Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 137 gjoba për shkelje të rregullave në trafik. Sipas njoftimit të MPB-së, 41 prej gjobave janë për tejkalim të shpejtësisë, 11 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.
– Advertisements –
Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe katër gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër për kalim në të kuqe në semaforë dhe 43 për parkim të parregullt.



