Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës. Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje. Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e…
Author: almakos
Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e presionit atmosferik duke sjellë, vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore në zonat malore lindore ndërsa kthjellime dhe vranësira të dendura do të ketë bregdeti dhe pjesërisht zonat e ulëta. Orët e pasdites sjellin përmirësim të motit në ultësirën perëndimore duke lënë zonat malore me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rritje të lehtë pritet gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 11°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet…
Në seancën e rregullt, Qeveria e Maqedonisë ka ngarkuar Ministrinë për Punë të Brendshme që brenda dy ditëve të paraqesë një propozim, me të cilin do të gjendet mënyra se si automjetet ukrainase, të cilat nuk posedojnë karton të gjelbër, të mund të hyjnë në vendin tonë dhe ato të përfshihen në trafik e përgjithshëm, duke mos u kërkuar drejtuesve të makinave, që të mbulojnë këto harxhime. “Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, në koordinim me Ministrinë e Financave, dhe në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Sigurimeve dhe Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe Shoqatën e Shoqërive të…
Kompania Coca-Cola ka njoftuar se po pezullon operacionet e saj në Rusi. “Zemrat tona janë me njerëzit që po përjetojnë efektet e pandërgjegjshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë nga Coca-Cola. Kompania e pijeve të gazuara ishte përballur me presion nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi nuk kishte dhënë ende një qëndrim në lidhje me Rusisë, teksa shumë kompani perëndimore po mbyllnin nga dita në ditë bizneset e tyre në Rusi.
Foto: AP Qeveria në seancën e sotme ka pranuar propozimet e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave për trajtimin e pasojave të KOVID-19, të cilat kanë ardhur si rekomandime të Komisionit për Sëmundjet Infektive (KSI). Në përputhje me këto propozime, Qeveria vendosi të shfuqizojë masën për posedim të detyrueshëm të certifikatës KOVID-19 për hyrje në qendrat tregtare, për të cilat mbetet e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa detyrimi për posedim të detyrueshëm të certifikatës KOVID-19 mbetet për hyrje në ambientet e ushqimit/pijeve, të cilat janë pjesë e qendrave tregtare, tha shërbimi për shtyp i qeverisë. Qeveria ka pranuar sot…
Një aksident është regjistruar në autostradën Durrës-Tiranë pasditen e kësaj të marte. Sipas raportimeve, një trajler që vinte në drejtim të Durrësit është përfshirë në një aksident, ndërsa dyshohet se ka qenë me shpejtësi. Nga aksident i plagosur ka mbetur shoferi i mjetit. Mësohet se ai ka kaluar në krahun tjerët të autostradës, pasi zhvendos ndarëset e betonit. Si pasojë e aksidentit, një sens i autostradës u bllokua.
Në sondazhin e fundit të IRI-së, nisma Ballkani i Hapur është pranuar dhe mbështetur nga 75% e qytetarëve, tha Ilina Mangova, zëvendësdrejtore e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në emisionin “200” në Alsat. Sipas saj, qytetarët i kanë njohur përfitimet ekonomike nga ekzistenca e një nisme të tillë dhe presin vazhdimësi në këtë mbështetje. “Qytetarët duhet të shohin se cilat janë përfitimet e Ballkanit të Hapur”. Nëse është e qartë dhe vazhdon të jetë e qartë, atëherë pres që kjo mbështetje të mbetet e ngjashme, pavarësisht se vendosja e njërit anëtar në Ballkanin e hapur mund të jetë ndryshe nga vendosja…
Ukrainasit mund ta kuptojnë gjuhën ruse më lehtë se sa një rus mund të kuptojë gjuhën ukrainase, shpjegon në emisionin “200” në Alsat, përfaqësuesi i komunitetit ukrainas në Maqedoni, Volodymyr Samoilenko. Duke folur për temën e historisë dhe specifikave të ndërsjella të Rusisë dhe Ukrainës, ai shtoi: “Në kohën sovjetike gjuha e radios dhe televizionit ishte rusishtja, në Ballkan serbishtja apo kroatishtja. Një ukrainas nuk e ka problem të kuptojë një rus. Për rusin kjo është problem. Është e njëjta nëse një serb kupton gjithçka që thotë një slloven”, tha Samoilenko./ Alsat.mk
Tregu i shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) u rrit me 13.3% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të tregut në fund të vitit 2021 arriti vlerën e 13.5 miliardë lekëve ose pothuajse 112 milionë eurove. Shoqëritë e kursim-kreditit apo siç njihen kooperativat financiare janë shoqëri që ofrojnë shërbime vetëm për personat e anëtarësuar në to. Në këto shoqëri, individët e anëtarësuar mund të vendosin depozita, si edhe të përfitojnë kredi apo edhe shërbime të tjera pagesash. Modeli i SHKK-ve ka rezultuar veçanërisht efikas për financimin e atyre segmenteve të shoqërisë që, për arsye të…
Alsat ekskluzivisht mëson se në mbledhjen e tretë të Qeverisë në rend ditë ishin edhe masat anti krizë për bizneset dhe qytetarët. Siç mëson Alsat do të ketë ulje të marzhës dhe lehtësime tatimore për prodhimet ushqimore, naftën dhe energjinë elektrike. Në bazë të paralajmërimeve të mëhershme të autoriteteve është e mundur që TVSH-ja e energjisë të mbetet në 5 për qind deri në fund të vitit edhe pse duhej të kthehej në masën 10 për qind deri në qershor. Një pjesë e biznesmenëve një ditë më parë kërkuan nga Qeveria uljen e akcizës së naftës, që do të thotë…
Gazetar: Melihate Rustemi 8 Marsi nuk është festë për të marrë buqeta lulesh por për të ngritur zërin kundër padrejtësive të vazhdueshme ndaj gjinisë femërore. Kështu u shprehën aktivistet gjatë marshit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke nxjerrë në pah varfërinë e grave, punën e pa paguar që bëjnë çdo ditë, rrezikun e dhunës ekonomike dhe plakjen pa pension, shkruan Alsat “Kërkojmë rritje të pjesëmarrjes së grave në postet vendimmarrëse, nëpërmjet vendosjes së kuotave që parashikojnë pjesëmarrjen e grave në të paktën 40% në çdo nivel qeverisjeje”, tha Bojana Jovanovska, Platforma për barazi gjinore “Sot ne protestojmë për të gjithë…
Gazetar: Andrea Cobanova Çmimet e karburanteve në vend janë pothuajse të barabarta me çmimet në vendet anëtare të BE-së, ku standardi i jetesës është më i lartë. Nga analiza e çmimit aktual të benzinës dhe naftës në krahasim me Slloveninë, Kroacinë dhe Serbinë, diferenca është nga një deri në tre euro për naftë për litër ndërsa benzina është pothuajse identike sikur tek ne. Megjithatë, duhet pasur parasysh se paga minimale në këto vende sillet nga 400 deri në 1100 euro, për dallim nga ne ku paga minimale me rritjen e fundit është 300 euro, shkruan Alsat. Çmimi i benzinës është…

