Author: almakos

Është identifikuar i riu i cili ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se i plagosur ka mbetur 35-vjeçari Romeo Meçaj. Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë në makinën e tij në një shesh parkim në zonën e “Skelës”. Persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash. I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Lexo më Shumë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përkujtuar sot 24 vjetorin e rënies dëshmor të Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili bashkë 55 anëtarë të familjes së tij ra dëshmor në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se sulmeve të marsit 1998 nga forcat policore serbe në drejtim të shtëpisë së Jasharëve në Prekaz, të cilat zgjatën tre ditë dhe dy net, përkatësisht më 5, 6 dhe 7 mars, i rezistuan vëllezërit Adem e Hamëz Jashari me familjen e tyre, bashkë me disa bashkëluftëtarë tjerë…

Lexo më Shumë

Taulant Koplikaj, ndër të paktët gazetarë shqiptarë që raportojnë nga Ukraina, tha sot në transmetim direkt se një litër naftë në Kiev kushton 1 euro. Lufta është në kulmin e saj duke lënë qindra të vrarë përditë, megjithatë në Ukrainë karburanti kushton dy herë më lirë se në Shqipëri. Si ka mundësi? Po të hapësh rrjetet sociale përmbytesh nga reagimet publike. Sigurisht, nafta dhe benzina në nivelin 235-240 lekë, ose 2 euro për litër, janë diçka që në Shqipëri ndodh për herë të parë që kur u lejuan makinat private. Ekspertët vërejnë që çmimi është rritur pothuajse kudo, nga Amerika…

Lexo më Shumë

Tre trupa të pajetë janë gjetur gjatë ditës së sotme në dy skaje të ndryshme të Shqipërisë. Rasti i parë që u raportua ishte ai i të moshuarës së zbuluar në Sarandë, ndërsa i dyti ai i qytetareve në Devoll. Për të moshuarën e Sarandës, policia dyshon se bëhet fjalë për vdekje nga shkaqe natyrore, ndërsa për të dytën ka dyshime për vrasje. Viktimat në rastin e fundit ishin nusja dhe vjehrra, ku autori dyshohet se ua ka marrë jetën pas tentativës për vjedhje në banesën e tyre. Gjatë këtyre 3 muajve të parë të vitit 2022, mbi 10 persona…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën në News24, ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov zbulon se disa familje me fëmijë, kanë mbërritur tashmë në Shqipëri, pasi lanë vendin e tyre si pasojë e luftës. Ndërsa shpreh mirënjohje për ndihmën e menjëhershme që Shqipëria I dha Ukrainës, Shkurov tregon se çfarë i kërkoi qeverisë shqiptare, menjëherë pasi Rusia nisi bombardimet atje. Pjesë nga Intervista: Autoritetet shqiptare janë shprehur të gatshme të mirëpresin refugjatë ukrainas në rast se do të jetë e nevojshme, por përpos kësaj, çfarë keni keni kërkuar nga Shqipëria? Shkurov : Së pari u jemi drejtuar…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili  – Advertisements – Bilall Kasami u rizgjodh në krye të Lëvizjes BESA në kongresin e dytë të këtij subjekti politik. Si kandidat i vetëm me shumicë votash Kasami mbetet në fron të partisë, ndërkaq zëvendës i tij u zgjodh Arianit Hoxha. Në Kongresin e dytë të mbajtur të shtunën në Shkup u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë qendrore dhe organet tjera të partisë. Kasami kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke vlerësuar se ky pushtet, sipas tij, jo legjitim, është duke punuar në dëm të qytetarëve. Ai lë hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të bëj koalicion…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov rrëfen përjetimet e ditëve si diplomant në Shqipëri, ndërsa vendi i tij është në luftë. Shkurov thotë se njerëzit që pushtuan Ukrainën ata i thërrasin “kriminelët e luftës” sepse të tillë janë sipas tij, ndërsa thekson se e sheh si shumë të vështirë situatën në Ukrainë. “Dua të them se të shikosh lajme, është bërë për mua sot një punë shumë e vështirë në aspektin emocional. Është e kuptueshme që tani kemi shumë aktivitete publike, takime, dokumente, dhe janë disa elemente…

Lexo më Shumë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,429 testime, 102 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 125 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.MSHMS apelon të gjithë qytetarët…

Lexo më Shumë

Gazetar: Andrea Cobanova  – Advertisements – Pensionistët me modelin e paralajmëruar të qeverisë për rritjen e pensioneve do të marrin atë që u shkurtua tre vjet më parë. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se qeveria po e promovon të njëjtin model që ishte praktikuar deri në vitin 2018, për ta mashtruar opinionin tani me modelin zviceran, shkruan Alsat. “Atë që u vodhën pensionistëve dhe për të cilën folëm tre vite më parë, tani po mundohen ta rregullojnë, duke e paraqitur si model inovativ zviceran dhe ky është praktikisht ligji i para vitit 2018, të cilin e hoqën, kur miratuan…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 370 raste të reja me KOVID-19, 391 të shëruar dhe tre të vdekur, njoftojnë nga  Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. – Advertisements – Nga numri total i rasteve pozitive (370), janë regjistruar 51 riinfeksione. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.904.443 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 299.419, numri i të shëruarve është 287.518, numri i të vdekurve është 9.075 dhe numri i rasteve aktive është 2.826. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Një krim i rëndë ka tronditur Devollin këtë të shtunë, ku dy shtetase dyshohet se janë vrarë nga fqinji, mëson Gazeta Shqiptare. Burimet thanë se viktimat janë Bukurie Bami dhe Fatmira Bami, nuse dhe vjehërr. Policia tha se viktimat janë gjetur pa jetë dhe me shenja dhune në trup, shkaktuar nga sende të forta. Dyshimet e para lidhen me një grabitje, ku autori i ka marrë jetën nuses dhe vjehrrës pas tentativës për vjedhje në banesë. Devoll Informacion paraprak Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta…

Lexo më Shumë

Gazetare: Andrea Çobanova – Advertisements – Po të ishin plot rezervat e mallrave në vend, Qeveria nuk do lejonte të shtrenjtohet buka, akuzon VMRO-DPMNE-ja, shkruan Alsat. Sipas tyre, në rezervat e domosdoshme shtetërore nuk ka as ushqim të mjaftueshëm, as derivate të naftës pasi qeveria nuk mori asnjë masë në kohë. Ata i bëjnë thirrje pushtetit të pranojë urgjentisht propozimet e tyre për uljen me 50 për qind të akcizës për karburantet dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë. “Pas gjithë pasigurisë që ndjejnë qytetarët për produktet bazë ushqimore, qeveria duhet të përgjigjet se sa janë të qëndrueshme nafta dhe…

Lexo më Shumë