Nëse nuk fotografojmë çdo ditë dhe nuk mbajmë konferenca për media, nuk do të thotë se nuk punojmë, thotë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Ndërkohë sa u përket komenteve të ndara të qytetarëve lidhur me premtimet e dhëna parazgjedhore për ekologji dhe transport publik, Arsovska thotë se qyteti po punon për realizimin e tyre, dhe se 90 ditë janë një periudhë e shkurtër për të kompensuar gjithçka që nuk është bërë në të kaluarën, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Nëse nuk bëjmë foto çdo ditë dhe nuk mbajmë konferenca, nuk do të thotë se nuk punojmë. Ne punojmë, sepse këto gjëra fillimisht duhet të planifikohen mirë. Kemi plan fillestar, por duhet të ketë bazë të shëndoshë brenda administratës së qytetit që të fillojnë të realizohen dhe njëkohësisht të realizohen me cilësi”, tha Arsovska./Alsat.mk



