Të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit kanë kaluar në gatishmëri “Shërbim të Përforcuar”, për të zbatuar masat e planifikuara për sigurimin e rendit publik dhe sigurimin e zgjedhjeve të datës 6 mars. Policia kalon në shërbim të perforcuar duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Policia e Shtetit, deri në datën 03.03.2022, ka angazhuar 780 punonjës policie dhe ka garantuar 335 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës. Deklaratë e Drejtorit të Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për…
Author: almakos
Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – Komuna e Tetovës ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Tetovë lëndët për të cilat dyshojnë për keqpërdorime nga përbërja e kaluar e pushtetit local, shkruan Alsat. Nga Prokuroria e Tetovës nuk japin detaje. Lënda e parë është shtegu i famshëm i biçikletave si dhe kontratat e rreth 800 personave të cilët kanë marrë pagë nga Komuna. Kreu i Këshillit komunal Besar Durmishi paralajmëroi se në procedim janë edhe disa hulumtime që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve. “Sektori juridik i ka dërguar gjitha paditë ndaj ish kryetares, dhe i ka drejtuar lëndët në…
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Braka 2”, ku në pranga janë vendosur 3 persona, të akuzuar për shpërndarje droge. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në pranga kanë vendosur E. F., 18 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë. Mësohet se dy të rinjtë pasi siguronin sasinë e drogës, e shpërndanin atë në doza të vogla në Babrru, Kamëz dhe Paskuqan. Po ashtu, në vazhdën e këtij operacioni është arrestuar B. F., 21 vjeç. Ky shtetas siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e…
Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht 6 adoleshentë, të cilët dyshohet se më datë 22 shkurt kanë rrahur një bashkëmoshatarin e tyre. Në prani të psikologut dhe familjarëve të tyre shtetasit: O. T., 16 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; M. R., 17 vjeç; K. M., 17 vjeç; L. K., 16 vjeç dhe K. Q, 17 vjeç, janë proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Njoftimi i Policisë Gjirokastër: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, pasi kanë marrë informacion ditën e djeshme, për disa të mitur, të cilët…
Raketa “Stray” godet Hënën në pak orë Këtë të premte pritet që një pjesë e madhe e një rakete me origjinë të panjohur do të përplaset me Hënë. Objekti që peshon rreth tre tonë, që do të bie këtë 4 mars në Hënë, pritet që të mos ketë ndikim të madh. Mediat bëjnë me dije se origjina e “plehrave”, të hapësirës së madhe është me mjegull. Fillimisht mendohej se ishte pjesë e raketës Falcon 9 të Space X të SHBA-së, e cila lëshoi një satelit mjedisor në shkurt 2015. Por hetimet e mëtejshme të zhvilluara nga Space e dobësuan këtë…
Pas procedurës hetimore, prokurori publik nga PTHP Shkup sot ngriti kallëzim penal kundër një person për dhunë ndaj fëmijës. – Advertisements – “Më 01.09.2021, e pandehura 48 vjeçare, punonjësi në çerdhe në Autokomandë në Shkup, ka sulmuar fizikisht një fëmijë që është lënë për kujdes në çerdhe”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Ata shtojnë se deri sa është hëngër ushqimi në grup, e pandehura me lugë të metaltë ka goditur fëmijën në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. AAta shtojnë se deri sa është hëngër ushqimi në grup, e pandehura me lugë të metaltë ka…
Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje të rënda nga masakra në Andravidis, në zonën e Ilias së Patras në Greqi, që duket se tanimë ka marrë një rrjedhë komplet tjetër. Ngjarja e rëndë, e cila tronditi gjithë banorët e zonës ku jetonte prej dy vitesh çifti shqiptar, së bashku me fëmijët, duket se dita-ditës po nxjerr në pah të dhëna më të forta në lidhje me autorin e saj, që sipas policisë helene, është pronari i shtëpisë, një i sëmurë “psikik”, i cili dyshohet se ka kërkuar që ata t’i lironin shtëpinë dhe të largoheshin prej aty. Policia greke…
Edhe pse Policia dhe Prokuroria prej shumë kohësh pretendojnë se e kanë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht ekzekutimin mafioz të biznesmenit të njohur Behar Sofia, SPAK kërkon edhe tre muaj kohë për ta plotësuar dosjen. Me sa duket, hetimet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi faktin se kujt iu desh “koka” e biznesmenit. Ndonëse dosja duket se e ka të plotësuar numrin e personave që kanë marrë pjesë në aktin e vrasjes dhe të sigurimit të mjeteve për ta kryer këtë vrasje, që rezultoi të ishte e paguar, Prokuroria ende nuk është e bindur për gjetjen e të gjitha fakteve…
Një burrë nga Shtipi ka vdekur si pasojë ezjarrit në dhomën ku jetonte. Mëngjesin e sotëm para orës 07:30 në Stacionin Policor Shtip është lajmëruar zjarr nga zjarrfikësit të cilët kanë qenë në vendngjarje. Zjarri ka rënë në rrugën “Brigada 19”, ku 68-vjeçari jetonte në një shtëpi me qira dhe pronari i shtëpisë ka konstatuar tymin nga dhoma e tij mëngjesin e sotëm dhe ka lajmëruar zjarrfikësin. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 68-vjeçari u konstatua i vdekur. – Advertisements – Në vendin e ngjarjes kanë qenë zyrtarë policorë, kanë bërë kontroll të prokurorit publik, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjekët në…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. – Advertisements – “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 158 masa prej të cilave 49 janë për tejkalim shpejtësie, 10 për mosregjistrim të automjeteve dhe 13 për vozitje pa leje”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup. Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar edhe 9 masa për përdorim të telefonit, 4 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 3 për errësim të xhamave dhe 57 për parkim jo të rregullt. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do…
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Tiranë, kur një efektiv policie i zënë në befasi është plagosur rëndë. Sipas të dhënave, bëhet me dije se efektivi ka marrë një plagë dhe është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës dhe është vendosur nën kujdesin e mjekëve, të cilët kanë treguar se është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se gjendja e tij është e rëndë. Policia, në një njoftim zyrtar, bëri me dije vetëm faktin që është vënë në pranga autorja e atij sulmi, një 22-vjeçare, banuese në Paskuqan. Policia ka sekuestruar thikën dhe ia ka kaluar…
Gjatë ditës së djeshme u krijua panik se ka mungesë të benzinit dhe se do të rriten çmimet e derivateve të naftës dhe në pompat e benzinës u krijua turmë. – Advertisements – Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski u shpreh se derivate të naftës ka rregullt dhe po ashtu ka edhe rezerva. “Gjatë ditës së djeshme u krijuan kolona në pompat e benzinës në Maqedoni dhe kjo në bazë të spekulimeve se çmimi i derivateve të naftës do të rritet deri në 150 denarë javën e ardhshme. Derivate ka, rregullisht furnizohemi dhe furnizimi është pa probleme. Ajo që më shqetëson…

