Dy ditë më parë, Gjykata e Vlorës ka vendosur të pushojë një nga çështjet më të bujshme të tjetërsimit të tokave në vendin tonë. Bëhet fjalë për tjetërsimin e tokave në zonën e Gjilekës në Dhërmi të Himarës, çështje që u nis të hetohej fillimisht nga Prokuroria e Tiranës dhe më pas u kalua në prokurorinë e Vlorës. Ishin të shumtë zyrtarët e vënë nën akuzë për një mori veprash penale po gjykata pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur ta pushojë atë. Një vit më parë Prokuroria komunikoi akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Veprimeve që pengojnë…
Author: almakos
Kërkesa për ndihmë ushtarake nga Ukraina ka përmbajtje të klasifikuar, dhe për këtë opinioni nuk mund të informohet për detajet, tha sot në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska. Sipas saj, donacioni nuk do të ndikojë në kapacitetin dhe aftësinë e ushtrisë sonë. – Advertisements – “Kërkesa e dërguar nga autoritetet ukrainase ishte e përmbajtjes së klasifikuar, dhe ajo përmban atë që ata kërkojnë nga ne. Sigurisht nëse jemi në gjendje ta dorëzojmë. Prandaj, në publik dhe në interes të transparencës, njoftuam se kemi marrë vendim që të dhurojmë pajisje ushtarake dhe ndihmë në përputhje me…
Deklarata e miratuar nga Kuvendi synon të dënojë shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë, tha ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në emisionin “360 Gradë” në Alsat. Ajo shprehu vërejtje për qëndrimin e partisë opozitare “E Majta”, e cila nuk mbështeti Deklaratën në fjalë. – Advertisements – “Pyetja që shtrohet politikisht është se interpretohet në kolaicionin opozitarë mos përkrahja e njërës nga partitë politike e cila deri para disa muajsh do duhej të ishte faktor kyç për të ashtuquajturën qeveri të re”, tha Petrovska.E pyetur nëse e kishte fjalën për partinë “E Majta”, ministrja tha: “Absolutisht – po”…/Alsat.mk
Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, duke arritur nivelin më të lartë në gati një vit. Forcimi i monedhës së përbashkët, ka tërhequr dhe të gjitha valutat e tjera, ku më e fortë ishte rritja e dollarit, i ndihmuar dhe nga mbiçmimi i tij në bursat ndërkombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.07 lekë, ose 0.39 lekë më shumë se një ditë më parë. Në vetëm 4 ditë, euro është mbiçmuar me 1.75 lekë, rritja më e fortë që nga…
Çmimi i naftës në Tiranë arriti në 210 lekë për litër për shkak të trazirave në tregun ndërkombëtar. Megjithatë, taksat mbi naftën janë përgjegjëse për dy të tretat e rritjes së çmimit dhe qeveria e Edi Ramës e ka në dorë që t’u heqë shqiptarëve pjesën më të madhe të rritjes së çmimit, pa pësuar rënie në të ardhurat buxhetore. Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar u rrit në 115 dollarë për fuçi gjatë ditëve të fundit ndërsa bota përballet me krizën më të vështirë të shumë dekadave, luftën në Ukrainë dhe nevojën për të izoluar ekonomikisht Rusinë, vendin me…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski siguroi se vendi ka sasi të mjaftueshme të derivateve të naftës dhe se në të ardhëm nuk parashihet që të ketë probleme në furnizim. Ndërkohë rastin e djeshëm e vlerëson si panik të shkaktuar shkaktuar nga siç u shpreh ai disa “tregtar të vegjë”. – Advertisements – “Tek qytetarët nuk duhet të ketë panik rreth furnizimit me karburante. Republika e Maqedonisë së Veriut ka mjaftueshëm karburante. Ne furnizohemi me karburant përmes Republikës së Greqisë dhe problem i tillë nuk ekziston. Ajo që është shkaktuar mbrëmë, u bë nga ana e disa shitësve të vegjël të…
Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit 2 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë nga 1357 testime, kanë rezultuar pozitiv 110 pacientë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID, thuhet ne njoftimin e ministrise reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me…
Një aksident është regjistruar këtë të premte në superstradën Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ndërkohë të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Shteti vendosi të gjejë kapacitete publike e private për strehimin e refugjatëve ukrainas. Por, dy ditë më vonë luten që mos të vijnë ata, ngaqë nuk janë të gatshëm t’i presin, shkruan Alsat. Në përgjigjen që morën nga qeveria, thonë se vendi ynë nuk është në rutën e dyndjeve të refugjatëve ukrainas, siç ka qenë rasti i refugjatëve nga Siria. Qeveria ende nuk ka të hartuar strategji për pritjen e tyre e as nuk di nga ti siguroj paratë. Jo zyrtarisht, mësuam se dy janë mundësitë: para nga buxheti i shtetit ose donacione nga…
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka qenë në shoqërinë e një prej moderatoreve më të njohura në vend, Eni Vasili. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja e cila ka pohuar se ishte një takim miqësor. “Pas një takimi miqësor me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Faleminderit për pritjen e ngrohtë!”, shkruan Vasili
Gazetare: Vjollca Aliti – Advertisements – Maqedonia e Veriut drejt heqjes së tërësishme të masave kufizuese. Kreu i Komisionit për sëmundje infektive Aleksandar Petlickovski në një intervistë për ALSAT u shpreh optimist se trendi i uljes së rasteve të reja dhe shtrimeve në spitale si pasojë e Kovid19 do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme, gjë e cila do të mundësojë lehtësimin e masave. Ai shtoi se për momentin nuk parashihen lehtësime për shtetasit e huaj të cilët futen brenda Maqedonisë. Doza e tretë e vaksinës anti Kovid sipas tij, për momentin është mbrojtja më e sigurt ndaj virusit…
Gazetar: Miki Trajkovski – Advertisements – Shoqata e Hotelierëve përmes një letre drejtuar Qeverisë informon se hotelet në Ohër dhe Strugë, janë të gatshme të japin 30% të objekteve të tyre, për pritjen e refugjatëve nga Ukraina, shkruan Alsat. Ata presin që këto ditë të saktësohen detajet. Në letrën deri te e cila erdhi Alsat thuhet se hotelierët ofrojnë kushte të favorshme për përkujdesje. “Që do të thotë nga rreth 5000 dhoma hoteli, 30% e tyre, pra 1500 dhoma ose 2000-3000 turistë, ose refugjatë nga Ukraina. Presim të kontaktohemi sot ose nesër për të diskutuar gjëra të detajuara, si duhet…

