Author: almakos

VMRO-DPMNE këto ditë do të propozojë uljen e akcizës për derivatet, paralajmëroi kryetari i partisë Hristijan Mickoski. VMRO-DPMNE shpall propozimin për uljen e akcizës së derivateve”Ne kemi pritur që Qeveria të vijë në mendje dhe t’i zvogëlojë vetë akcizat, por meqë kjo nuk ndodh do të ketë një propozim të tillë në ditët në vijim”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së sotme në Gjorçe Petrov. – Advertisements – Lidhur me faturat e energjisë elektrike të komunave, Mickoski theksoi se ato janë shumë më të larta se ato të mëparshme për katër deri në pesë herë.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi harmonizim të pensioneve në mesin e vitit, si dhe ndihmë shtesë financiare për pensionistët. – Advertisements – “Tashmë kemi pasur një rreshtim dhe kemi një tjetër që do të ndodhë në mes të vitit. Gjithashtu, duke qenë se ky është një vit i krizës ekonomike, të shkaktuar nga kriza evropiane energjetike, po analizojmë ndihmën financiare shtesë për pensionistët, ajo do të jetë e shkallëzueshme, pra ata që kanë pensionet më të ulëta të marrin më shumë, dhe ata që “kanë më të lartë, në përputhje me rrethanat të marrin një shumë”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, deklaroi se qëllimi i takimit të sotëm është të riafirmohet uniteti i NATO-s, t’i jepet mundësia dialogut në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të potencohet mbështetja për integritetin dhe sovranitetin e plotë të Ukrainës. – Advertisements – Sipas saj, deri në fund duhet t’i jepet mundësia zgjidhjes diplomatike për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa deklaratat politike janë vetëm një hap larg deeskalimit, por duhet të shihet edhe lëvizjet në terren për atë qëllim. “Ky takim mbahet në një periudhë të rëndësishme edhe për…

Lexo më Shumë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në zonën e tuneleve në Qafë Thore ka rënë një ortek dhe për pasojë rruga është bllokuar. “Në Qafë Thore, në zonën e tuneleve, si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie të një orteku. Po punohet për hapjen e këtij segmenti”, bën me dije ARRSH në postimin në rrjetet sociale. Ndërkohë mësohet se në akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës. Mësohet se inertet janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes.

Lexo më Shumë

Një person nga Prilepi ka humbur jetën në një aksident automobilistik në rrugën Prilep-Gradsko. – Advertisements – Sipas informacioneve fillestare të MPB-së të dhëna për MIA-n, aksidenti ka ndodhur në orën 17:55 mes një kamioni me gjysmërimorkio dhe një veture “golf”. I ndjeri ishte drejtuesi i veturës, D.K. (1982) nga Prilepi, vdekja e të cilit është konstatuar në ora 19:30. Dy persona, nga ana tjetër, janë lënduar të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup. Është bërë edhe këqyrja e vendit të aksidentit.

Lexo më Shumë

Shpërthimi me tritol në një godinë në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ka rikthyer në burg një prej autorëve të dyshuar, Angli Stafukën. Ai është arrestuar edhe më parë me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, por është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit Shkodër. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në nëntor të vitit 2020 në zonën e plazhit në Shëngjin. Në bashkëpunim me Erald Pajtanin, ata vendosën tritol në një prej kolonave të godinës në ndërtim. Si pasojë e shpërthimit nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Stafuka u arrestua por më pas…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek kthesa e Kamzës. Sipas policisë, një mjet me drejtues shtetasin G.I. ka përplasur këmbësoren me iniciale L.A. Si pasojë e përplasjes, 59-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Më datë 16.02.2022, te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje është takuar me Jaroslav Ludvën, ambasador i sapoemëruar i Republikës së Çekisë në Maqedoninë e Veriut. – Advertisements – Në takim është theksuar se Republika e Çekisë mbështetë rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi do ta ketë edhe më tej mbështetjen me atë që Republika e Çekisë do të drejtojë me Këshillin e BE-së nga 1 korriku këtë vit, ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar. Është vlerësuar se Maqedonia e Veriut ka rëndësi gjeostrategjike dhe se Evropa është e sigurt me integrimin e vendit tonë dhe rajonit në BE. Kryeministri Kovaçevski, theksojnë…

Lexo më Shumë

Qeveria duhet t’i trajtojë të ardhurat nga vetëpunësimi në të njëjtën mënyrë si të ardhurat nga punësimi, për të shmangur evazionin fiskal tek vetëpunësimi, që sipas përllogaritjeve të fundit të Bankës Botërore në Shqipëri është në nivele të larta. Psh një punëtor që fiton 14 milionë lekë të ardhura vjetore (neto) (1,116,666 lekë në muaj) mund të ulë normën efektive të tatimit mbi të ardhurat nga 21.4 për qind në 0 për qind duke u riorganizuar si i vetëpunësuar dhe duke deklaruar një qarkullim nën pragun e TVSH-së (10 milionë lekë) dhe një pagë mujore të barabartë me pagën minimale.…

Lexo më Shumë

Njerëzit kalojnë mesatarisht 1/3 e jetës së tyre duke fjetur. Edhe pse trupat tanë janë pushim gjatë gjumit, truri ynë kalon në një gjendje shumë funksionale në mënyrë që të përgatisë trupin për ditën tjetër. Kjo është gjendja kur shohim ëndrra, duam apo jo. Ne të abcnews.al do ju tregojmë më poshtë arsyen pse shohim shpesh të njëjtat ëndrra dhe çfarë kuptimi kanë ato. Nëse po shihni ëndrra të përsëritura, nuk jeni vetëm Mos u dëshpëroni nëse keni parë të njëjtën ëndërr shumë shpesh. Është zbuluar se kjo ndodh të 35% e fëmijëve që janë të fazë adoleshence dhe 60-70%…

Lexo më Shumë

Unë personalisht avokoj për lista të hapura sepse do të fitohen deputetë me legjitimitet më të gjerë, tha sonte në “Programi 200” në Alsat, anëtari i Komisionit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Sasho Klekovski. – Advertisements – Siç shton ai, partitë flasin për numrin e zonave, por jo për listat. “Për mua interesi afatgjatë i shtetit është legjitimiteti i shtuar i Kuvendit. Se si do ta arrijmë këtë kërkon dialog mes palëve. VMRO për momentin qëndron për një njësi, Aleanca për tetë njësi, BDI për tre… të gjithë i shmangen hapjes së çështjes së listave të hapura”, thotë Klekovski./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Reshje të dendura shiu pritet që të “pushtojnë” vendin në orët në vijim, kjo për shkak të dy stuhive që do të pushtojnë vendin. Duke u nisur nga stuhia që po vjen Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes, ndërsa apelojnë që të shmangin disa zona parkimi për shkak se rrezikohen përmbytjet. NJOFTIM I RËNDËSISHËM: Të dashur qytetarë! Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje me intensitet të shiut mëngjesin e ditës së nesërme, e Mërkurë 16 Shkurt. Ju bëjmë thirrje të shmangni parkimet e automjeteve qysh sot në darkë deri…

Lexo më Shumë