Kuvendi me 61 vota për shkarkoi anëtarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime Fadil Zendeli. Shkarkimi i Zendelit nga pozita e anëtarit u kërkua pasi shumica synonte të ketë shumicën e votave në Komisionin për zgjedhje dhe emërime për te zgjedhur anëtaret e rinj të Gjykatës kushtetuese dhe për emërime te tjera, shkruan Alsat. – Advertisements – Opozita vlerëson se shkarkimi i Zendelit kërkohej me qëllim që pushteti të bëjë emërime partiake neper institucione. Problemi me shumicën në komisionin për zgjedhje dhe emërime u krijua pasi Besa kaloi nga pushteti në opozite dhe situata e re pushtet-opozitë nuk përputhej me…
Author: almakos
Pas sulmit ushtarak që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë, mijëra qytetarë janë larguar nga vendi, kryesisht gra, fëmijë dhe pleq në shtete kufitare pasi nuk janë të sigurt për jetën. Disa familje nga Ukraina, kanë mbërritur edhe në Shqipëri për t’u strehuar. Këtë fakt e bëri të ditur, konsulli i Nderit të Ukrainës në vendin tonë Bledi Bajraktari i ftuar në “Report Tv”, i cili pohoi se janë strehuar në apartamente, por nuk dha detaje për numrin e saktë që shtetasve nga Ukraina që janë strehuar këtu. ‘Kemi disa familje nga Ukraina që kanë mbërritur në Shqipëri, kryesisht gra dhe…
Një person që ndiqej nga policia ka qëlluar me armë drejt efektivëve në Tiranë. deri më tani dihen iniciale e tij, E.Ç. Njoftimi i policise: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi në kërkim E. Ç., kur ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Dejvid Gir në konferencën e sotme njoftoi se sot në Bruksel janë mbledhur ministrat e brendshëm e vendve anëtare të BE-së për të shqyrtuar gjendjen dhe masat lehtësuese për refugjatët ukrainas. – Advertisements – “Unë mendoj se të gjithë, i gjithë Bashkimi Evropian duhet të veprojnë sa më shpejtë që është e mundur. Sot ministrat e Punëve të Brendshme takohen në Bruksel për të diskutuar rreth kësaj çështje, që të shmangen procedurat burokrate dhe t’ju mundësohet refugjatëve që të mund të hyjnë, të kenë leje qëndrime, që të mund të kenë punë “, tha…
Një ngjarje makabre, e denjë për filma thriller është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytezën e vogël greke, Andravida, ku një çift shqiptar dhe dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç, u gjetën të vdekur në banesën e tyre, nga djali i madh i familjes, vetëm 12 vjeç. Mediat greke raportojnë se, nga hetimet paraprake të policisë, skenari i një vrasje nga babai i 3 pjesëtarëve të familjes, dhe më pas vetëvrasje, është hedhur poshtë. Sipas policisë, trupat e shqiptarit nga Lushnja, Armando dhe gruas së tij Maria, u gjetën në një rimorkio në depon e shtëpisë, ndërsa në…
Garat e shpejtësisë me makinë janë kthyer në një “sport” mesa duket për të rinjtë shqiptarë që me makina luksoze kthehen në burim aksidenti për shkak të manovrave të rrezikshme që kryejnë në rrugë. Vetëm në 72 orët e fundit, policia tha se ka evidentuar e ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë. Ndërkohë është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i një automjeti së bashku me drejtuesin e tij, shtetasin L. G, që në datën 23.02.2022 u demaskua nëpërmjet rrjeteve sociale. Sipas bluve, në internet u…
Dikur ishin njerëzit që bënin mblesëri duke dërguar fjalë tek një familje për një vajzë apo djalë të mirë. Më pas ishin gazetat ato që filluan të bashkojnë çifte me anë të njoftimeve. Sot, kur teknologjia zë vendin kryesor në tavolinën e çdo familje shqiptare, janë aplikacionet që po bashkojnë njerëzit. I tillë është edhe “dua.com”. Ai është një aplikacion që synon të lidhë njerëzit! Këtë gjë fillimisht dua.com po e bën përmes dashurisë, e që në të ardhmen pritet të bëhet përmes miqësisë dhe biznesit, me zgjerimin e aplikacionit. Për ta përdorur dua.com mjafton ta shkarkoni në telefonin tuaj…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 137 gjoba për shkelje të rregullave në trafik. Sipas njoftimit të MPB-së, 41 prej gjobave janë për tejkalim të shpejtësisë, 11 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. – Advertisements – Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe katër gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër për kalim në të kuqe në semaforë dhe 43 për parkim të parregullt.
Në dokumentin e ri të politikës fiskale, 2022-2026 qeveria angazhohet që të analizojë përjashtimet tatimore, me synim heqjen e tyre, në TVSH, akcizë etj, të cilat janë dhënë ndër vite për të nxitur sektorë të caktuar. Në vitin 2023 e në vijim qeveria do të shqyrtoje heqjen e përjashtimit nga TVSH-së të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, turizmit, tregjeve financiare. Gjithashtu strategjia synon unifikimin e normave tatimore drejt vlerës më të lartë. Furnizimi i shërbimeve shëndetësorë nga sektori privat ka qene fillimisht i përjashtuar. Më vonë, pas vitit 2010, për këtë shërbim aplikohej TVSH 10 % dhe nga janari 2014 trajtohet…
Lufta në Ukrainë përpos asaj që po ndodh çdo ditë në terren me operacione ushtarake ruse duket se po zhvillohet edhe në një sërë dimensionesh të tjera që përfshijnë edhe atë të sulmeve kibernetike. Qeveria e Ukrainës njoftoi për një sulm kibernetik në shkallë të gjerë edhe më herët gjatë janarit diçka që vazhdon akoma edhe sot duke bërë që shtetet anekënd globit të ndërgjegjësohen për rëndësinë e rritjes së sigurisë. Shqipëria duket se i është bashkuar kësaj përpjekje dhe së fundmi Sektori i Menaxhimit të Incidenteve Kibernetike pranë Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike(AKCESK), se bashku me…
Kuvendi sot do ta vazhdojë mbledhjen e 64-t në të cilët për të tretën ditë në rend dite është Propozim-vendimi për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga anëtar i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. – Advertisements – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot gjithashtu seancë do të mbajë Komisioni për Çështje Ekonomike
Edhe këtë të enjte vijon moti i kthjellët në të gjithë Shqipërinë gjatë ditës së sotme. Vranësirat do të shfaqen vetëm përkohësisht kryesisht në skajin verior dhe zonat malore lindore. Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë orëve të para të ditës ku vlera minimale shënon rreth -1 gradë celsius në zonat malore të veriut, ndërsa temperaturat e mesditës sot luhaten nga 10 gradë në zonat malore deri 18 gradë celsius, vlera maksimale në disa qytete të perëndimit të Shqipërisë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 28 km/h me drejtim veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det të…

