shpërblyer vetveten me kompani konsulence të krijuar nga po nga ata vetë, kompanitë e inceneratorëve nuk kanë harruar të shpërblejnë hapur edhe zyrtarët që i kanë ndihmuar në krijimin e kësaj skeme të majme korruptive. Madje edhe të familjarëve të tyre që figurojnë në borderotë e pagave, ku një ndër këto përfitues rezulton të jetë edhe Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako, një prej njerëzve kyç në aferën…
Kumanova para katër viteve ishte ndër komunat me më shumë borxhe, por sot është plotësisht stabile, kështu u shpreh në emisionin “Magazina Ekonomike”, kryetari i kësaj komune, Maksim Dimitrievski. Sipas tij, komuna ka mjete të mjaftueshme, por ato para nuk duan t’i shpenzojnë për servisimin e borxheve të energjisë elektrike nga kompetencat e bartura. – Advertisements – “Komunat në mënyrën si qëndron puna tani me krizën energjetike do kenë problem serioz të hartojnë buxhet, që në kornizën e vet do duhet ta ketë edhe komponentin zhvillimor të investimeve kapitale…”, tha Dimitrievski.
Qeveria ka vendosur që të organizojë profesione të tilla si arkitektët dhe inxhinierët në formën e urdhrave profesionale në dy draft ligje të veçantë të cilët përcaktojnë ndër të tjera kush preket, kushtet që duhet të plotësojnë, strukturat që ngrihen. Si përsa i përket arkitektëve ashtu edhe inxhinierëve dy draft ligjet përcaktojë se do të lihet afat një vit si formë tranzicioni deri në organizimin e të gjithë strukturave. Në krye të drafteve sa i takon fushës së zbatimit thuhet se “të drejtën e ushtrimit të profesionit të rregulluar të inxhinierit dhe arkitektit e gëzon çdo person i cili duhet…
Në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kujtesës”, këtë të enjte një peticion për dekomunistizim dhe drejtësi, do të bëhet publik dhe më pas do i dorëzohet Kuvendit të Shqipërisë. Peticioni do të përmbaje kërkesa specifike mbi miratimin e një kuadri ligjor që ndalon propagandën, vettingun e funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve, rishikimin e emërtimit të shkollave, rrugëve, shesheve dhe institucioneve, rishqyrtimin e kurrikulave mësimore, etj. Instituti për Demokraci për Media e Kulturë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me partnerët organizojnë në datat 17-26 shkurt edicionin e 7-të të “Ditëve të Kujtesës”. Tema e këtij viti është “Mitet e…
Një 26 vjeçar shqiptar është kapur me kanabis në Angli duke u dënuar me 1 vit burg. 26-vjeçarit Andi Salaj u kap me drogë teksa ishte duke drejtuar makinën. Automjeti i tij iu nënshtrua kontrollit dhe përveç drogës iu gjetën edhe shuma të mëdha parash. Policia bastisi edhe shtëpinë e tij ku sekuestroi kanabis para të gatshme në vlerë midis 8 mijë deri në 20 mijë paund. Ai u deklarua fajtor për posedim të një droge me qëllim shpërndarjen e saj. Avokatja e tij kërkoi ulje të dënimi pasi shqiptari kishte qenë i detyruar t’i hynte kësaj rruge pasi gruaja…
Gjyqtari i Tiranës, Kastriot Gramshi u përball të martën më 15 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për balancat negative të konstatuara në krijimin e pasurive si pasojë e moskonsiderimit të të ardhurave nga aktiviteti tregtar i babait para fillimit të detyrës, si dhe për të ardhura nga puna e tij dhe e familjarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, ku ka jetuar për më shumë se një dekadë si azilant duke përfituar dhe nënshtetësinë. Gramshi u vlerësua pozitivisht për figurën, ndërsa për disa gjetje për profesionalizmin lidhur…
Kryeministri Edi Rama vazhdon t’i qëndrojë mendimit të tij se nuk kemi të bëjmë me aferë të inceneratorëve, duke u shprehur se është bërë një punë e mirë për të shpëtuar tre komunitet nga makthi i plehrave. Në një replike me një qytetar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, për te nxjerre përfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike. Qytetari: A ndjeni përgjegjësi Ju Z. Kryeministër për aferën e inceneratorve? Edi…
Me kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare, policia dhe organet tjera kompetente në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një aksion të koordinuar në gjashtë lokacione të Shkupit. Në të njëjtën kohë, veprimet janë zhvilluar edhe në Belgjikë dhe Holandë nga organet hetimore të vendeve përkatëse.Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Larje të parave dhe produkteve të tjera të veprës penale. – Advertisements – Sipas…

