12:10 | 2 Mars 2022 Vladimir Putin pretendon të jetë një simbol i “Otechestvo” – ose vetë Atdheu rus. Çdo fjalim i tij, fotografi dhe konferencat për shtyp, kanë për qëllim që të përcjellin mesazhin që do të dërgojë ai , pretendimin se ai është njeri i popullit. Ai do të mbrojë qytetarinë e tij nga armiqtë, të huaj dhe vendas, do të zmbrapsë “nazistët” ukrainas nga kryerja e gjenocidit kundër rusëve etnikë në Donbass, do të luftojë një ushtar të NATO-s në tapetin e xhudos dhe do të shpëtojë një fëmijë rus nga kthetrat e një tigri Siberian, transmeton…
Author: almakos
Lufta e përshkallëzuar e Rusisë me Ukrainën duket se ka “qetësuar” marrëdhëniet konfliktuale politike në Tiranë. Në një postim në rrjetin social Twitter, Ilir Meta ka folur rreth krizës aktuale ndërkombëtare, gjë që është pasuar më një “LIKE”, nga Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim. Ky reagim nga diplomatja ka nënkuptuar një “ngrirje” të tensioneve politike në vend dhe jo vetëm! Fushëbeteja ukraino-ruse “hesht” përleshjet në Tiranë Përplasja e Kim me Metën, e cila mund të cilësohet si e ashpër përpos se ka kohë pa zhvillime ka pasur edhe një lloj “bashkëpunimi” sa i përket përshkallëzimit të luftës. “Shqipëria është krah…
Miliarderi rus Alisher Usmanov u sanksionua nga Bashkimi Evropian të hënën. Dy ditë më vonë, Forbes ka mësuar nga tre burime në industrinë e jahteve se një nga pasuritë e tij të çmuara – jahti 156 metra i gjatë Dilbar, i vlerësuar në afro 600 milionë dollarë – është sekuestruar nga autoritetet gjermane në qytetin verior të Hamburgut. Anija ka qenë në kantieret detare të Hamburgut të firmës gjermane të ndërtimit të anijeve Blohm+Voss që nga fundi i tetorit për një punë riparimi. Burimet që folën për Forbes thanë se qeveria gjermane ngriu asetin dhe se punonjësit e Blohm+Voss që…
Shqipëria i është bashkuar 37 vendeve aleatë dhe partnere për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Në një reagim, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se Rusia duhet të hetohet për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit. Teksa e konsideron agresionin rus të paligjshëm, Xhaçka shprehet se bota nuk do ta pranojë kurrë këtë që po bën Rusia. “Shqipëria bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin…
Çmimet e karburantit, gazit dhe grurit në vend mund të priten të rriten pasi fillimi i luftës në Ukrainë shkaktoi rritje të çmimit të këtyre produkteve në tregjet botërore. – Advertisements – Siç tha profesori universitar Zoran Ivanovski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, rritja e çmimit të naftës vazhdon. “Nuk e di nëse ndërhyrja e OPEK-ut do të ketë sukses, andaj mund të presim rritje drastike në tregun e karburanteve, që sigurisht do të reflektohet si ndikim i kushtueshëm edhe në ekonominë vendase. Sa i përket gazit, situata është e ngjashme”, ka thënë Ivanovski./ Alsat.mk
Rritja e çmimeve të lëndëve të para ushqimore në tregjet botërore mund të shihet si mundësi për të stimuluar prodhimin tonë vendas të kulturave të caktuara industriale, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat kryetari i Lidhjes së odave ekonomike, Trajan Angellovski. – Advertisements – “Çmimet e larta mund të stimulojnë pozitivisht rritjen eventuale të prodhimit tonë bujqësor dhe këta fermerë që i kemi me vete, të marrin çmim më korrekt, për dallim nga periudha paraprake”, ka thënë Angellovski./ Alsat.mk
Elbasani, qyteti i njohur industrial i Shqipërisë së Mesme, imazhi i të cilit është i lidhur me arsimin dhe dijen, është kthyer vitet e fundit në imazhin e qytetit ku organizatat kriminale përplasen dhunshëm me njëra-tjetrën. Ne pjesën e dyte te dokumentarit te emisionit “Ne Shenjester” hedh me shume drite per te kuptuar kete’lufte’ mes tyre. Po përse gjithë ky gjak i derdhur midis dy bandave? Për të kuptuar përse kjo luftë ishte bërë kaq e egër dhe e hekurt midis dy bandave, duhet të kthehemi pas në kohë, në atë që konsiderohet si Masakra e Bradasheshit. E ndodhur më…
Ministri për Diasporën, Xhemail Çupi i ftuar në “Magazina Ekonomike”, deklaroi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është në kontakt permanent me shtetasit tanë të cilët për momentin ndodhen në Ukrainë, por edhe Rusi, shkruan Alsat. – Advertisements – Sipas Çupit, Qeveria po bën të gjitha përpjekjet për të mundësuar evakuimin e shtetasve tanë nga rajoni i Krizës. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë është tej e shqetësuar dhe njëkohësisht intensive në raport me të gjitha masat restriktive që duhet të merr dhe të gjitha vendimet e saj qeveritare, me të vetmin qëllim të kemi situatë më pak të dhimbshme. Dua…
Trafikimi i emigrantëve të jashtëligjshëm është shndërruar në një fenomen tepër shqetësues në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë ka raportime për neutralizim grupesh dhe personash që transportojnë klandestinë sirianë në këmbim të përfitimit monetar. Të mërkurën, u raportuan tre raste të ndryshme të këtij trafikimi të qenieve njerëzore. Shqipëria e gatshme të strehojë refugjatë ukrainas Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka shprehur gatishmërinë që Shqipëria të presë refugjatë ukrainas që në ditën e dytë të pushtimit rus. Kreu i qeverisë e shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar qytetarët ukrainas të prekur nga agresioni, në konferencën të përbashkët për shtyp së…
Historia e një vajze shqiptare të mbetur në mes të konfliktit të armatosur në Ukrainë, ka patur një fund të lumtur. Babai i saj u nis nga Shqipëria dhe e gjeti atë në Ukrainë, për ta kaluar më pas përtej kufirit drejt Moldavisë. Kjo është vajza e mbetur në Kiev dhe e rrezikuar mbase për mos ta parë më kurrë babain e saj. Me shumë vështirësi dhe mundim ia doli ta ketë vajzën në krahët e tij e ti thotë: “Vetëm Zoti mund të na ndante”. Nga Ukraina duke udhëtuar drejt kufirit me Moldavinë, babai përmes këtij video mesazhi thotë:…
Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa nga 1586 testime kanë rezultuar pozitivë 282 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e…
Në Shqipëri, Kryqi i Kuq ka nisur një fushatë 10-ditore për mbledhje fondesh në ndihmë të Ukrainës. Grupe të rinjsh vullnetarë kanë dalë në sheshe e rrugë kryesore në të gjithë vendin. Qindra qytetarë të Tiranës iu bashkuan sot thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të mbledhur fonde dhe ndihma për Kryqin e Kuq të Ukrainës. “Jam nënë dhe një qytetare, që nuk do të doja kurrë luftë. Na duhet paqe dhe dashuri, ndërsa Putin duhet të tërhiqet. Të ndihmojë e gjithë bota për këtë gjë dhe të zgjidhet ky konflikt me paqe, sepse po vriten fëmijë, njerëz të…

