FUSHË-KRUJË- Të rënda janë pamjet nga vendngjarja, ku në orët e para të mëngjesit të së dielës ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën 5 personave. Katër prej viktimave ndërruan jetë në vendngjarje për shkak të përplasjes, ndërsa 34-vjeçarja Rudina Haka nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra.
Burimet për Gazetën Shqiptare konfirmuan se Haka u nda nga jeta rreth orës 17:43 në Spitalin e Traumës.



