Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz të Tiranës këtë të enjte, ku një efektiv i Policisë së Shtetit është sulmuar më thikë nga një e re.
Zyra e shtypit të uniformave blu ka bërë me dije se autorja e krimit me iniciale Sh. Gj., 22 vjeçe është vënë në pranga pasi kreu aktin.
Fatmirësisht, efektivi është transportuar në spital në kohë dhe nuk rrezikon të humbase jetën.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Kamëz
Goditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për t’i komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vijon…



