Author: almakos

BERAT- Një aksident ka ndodhur në hyrje të fshatit Drobonik në Berat. Një automjet, tip ‘Citroen’ me targa AB 682 DN, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanal. Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së vështirë të rrugës. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se automjeti rezulton të jetë në pronësi të një gruaje nga fshati Bardhaj, ndërkohë që në automjet udhëtonte një djalë, identiteti i të cilit nuk dihet ende,  pasi drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu sipas informacioneve…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë kur një automjet ka goditur një këmbësor i cili mbeti i plagosur. Ai është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas informacioneve të fundit, i dëmtuari mbeti shtetasi Anton Haxhia, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Lexo më Shumë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafshëve të Egra, organizata mjedisore Fondi Botëror për Natyrën WWF në rajonin e Ballkanit, bën thirrje për ruajtjen e botës së egër dhe ndalimin e praktikave të paligjshme në tregtimin dhe vrasjen e kafshëve të egra në rajon e më gjerë. Organizata mjedisore ndërkombëtare Fondi Botëror për Natyrën (WWF), me degë edhe në Shqipëri, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të kafshëve të egra, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së florës dhe të faunës, për hir të mbrojtjes së planetit. “Pyjet, detërat, oqeanet, lumenjt, dhe fushat, na e japin oksigjenin që e marrim, ushqimin që…

Lexo më Shumë

Kuvendi njëzëri miratoi Deklaratën për dënimin e sulmeve ushtarake të cilat e rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. – Advertisements – Propozimi i Partisë Liberal Demokrate ishte i pranueshëm për shumicën e partive politike, përfshirë edhe opozitën dhe 105 deputetë votuan “për”. Kundër votuan dy deputetët e “Të Majtës”, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, si dhe Ivan Stoillkoviq, deputeti i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni. “Kjo që ndodh sot është shkelje e rëndë e të drejtave ndërkombëtare, kërcënim serioz për infrastrukturën evropiane të sigurisë dhe e vendos në rrezik paqen në të gjithë kontinentin evropian. Asnjë jetë njeriu…

Lexo më Shumë

Çmimi i naftës arrin “në stratosferë”: Një litër naftë 210-220 lekë për litër Shtrenjtohet përsëri nafta në vend. Në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve një litër naftë po tregtohet 210 deri 220 Lekë duke arritur nivelin rekord të regjistruar në vend që prej vitit 2009. Nga një vëzhgim i bërë në pikat e karburanteve në vend konstatohet se rritja e njëjtë pothuajse në të gjitha pikat. Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur që të përballojnë një çmim të tillë. Shoferët e taksive shprehen se me këtë shtrenjtim të naftës fitimet e tyre janë minimale. Thonë se nuk…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Partitë opozitare në këmbë për të kundërshtuar dërgimin e Lubomir Fërçkovskit ambasador në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. E quajnë skandal diplomatik, shkruan Alsat.VMRO-DPMNE-ja thotë se Presidenti Stevo Pendarovski i cili dekretoi vendimin për detyrën e re të Fërçkovskit ka shkelur procedurën. “Kushti ligjor nga neni 39 i ligjit për politikë të jashtme për prezantim para komisionit parlamentar nuk është përmbushur dhe me këtë Kuvendi dhe opinioni nuk kanë pasur mundësi të bëjnë kontroll mbi pushtetin ekzekutiv siç është presidenti dhe vetë ambasadorët. Por kam një mesazh, nëse Presidenti Pendarovski sot ka vendosur…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz të Tiranës këtë të enjte, ku një efektiv i Policisë së Shtetit është sulmuar më thikë nga një e re. Zyra e shtypit të uniformave blu ka bërë me dije se autorja e krimit me iniciale Sh. Gj., 22 vjeçe është vënë në pranga pasi kreu aktin. Fatmirësisht, efektivi është transportuar në spital në kohë dhe nuk rrezikon të humbase jetën. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë: Kamëz Goditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja. Specialistët për Hetimin…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Shumica parlamentare krijoi kushte për të rikthyer pushtetin në Komisionin për zgjedhje dhe emërime. Deputeti Fadil Zendeli i cili në këtë komision ishte emëruar anëtar nga radhët e shumicës që në kohën kur Besa ishte pjesë e pushtetit, nuk do të jetë më pjesë e këtij komisioni. Nuk dihet akoma se cili deputet i shumicës do ta zërë vendin e tij, shkruan Alsat. Por, shkarkimi i Zendelit, sipas pushtetit, i hap rrugën zhbllokimit të trupave parlamentare, dhe punës së ligjvënësit. Një ndër procedurat që konsiderohet më urgjente, është emërimi i katër gjykatësve të rinj…

Lexo më Shumë

Një i ri nga Bulqiza përfundoi në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetase minorene. “Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi i shtetasit F. T., 32 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase minorene”, bëri me dije policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale“Veprime të turpshme”.

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Vendi ynë po përgatitet të pranojë refugjatë nga Ukraina. Përderisa shteti është duke hartuar planin për emergjencë civile, 4 refugjatë nga Kievi tani më kanë arritur në Maqedoni, shkruan Alsat. 3 ukrainase në Shkup dhe 1 ukrainas në Kumanovë janë akomoduar në bazë të lidhjeve familjare që kanë pasur. “Ekzistojnë dy skenarë, personat vijnë spontanisht përmes miqve dhe familjarëve dhe kjo tani më ndodhi. Për të dytën numrin duhet ta vendos shteti se sa persona ne mund të pranojmë sepse askush nuk e di sa do të zgjasë kjo. Nga përvoja e deritanishme ne…

Lexo më Shumë

Maxhoranca socialiste votoi të enjten e kaluar Mirela Bogdanin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe pak ditë më vonë vetë KLP-ja në një mbledhje jashtë radhe e votoi atë si zëvendësuese të Gent Ibrahimit. Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Mirela Bogdani u zgjodh pas dy tentativave të dështuara për të emëruar anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) me konsensus politik të të gjithë palëve Pas zgjedhjes në pozicionin e ri, Bogdani ka vijuar të jetë active në faqen e saj në Facebook dhe në 27 Shkurt ajo ka shprehur…

Lexo më Shumë

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka treguar sot se PD do te depozitoje kallezim penal ne SPAK per kreun e Bashkise se Fierit, Armando Subashi, ne lidhje me skandalin e inceneratoreve. “Për t’ju dhënë fakte e prova për Bashkinë Fier lidhur me atë cfarë kryetari Armando Subashi administrata ka në gjykimin tonë ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës për të cilat ne pas denoncimeve këtu ne do i drejtohemi SPAK me kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Fierit. Ju keni pare deshmi e prova ne komisionin hetimor, keni ndjekur deshmine e kryetarit te Bashkise Fier. Shkresat e…

Lexo më Shumë