Një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa në 24 orët e fundit janë infektuar 263 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Sipas ministrise vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. “Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku”. Ministria apelon të gjithë…
Author: almakos
TIRANË- Policia rrugore vijon të kryejë kontrollet e saj rutinë nëpër rrugët e kryeqytetit. Në javën që lamë pas, sipas raportimeve janë pezulluar 204 leje drejtimi ku 22 kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 138 për shpejtësinë dhe 44 të tjerë për shkelje të tjera të kodit rrugor. Forcat blu raportuan edhe raste ku drejtuesit e mjeteve, konkretisht 27 prej tyre janë arrestuar si pasojë e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo dhe pa leje drejtimi, për largimin nga vendi i aksidentit apo për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt. Vrojtimet e javës që lamë pas…
7 Marsi i këtij viti shënon 135 vjet nga hapja e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë. Me rastin e kësaj dite, në të gjitha shkollat e vendit u organizuan programe të ndryshme kulturore, shkruan Alsat. – Advertisements – Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë-Likovë, ndau mirënjohje për mësimdhënësit e nxënësit e dalluar. Një mirënjohje të tillë mori edhe gazetarja e Alsatit Melihate Rustemi, për kontributin e saj për raportimin lidhur me problemet e shumta në arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut. “Detyra jonë është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion ashtu të pastër te…
Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Shumica parlamentare në përpjekje për plotësim të shpejtë të përbërjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend… Në koordinimin e zakonshëm të së hënës, kreu i Kuvendit Xhaferi ka njoftuar koordinatorët e grupeve parlamentare se duhet të japin propozimet e tyre për vendet boshe të anëtarëve të këtij trupi punues, shkruan Alsat. Komisioni për zgjedhje dhe emërime është pa kryetar dhe pa një anëtarë, kurse opozita po ashtu duhet të zgjedhë dy zv/anëtarë. Ky komision është kyç për të propozuar emra deputetësh të cilët do të plotësonin edhe përbërjen e komisioneve të tjera…
Gazetar: Ile Petreski – Advertisements – Biznesi i frikësohet një goditjeje të re të shkaktuar nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të energjisë në bursat botërore, shkruan Alsat. Çmimi i energjisë elektrike po thyen rekorde, ndërsa kostot e kompanive po rriten. Biznesmenët kërkojnë ndihmë nga shteti për pagesën e faturave të energjisë elektrike. Biznesmenët presin që Qeveria të heqë dorë nga TVSH-ja në këtë kohë krize për familjet dhe bizneset për të ulur kostot. “Besoj se Qeveria do të ketë mirëkuptim dhe duhet ta heqë TVSH-në 100%. Nuk duhet të ketë fare TVSH ose taksa duhet të jetë zero për…
Kriza e shkaktuar nga agresioni i Putinit kundër Ukrainës duket se po reflektohet në tregun shqiptar me rritje dramatike çmimesh dhe me dobësim të konsiderueshëm të lekut përkundrejt euros dhe dollarit amerikan. Leku shqiptar humbi 1.2% të vlerës kundrejt euros dhe 3% kundrejt dollarit amerikan në një lëvizje të shpejtë dhe të pazakontë, besohet për shkak të krizës ndërkombëtare të shkaktuar nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Mesditën e së hënës, euro u këmbye me 124.6 lekë, niveli më i lartë i regjistruar që nga prilli i vitit 2020 kur një periudhë tjetër trazirash e shkaktuar nga bllokimi i linjave…
Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – Janë punësuar në spitalin e Tetovës që para katër vitesh, por asnjëherë vendim pune nuk morën, shkruan Alsat. Në prej tre muajsh janë edhe pa rrogë, ndërsa kontratat e tyre nuk iu vazhdohen. Infermierët pakënaqësinë e tyre vendosën ta shprehin para dyerve të spitalit klinik të Tetovës. “Që prej dy vitesh kemi problem. Tashmë, katër muaj jemi pa kontrata, pa rroga. Gjithë këta pas meje që janë, kanë përvojë nuk është zgjidhje të punësohen njerëz nga jashtë. Kemi punuar atëherë kur duhej më se shumti, kur nuk flinim 24 orë pa sigurim shëndetësor, dhe…
Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Klinikat e shtetit vazhdojnë të mbetën të stërngarkuara nga pacientët që nuk arrijnë të marrin terminë. Ndonëse pandemia po jep shenjat e fundit, virusi korona mbetet akoma arsyeja përse pritet me muaj, shkruan Alsat. Në gjitha klinikat vërehet fluks i shtuar pacientësh, por më të zëshmit ishin ata tek Transfuziologjia. “Shumë njerëz kanë probleme me terminët, unë realizova terminin me sukses por vërejta se shumë njerëz pavarësisht nga cili etnitet kanë probleme të mëdha, kjo do të thotë se shëndetësia është ZERO!”, thotë një pacient. “Nga tre sahat presim dhe s’të merr askush, ta…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë të Tiranës. Policia bën me dije se një person ka goditur me thikë nënën e tij, e cila ka përfunduar në spital me plagë në trup. Për fat të mira, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i biri është në prangat e policisë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Mësohet se autori është Ajet (Lleshi) Sina, ndërsa e plagosura është identifikuar si Sofie Sina. Njoftimi i Policisë së Tiranës: Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet…
Gazetare: Melihate Rustemi – Advertisements – Të jesh mësues nuk është vetëm një profesion, por edhe një mision i vështirë dhe i rëndësishëm për edukimin e brezave, shkruan Alsat. Kështu shprehet thuajse çdo mësimdhënës e posaçërisht ata të cilët për këtë mision të shenjtë qëndrojnë të ndarë nga familja. “Mësuesi Mirvet Ajrullahu nuk është i vetmi që lë familjen e tij në Shkup për të qenë pjesë e kuadrit të shkollës fillore “Liria” të fshatit Jabollçishtë të komunës Çashkë të Velesit. Bashkë me të, në këtë shkollë ligjërojnë edhe 9 mësimdhënës të tjerë nga qytete të ndryshme, siç janë Kumanova,…
Qeveria e Federatës Ruse ka miratuar të hënën një listë të shteteve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj, sipas agjencisë ruse, TASS. – Advertisements – Lista e vendeve të konsideruara armiqësore përfshin Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezinë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Tajvanin Sipas agjencisë “Tass”, vendet dhe territoret e përmendura në listë…
Në ditën e 7 Marsit, festës së mësuesve, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar arsimtarët për këtë ditë të veçante duke u shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ato. ‘Sot është 7 Marsi, dita për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit tanë! Së bashku me Kryetaren e Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla mblodhëm disa mësues me përvojë të gjatë në fushën e arsimit, nga të gjitha bashkitë e vendit, për të ndarë me ta dhe të gjithë mësuesit kudo që ndodhen urimet në këtë ditë të veçantë. Gëzuar 7 Marsin, të dashur mësues’- shkruan…

