Author: almakos

Asnjë person nuk ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1605 testime kanë rezultuar pozitivë 87 qytetarë, ndërsa 212 janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme…

Lexo më Shumë

Është zbardhur vendimi prej 280 faqesh që çoi në burg Saimir Tahirin, ish-ministrin e brendshëm që u gjet fajtor për shpërdorim detyre dhe që sot po vuan dënimin në Fier. Pasi ka dëgjuar palët, gjykata ka nxjerrë edhe konkluzionet e saj, të ndara sipas disa momenteve kyçe të gjykimit. Që nga përgjimet e Habilajve dhe shpërndarësve të drogës në Itali, që nga shitja e makinës Audi A8 me targa AA 003 GB dhe tek dhuratat, apo kontaktet me trafikantët, janë rreshtuar në konkluzionet e gjykatës, që mund t’i lexoni të zbardhura më poshtë. Marrëdhënia e vëllezërve Habilaj dhe të pandehurit…

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovski A do të burgosen dhe sa vite do të dënohen njerëzit e parë të Ministrisë së Brendshme, për përgjimet masive dhe asgjësimin e aparateve të ndjekjes? Rasti “Target – Fortesa” i hapur nga ish Prokuroria Speciale Publike është përpara vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit. Pesë gjykatës dëgjuan argumentet e prokurorisë dhe të mbrojtjes se pse vendimi i Gjykatës Penale duhet të konfirmohet dhe pse ai duhet të anulohet. Apeli ka mundësinë të nxjerrë një vendim, që do të ndryshojë masën e dënimeve me burg, do të konfirmohen dënimet e Penales, ose do t’i shfuqizojë ato. Opsioni…

Lexo më Shumë

Pas rreth 2 viteve pandemi, janë lehtësuar masat anti-COVID në burgjet e vendit, pasi duke filluar nga 8 marsit, të burgosurit gra dhe të mitur do të kenë mundësi për  katër takime në muaj e ndërsa për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas ‘Kodit të Familjes’ do t’u lejohet një takim i zgjatur në muaj. Kërkesa është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe më pas është miratuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. “Lehtësohen masat kufizuese lidhur me pandeminë e COVID, për takimet me familjarët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Nisur nga ulja e…

Lexo më Shumë

Tre persona janë arrestuar nga policia pas goditjes së një rasti të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në Fier. Në pranga është vënë R. B., 41 vjeç pronari i një lokali në Levan të cilin e kishte përshtatur për këtë aktivitet të paligjshëm dhe dy persona të tjerë, konkretisht D. B., 40 vjeç dhe J. B., 43 vjeç. Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 aparate celulare, 2DVR, një shumë parash dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari u regjistrua në Drenovë të Mallakastrës, ku një mjet agregat që shërbente për kryerjen e shërbimeve në puse është rrokullisur nga rreth 5 tarraca deri sa ka ndaluar, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të njërit prej personave që ndodheshin në të. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një 62-vjeçar, i cili është transportuar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se dy personat po punonin me mjetin agregat në puset e naftës kur ndodhi aksidenti tragjik, ndërsa mësohet se ata ishin punonjës të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë 2557 teste, prej të cilave 340 kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup 198, Veles 21, Kumanovë 17, Prilep 16, Manastir 14, Kavadar 13, Tetovë 10, Gostivar dhe Resnje nga 8 raste, Gjevgjeli 7, Kërçovë dhe Radovish nga 5 raste, Koçanë 3 raste e kështu me radhë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 526 pacientë të shëruar dhe 11 të tjerë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19. Ndërkohë në gjithë vendin kemi edhe 2248 raste aktive.

Lexo më Shumë

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Shumë vajza e gra presin urime dhe lule si një ditë feste. Një pjesë festojnë në lokale nate, ndërsa një pjesë dalin në protestë, në shenjë sensibilizimi për dhunën e burrave. Vrasja e grave dhe vajzave në Shqipëri është një nga plagët më të mëdha të shoqërisë sonë, ndërkohë që numri i lartë i krimit në familje është konsideruar shpesh një emergjencë kombëtare. Në këtë 8 Mars, Gazeta Shqiptare ka risjellë edhe një herë historitë e grave dhe vajzave që u vranë në muajt e fundit. Histori që dëshmojnë se më shumë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit deklaroi se kjo që po ndodhë sot në Maqedoni nuk është për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të paaftësisë së Qeverisë. Sipas tij rritja e çmimeve të derivateve të naftës është një goditje e lartë sociale mbi qytetarët në të gjitha pikëpamjet, mbi të punësuarit, të papunësuarit, bujqit, industrinë dhe ekonominë. “Qeveria urgjentisht duhet të heq gjysmën e akcizës për derivatet e naftës dhe të pranojë propozimin e VMRO-DPMNE-së që është bllokuar në Kuvend. Qeveria të ulë edhe TVSH-në për ushqimet. Në vend të 5% të shkallës së tatimit për ushqime, të…

Lexo më Shumë

“E plagosa, se nuk ia fal dot vrasjen e babait. E kam tentuar edhe njëherë tjetër, po nuk ia arrita dot”! Kjo është dëshmia që ka dhënë Ajet Lleshi, 28- vjeçari nga Klosi momentin kur u vu në pranga nga Policia e Burrelit pasditen e djeshme, pasi kishte plagosur me thikë nënën e tij. Ngjarja që tronditi Tiranën ndodhi orëve të paradites, ndërsa një grua u gjet në rrugë me plagë thike në shpinë. Kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, ndërkohë që më pas është dërguar në Spitalin e Traumës, ku mjekët kanë treguar se është në parametra…

Lexo më Shumë

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) njofton se nga 28.02.2022 deri më 06.03.2022 janë regjistruar 2.504 raste të reja në 34 qytete të Maqedonisë, që paraqet ulje për 32.3% në krahasim me javën e kaluar. Sipas raportit javor të ISHP-së, gjatë kësaj periudhe janë testuar 17.416 materiale laboratorike që është për 9.4% më pak se java e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup me 1.418 raste ose 56.6% nga totali i rasteve për këtë javë. Sa i përket moshës, mosha më e prekur është ajo mbi 60 vjet me 28.2%, ndërsa më pak të prekur…

Lexo më Shumë

Gra dhe vajza janë mbledhur sot në protestë para kryeministrisë me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas. Ato mbanin në duar pankarta të ndryshme ndërsa dëgjoheshin brohoritje në kor, “gratë e mira rebelohen”. Njëra prej tyre Gresa Hasa aktiviste e “Kolektivit Feminist” deklaroi se kjo e sotmja është një ditë simbolike për të ngritur zërin për gjithçka që nuk shkon në vendin tonë. Hasa deklaroi se shteti i ka braktisur gratë dhe zgjidhja e vetme është solidariteti i tyre me njëra tjetrën përmes përpjekjesh dhe angazhimit. “8 Marsi është ditë simbolike. Ne sot jemi mbledhur për të ngritur…

Lexo më Shumë