Shpërthimi me tritol në një godinë në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ka rikthyer në burg një prej autorëve të dyshuar, Angli Stafukën.
Ai është arrestuar edhe më parë me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, por është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit Shkodër.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në nëntor të vitit 2020 në zonën e plazhit në Shëngjin. Në bashkëpunim me Erald Pajtanin, ata vendosën tritol në një prej kolonave të godinës në ndërtim.
Si pasojë e shpërthimit nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Stafuka u arrestua por më pas gjykata e apelit vendosi të zbusë masën e sigurisë.
Vendimi u ankimua nga Prokuroruia në Gjykatën e Lartë e cila më pas prishi vendimin e apelit të Shkodrës.
Gjykata e Lartë ka konstatuar shkelje të rëndë të ligjit procedural nga gjykata apelit kur i dha masë ts buts dhe ka pranuar kërkesen e prokurorisë per arrest në burg. Vendimi është ekzekutuar mëngjesin e se merkures dhe i riu eshte artestuar nga policia.



