Author: almakos

Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për veriun dhe qendrën, por reshje të pakta shiu do ketë skaji jugor. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të reshjeve nga i gjithë vendi, duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesi, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 në verilindje deri  në 16°C në jugperëndim. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës, pasi është kallëzuar se ka goditur me sende të forta një komisioner të një qendre votimi gjatë procesit zgjedhor. Policia njofton se në kërkim është shtetasi me iniciale K.F. 40 vjeç banues në njësinë administrative Melan në Dibër. Ka qenë 56-vjeçari me iniciale Q.S., sekretar i komisionit të QV nr. 1132 që ka bërë kallëzimin në polici. Sipas tij, 40-vjeçari i shpallur në kërkim e ka goditur me sende të forta jashtë ambienteve të qendrës së votimit. Njoftimi i policisë: Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë…

Lexo më Shumë

FUSHË-KRUJË-  Të rënda janë pamjet nga vendngjarja, ku në orët e para të mëngjesit të së dielës ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën 5 personave. Katër prej viktimave ndërruan jetë në vendngjarje për shkak të përplasjes, ndërsa 34-vjeçarja Rudina Haka nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra. Burimet për Gazetën Shqiptare konfirmuan se Haka u nda nga jeta rreth orës 17:43 në Spitalin e Traumës.

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski – Advertisements – Komuna e vogël Qendra Zhupa është një tjetër komunë me mbledhjen më të ulët të tatimit mbi pronën. Përqindja e arkëtimit në periudhën 2017-2019 sipas Qendrës për Komunikime Civile është 36%. Por, sipas kryetarit të komunës, Arjan Ibrahim, këto të dhëna nuk janë të sakta. Në vitin 2018, thotë ai, janë mbledhur 62% nga kompanitë dhe 63% nga qytetarët, shkruan Alsat “Për vitin 2019 është e ngjashme. Në përqindje, tatimi në pronë për personat juridikë është 70%, ndërsa për personat fizik është 80%. Kemi një rënie pagese për vitin 2020. Kjo është e logjikshme,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Parullën me banesën e saj të shkatërruar në Kiev e mbajti fort, por nuk arriti të mbaj edhe lotët ndërsa kujtoi që pjesën tjetër të familjes e ka në shtet rrethim të kryeqytetit ukrainas. Kjo ukrainase tha se djali i saj nuk e lëshoi shtëpinë edhe pse ka foshnjën 5 muajsh. Tha se në Kiev ka qenë gjatë bombardimit rus, dhe në Maqedoni ka ardhur para katër ditësh. Albina Jonuz rrëfeu vështirësitë se si ka ikur nga Kievi dhe kufirin me Moldavinë e kanë kaluar në këmbë. Pastaj nga Rumania në Bullgari dhe arriti…

Lexo më Shumë

Një valë e re çmimesh nga tregjet e huaja pritet ta godasë edhe tregun e Kosovës, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Rusia është një prej prodhueseve më të mëdha të energjisë në botë dhe shpërthimi i luftës në Ukrainë ka çrregulluar tregjet e naftës dhe gazit në tërë globin. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, më 6 mars, ka arritur në 118 dollarë për fuçi. Rritja e çmimit të derivateve dhe energjisë në botë, pritet që drejtpërdrejtë të rrisë edhe çmimet e produkteve tjera, pasi në Kosovë sasia më e…

Lexo më Shumë

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Përrenjas-Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në Rajonin Qendror ka pasur reshje dëbore në:, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Fushë Stude- Klenjë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Qafë Mollë- Bizë, Krujë-Sarisalltik, Zëmblak-Goricë Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë. Në akset Ura e Çereneçit-Klenjë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku kanë humbur jetën katër të rinj dhe është plagosur rëndë një tjetër. Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku nga përplasja e dy makinave kanë humbur tragjikisht jetën të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy nga pasagjerët që udhëtonin me to. Një dëshmitar, i cili ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë, u shpreh për “ABC News” se. aksidenti ka qenë aq i fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat. “Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty…

Lexo më Shumë

11:47 | 4 Mars 2022 Pasi forcat ushtarake ruse pushtuan termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë javën e kaluar, rika për rezultatin e luftimeve dhe veprimeve ushtarake në vendin e katastrofës bërthamore është eklipsuar nga granatimet ruse të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia. Forcat ruse dhe ukrainase u angazhuan në një betejë në uzinën e Zaporizhzhia në orët e hershme të mëngjesit të së premtes (4 mars), me granatimet ruse që shkaktuan një zjarr në uzinë, e cila u kap në një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube, transmeton portal arbresh.info Zjarri në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia është shuar që atëherë, sipas…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur Romeo Meçaj, 33 vjeç, pranë stadiumit “Flamurtari”. 33-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë drejt Tiranës. Autorët dyshohet se e kanë pritur të fshehur Meçajn pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij. Pas të shtënave ata u larguan me shpejtësi, ndërsa dogjën automjetin e tyre në zonën e quajtur “Shtatë Pallatet”, pranë Ujit të Ftohtë. Gazetari Enrik Mehmetaj ben me dije se policia gjeti dhe sekuestoi brenda saj, dy kallashnikov të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se materialet janë dërguar në të 942 qendrat e votimit në 6 bashki, Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, ndërsa në Bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik. Njoftimi i KQZ: KQZ Shqiperi njofton shpërndarjen e plotë të bazës materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 Bashki të vendit të datës 6 Mars 2022. Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 Qendrat e Votimit të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, ndërsa në Bashkinë Vorë…

Lexo më Shumë