Author: almakos

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve. Sipas këtij institucioni, shkak është bërë rritja e çmimeve të nënprodukteve të naftës duke filluar nga muaji shkurt. Tregu i shitjes me shumicë përfshin ndërmarrjet importuese të karburantit të llojit naftë dhe benzinë, si dhe ato që e blejnë me shumicë në tregun e brendshëm. Ky institucion shprehet se rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës është reflektuar në të gjithë tregun e shitjes me pakicë dhe për pasojë duke rezultuar në çmime përgjithësisht më të larta për konsumatorin fundor. AK ka nisur…

Lexo më Shumë

Andrea Çobanova Për të zbutur goditjen nga çmimet e larta të derivateve të naftës, qeveria propozon uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-në nga 18 në pesë për qind. Kjo masë ulë pjesën që qytetarët e paguajnë për çdo litër benzinë që shkonte në buxhet, shkruan Alsat. “Nafta në vend të 85,5 denarë do të zvogëlohet për 10,5 denarë dhe do të jetë 75 denarë, benzina në vend të 91,5 denarë do të zvogëlohet për 11,5 denarë dhe do të jetë 80 denarë. Po ulim normën e TVSH-së nga 18 në 10 për qind për naftën, benzinën pa plumb, gazin,…

Lexo më Shumë

Protesta për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, ka nisur sot nga Shkodra. Një grup qytetarësh, mes të cilëve edhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur në urën e Bahçëllëkut. Ata kanë bllokuar për disa minuta hyrjen e qytetit. Në pamje duket momenti kur ata kanë vendosur në hyrje të urës disa kuti kartoni ku shkruhet “Protesto”. Ndërkohë sot në Tiranë është njoftuar një tjetër protestë. Shoqëria civile përmes rrjeteve sociale ka njoftuar qytetarët që të mblidhen para kryeministrisë. Çmimi i naftës kapi shifrën rekord ditën e djeshme duke arritur në 260 lekë për litër. Kreu i…

Lexo më Shumë

Kërcënimet e Rusisë se nuk do të furnizojë me gaz natyror Europën dhe shtrenjtimi i të njëjtit, mund të vërë para dilemës edhe qytetarët por edhe institucionet në vend, për atë se me çfarë do të ngrohen gjatë dimrit të ardhshëm. Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini tha se njëherë për njëherë vendi ka rezerva të mjaftueshme. Ai tha se shpreson që Maqedonia e Veriut do të ketë gaz të mjaftueshëm edhe për dimrin e ardhshëm, pa shpalosur nëse kjo temë është diskutuar detajisht në ekzekutiv. Së fundmi Zv/kryeministri Alexander Noval tha se pavarësisht sanksioneve ekonomike, Rusia vazhdon të përmbushë detyrimet…

Lexo më Shumë

Vrasja makabre e familjes shqiptare në Greqi shokoi mbarë opinionin publik. Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 që në ditët e para të ngjarjes u përpoq të hedhë dritë mbi të vërtetën dhe për t’iu gjendur pranë familjarëve në dhimbje. Pas dëshmisë të motrës së Maries dhe të dhënave të siguruara nga hetimi po plotësohet panorama e të vërtetës se çfarë ndodhi mbrëmjen e dy marsit ku dora e vrasësit gjakftohtë vrau Armandon dhe Marinë dhe mbyti dy fëmijët e mitur dy dhe 3 vjeç. Marrëzia e krimit do të kalonte të pa imagjinueshmen pasi vrasësi kishte parashikuar zhdukjen…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Opozita me një sërë propozimesh për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe energjetike. VMRO DPMNE-ja kërkon uljen 50% të akcizës për karburantet dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha produktet. “Gjithçka që duhet të bëjë pushteti është të ndalojë ti gënjej qytetarët dhe ti pranojë propozimet e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për zvogëlimin e akcizave për karburantet për 50% dhe zvogëlim të TVSH-së për të gjitha produktet e ushqimeve nga 5% në 0%…Të gjithë e dimë se nuk është problem as çmimi i naftës në bursën botërore, e as lufta në Ukrainë. Thjesht, të gjithë e…

Lexo më Shumë

Çmimet e naftës në Shqipëri kanë shënuar rritje të hovshme brenda natës, duke arritur të mërkurën në nivel rekord prej 260 lekësh (2.03 euro) për litër nga 230 lekë për litër (1.80 euro) një ditë më herët. Kjo rritje e çmimit është e katërta brenda javës në Shqipëri. Në bazë të Institutit shqiptar të Statistikave, ky çmim shënon një rritje prej rreth 50 për qind nga mesatarja e çmimit të naftës për litër në treg gjatë vitit 2021. Tregu i destabilizuar i naftës është pasojë direkte e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt. Lufta ka ndikuar…

Lexo më Shumë

Ky është numri i rasteve të reja nga COVID-19 në vend SI09.03.2022 320 Less than a minute Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 292 raste të reja me COVID-19, shkruan Alsat. Po ashtu janë regjistruar edhe 7 raste të vdekjes derisa janë shëruar 303 pacientë./ Alsat.mk SI09.03.2022 320 Less than a minute

Lexo më Shumë

Nga sot Tirana ka në listën e emrave të rrugëve të saj edhe një rrugë me emrin “Ukraina e lirë”. Tabela e re është vendosur pikërisht pranë ambasadës së Ukrainës në vendin tonë, ku ndodhet edhe ambasada ruse. Vendimi për emrin e rrugës u mor pak ditë më parë në një mbledhje të posaçme të këshillit Bashkiak në Tiranë ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se 1300 familje kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur refugjatë ukrainas. Një ditë më parë në këtë rrugë u vendosën edhe flamujt e Ukrainës pikërisht pas miratimit në Kuvend të rezolutës që mbështet Ukrainën.

Lexo më Shumë

Rritja e çmimit të naftës në vendin tonë kanë sjellë reagime të shumta. Në rrjetet sociale është njoftuar një protestë para kryeministrisë në orën 17:00 të pasdites së sotme. Ditën e djeshme çmimi i naftës në Shqipëri kapi vlerën rekord me 265 lekë për litër. Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët një ditë më parë deklaroi se asnjë taksë nuk do të hiqet duke i cilësuar këto kërkesa propozime absurde. Ai deklaroi se jemi në një luftë me impakt kryesor për të sotmen dhe të nesërmen duke iu referuar edhe deklaratave të atyre që thonë se jemi në…

Lexo më Shumë

Ekspertiza balistike ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan një vit më parë. Sipas Prokurorisë, në incidentin e rëndë që shoqëroi fushatën zgjedhore, ka rezultuar se Arbër Paplekaj, përveç viktimës, ka qëlluar me armën e tij edhe efektiven e Policisë Xhensila Sota, e cila kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në konfliktin mes shtabeve elektorale të PS-së dhe PD-së. Prokuroria ka zbardhur detaje të reja gjatë hetimit të dosjes së ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë, në ngjarjen e 21 prillit 2021, që tashmë njihet si masakra…

Lexo më Shumë

Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor me leje nga Qeveria do ta shesë në ankand publik hotelin e Manastirit “Borec”, ose i njohur si “Hotel Bitola”, me një shumë fillestare prej 2.75 milionë euro. Hoteli ka një sipërfaqe prej 5.401 metrash katrorë. “Vlera e parashikuar e tregut të objektit afarist nga neni 1 i këtij vendimi është 167.816.095,00 denarë, e cila vlerë është totali i çmimit fillestar për tenderin publik”, njofton Qeveria. Mbetet të shihet nëse FSPI do të mund ta arkëtojë këtë shumë nëse dihet se në vitin 2015 dhe 2016 ka pasur dy tentime të pasuksesshme, e para…

Lexo më Shumë