Author: almakos

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi, ku një polic ka vrarë në mes të rrugës ish-partneren dhe një burrë që ndodhej me makinë me të. Mediat e huaja kanë publikuar momentin, në të cilin polici i ka bërë sinjal makinës që të ndalonte e më pas ka qëlluar çiftin me armë zjarri. Për fat të keq, ish-gruaja e tij nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa burri që ndodhej me të është plagosur rëndë. Sipas medias “Hurriyet” , ngjarja e përgjakshme ndodhi të shtunën e kaluar në një rrugë kryesore në Bursa. Autori 52-vjeçar, ishte ndarë nga…

Lexo më Shumë

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, donacion për ish-punonjësin e Policisë Rrugore Resmi Hasanpapa, i cili ka mbetur i dëmtuar në krye të detyrës. Në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, një përfaqësi e shoqatës Amerikano-Shqiptare të punonjësve të Policisë i ka dorëzuar ish-punonjësit të Policisë Rrugore Resmi Hasanpapa, çekun me shumën 10 mijë dollarë, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi. Në vitin 2004, Resmi Hasanpapa dhe kolegu i tij Allaman Dervishi, janë qëlluar më armë nga dy shtetas. Për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë Allaman Dervishi dhe ka mbetur i dëmtuar në këmbë Resmi Hasanpapa. Shefi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit nga 4.047 teste të bëra janë regjistruar 1.269 raste të reja në vend, shkruan Alsat. – Advertisements – Gjithashtu të shëruar janë regjistruar edhe 848 pacientë, ndërsa 25 të tjerë kanë humbur betejën me sëmundjen. /Alsat.mk 

Lexo më Shumë

Një 69-vjeçar është gjetur i vdekur në ambientet e tualetit të një dyqani në qytetin e Elbasanit. Elbasan /Informacion paraprak Më datë 15.02.2022, rreth orës  15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Gazetare: Vjollca Aliti – Advertisements – Moshat nga 6-14 vjeçare rezultojnë si më të prekura nga virusi korona, thonë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse bazuar në analizën e fundit javore të Institutit të Shëndetit Publik, shkruan Alsat. Megjithatë kreu i KSI-së thotë se gjendja nuk është shqetësuese dhe se rekomandimi për mësim me prani fizike mbetet në fuqi. Por KSI nuk përjashton mundësinë për mësim online derisa gjendja bëhet alarmante brenda një periudhe të shkurtër. “Apelojmë deri te të gjithë prindërit si dhe nxënësit që testimin ndaj Kovid ta marrin si dicka që duhet t’i përgjigjen dhe për këtë qëllim…

Lexo më Shumë

Kosova ka regjistruar dy viktima dhe 373 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH). Rastet e reja dolën pas testimit të 3,139 mostrave, që i bie se 11.88 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19. Sipas njoftimit të MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, po ashtu janë shëruar 1,710 pacientë. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus janë 9,461. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,427 doza të vaksinës. Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 811,331 persona. Të drejtë vaksinimi kanë…

Lexo më Shumë

Ajo erdhi në gjykatë me polici dhe doli e lirë. Pavlinka Iloska, nga sot me vendim të Gjykatës së Velesit është shpallur e pafajshme, e cila për momentin ndiqej për vrasje, sepse vrau partnerin e shtatorin e kaluar, kur ai e ngufati dhe e torturoi. Gjykatësja Gabriella Gajdova, shpjegoi se jeta e Iloskës ishte në rrezik në atë moment, dhe mbrojtja e saj ishte impulsive për ta shpëtuar nga vdekja e sigurt. – Advertisements – “Në mënyrë të pakontestueshme del se lëndimi në kokën e të akuzuarës është shkaktuar me veprim të fortë përkatësisht grusht, se lëndimi në këmbën e…

Lexo më Shumë

SPAK ka mbyllur hetimet për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të cilët u ekzekutuan 15 vite më parë në dy atentate që ndodhën brenda 24 orëve. Grupi i ekzkutorëve janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit në vend, si Emiljano Shullazi, Lul Berisha, Plaurent Dervishaj dhe të tjerë. SPAK ka hetuar ngjarjen duke u nisur nga dëshmia e një të burgosuri të quajtur Luftar Reçi, i cili është dëshmitari kyç për zbulimin e dy vrasjeve. Çfarë ndodhi 17 vite më parë Si pasojë e shpërthimit të telekomanduar të ashensorit të pallatit të tij në…

Lexo më Shumë

Sot (15-shkurt) nga ora 09.00 deri në 12:00 në zonën e SPB Tetovë është zhvilluar aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët në komunikacion, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 33 kundërvajtje (TE). Shumica e kundërvajtjeve kanë të bëjnë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të këmbësorëve dhe mosrespektimin e sinjalistikës së trafikut që rregullon kalimin. Për kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të thirren në të ashtuquajturin udhëzim trafiku, si dhe janë sanksionuar edhe 2 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore. SPB Tetovë sërish me apel për këmbësorët që të mos kalojnë rrugët ku do…

Lexo më Shumë

Pa u mbushur 24 orë nga ekzekutimi i një 47-vjeçari në Shkodër, Policia lokale ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes që i mori jetën shtetasit Prek Tonaj. Krimi i rëndë u regjistrua në fshatin Grudë të Njësisë Administrative Rrethina. Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte vetëm 4 vjeç kur iu vra babai rreth 26 vite më parë. Në njoftimin e Policisë thuhet se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, “në vijim të…

Lexo më Shumë

Aksident te kalimi i bitbazarit, Policia vonohet 30min kolonat e veturave arrijnë me Km – Advertisements – Një aksident trafiku ka ndodhur te kalimi i Bit Pazarit, shkruan Alsat. Sipas raportimeve, policia eshte vonuar rreth 30 minuta derisa kolona e veturave është bërë me kilometra./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

“Instagram” po prezanton një mënyrë të re mjaft interesante që njerëzit të ndërveprojnë me ‘stories’. Duke filluar nga sot, mund të dërgoni një pëlqim privat kur dikush ndan një imazh ose video që të bie në sy. Më parë, mënyra e vetme për t’iu përgjigjur një ‘story’ ishte ose t’i dërgonim personit që ka postuar një mesazh të drejtpërdrejtë ose një reagim me ‘emoji’-t. Në secilin rast, përgjigja shfaqej në DM-të e tyre.Megjithatë, pasi të keni akses në risinë e “Instagram”-it, do të gjeni një ikonë të re të zemrës që ndodhet midis opsionit “Dërgo mesazh” dhe ikonës së aeroplanit.…

Lexo më Shumë