Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi, ku një polic ka vrarë në mes të rrugës ish-partneren dhe një burrë që ndodhej me makinë me të.
Mediat e huaja kanë publikuar momentin, në të cilin polici i ka bërë sinjal makinës që të ndalonte e më pas ka qëlluar çiftin me armë zjarri.
Për fat të keq, ish-gruaja e tij nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa burri që ndodhej me të është plagosur rëndë.
Sipas medias “Hurriyet” , ngjarja e përgjakshme ndodhi të shtunën e kaluar në një rrugë kryesore në Bursa. Autori 52-vjeçar, ishte ndarë nga Jasemin vetëm dy muaj më parë. Pas krimit, ai është dorëzuar
pa bërë rezistencë te kolegët e tij policë.



