Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari u regjistrua në Drenovë të Mallakastrës, ku një mjet agregat që shërbente për kryerjen e shërbimeve në puse është rrokullisur nga rreth 5 tarraca deri sa ka ndaluar, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të njërit prej personave që ndodheshin në të.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një 62-vjeçar, i cili është transportuar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se dy personat po punonin me mjetin agregat në puset e naftës kur ndodhi aksidenti tragjik, ndërsa mësohet se ata ishin punonjës të ‘Albpetrol’.



