Author: almakos

Ulje e çmimit të karburanteve është vënë re mbrëmjen e së mërkurës në një stacion të furnizimit me karburant në vendin tonë, pas rritjes alarmuese të ditëve të fundit. Nga vrojtimet e Gazetës Shqiptare rezulton se një litë nafte shitet për 245 lek, nga përkatëisht 260 dhe 269 lek një ditë më parë. Vijon…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “Magazina Ekonomike”, ka sqaruar masat të cilat janë marr sot nga Qeverisa e RMV-së, për rritjen e çmimeve, shkruan Alsat. Ai ka thënë se këto masa që kanë marr do ta zbusin ndikimin negativ të cilin e kemi nga invazioni rus në Ukrainë. “Ka të bëjë me masat të cilat do të zbusin ndikimin negativ të cilin e kemi nga invazioni Rus në Ukrainë, duke marrë parasysh që këto dy shtete janë prodhuesit më të mëdhenj sa i përket drithërave por edhe energencave të ndryshme duke përfshi këtu edhe naftën dhe derivatet e naftës.…

Lexo më Shumë

Blerja e kompanisë One Telecommunications nga kompania hungareze 4iG do të sjellë sipas Autoritetit të Konkurrencës përqendrim horizontal në tregun e telefonisë celulare, por efektet te konsumatorët do të monitorohen pas faktit. Autoriteti i Konkurrencës miratoi shitjen e operatorit të dytë më të madh të telefonisë celulare në Shqipëri, ONE Telecommunications te kompania hungareze 4iG. E njëjta kompani bleu më parë edhe 80.27% të aksioneve të kompanisë “Albtelecom”, që zotëroheshin nga konsorciumi turk CETEL. 4iG zotëron aktualisht rreth 57 për qind të tregut të telefonisë celulare në vend dhe sipas Autoritetit të Konkurencës, do të ketë edhe 59 për qind…

Lexo më Shumë

Disa qindra qytetarë protestuan të mërkurën para Kryeministrisë në Tiranë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri. Qytetarë, aktivistë e artistë u mblodhën në sheshin Dëshmorët e Kombit, duke kërkuar jetë më të mirë dhe duke thënë se me çmimet që janë sot, nuk do t’ia dalin të jetojnë një jetë normale. Atyre iu bashkuan edhe fermerët e blegtorët të cilët thanë se përveç naftës, çmimet e plehrave kimike dhe inputeve bujqësore janë bërë të papërballueshme për ta. “Ne rrogën para se ta marrim na shkon në shpenzime. Na mjeruan”, tha një qytetare. “Ai [kryeministri i Shqipërisë, Edi…

Lexo më Shumë

Leku shqiptar u forcua me 1.9% kundrejt euros dhe 2.8% kundrejt dollarit gjatë ditës së mërkurë pasi kishte shënuar nënçmim dramatik të hënën dhe të martën për shkak të pasigurisë së lartë të krijuar në ekonominë botërore nga sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Euro u këmbye për 124.7 lekë mëngjesin e së mërkurës, sipas kursit mesatar fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë ndërsa dollari i shkëmbye për 113.6 lekë. Euro, e cila është monedha kryesore e tregtisë së jashtme të Shqipërisë, kushtonte 122 lekë një javë më parë, por u shtrenjtua në 124 lekë të hënën dhe 127…

Lexo më Shumë

Protestuesit e mbledhur përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve kanë përshkallëzuar tubimin e tyre. Një pjesë e tyre janë drejtuar drejt Umazës së Vogël, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që pjesa tjetër qëndron ende përballë kryeministrisë ku kanë ndezur dhe disa flakadanë. Ajo që bie në sy është qetësia e shoferëve të zënë në kurthin e trafikut, të cilët kanë fikur makinat duke u pajtuar me protestuesit që janë ngritur kundër rritjes së çmimit të naftës. Qytetarët kanë vendosur që protesta të vijojë çdo ditë në orën 17:00 në mënyrë që qeveria të ndërgjegjësohet dhe të ulë taksat…

Lexo më Shumë

Për VMRO-DPMNE-në më masat e Qeverisë nuk garantojnë uljen e çmimit të karburanteve dhe produkteve të tjera. Madje alarmojnë për rritjen e inflacionit. “Në vend që të pranohet propozimi për uljen e akcizës për derivatet e naftës, siç propozoi VMRO-DPMNE, dhe sipas të cilit prej nesër do të ulej çmimi i benzinës për 13 dhe i naftës për nëntë denarë, kryeministri Kovaçevski sot propozoi një model të komplikuar për uljen e akcizës, që jo vetëm që nuk e kuptoi opinioni, por as nuk garanton se do të kontribuojë në uljen e çmimit të karburanteve me pakicë. Çfarë të thuhet për…

Lexo më Shumë

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko në fjalën e tij në protestën kundër rritjes së çmimeve ka akuzuar qeverinë. Sipas tij, Rama nuk ka asnjë lidhje me këtë krizë, pasi e gjitha është në kurriz të qytetarëve. Teksa bëri thirrje që çdo ditë të dalin në protestë, Soko kishte një thirrje edhe për ata, të cilët shesin votën për një thes miell: “Tani unë kam një thirrje për ata që marrin një thes miell për votën, Mos e jepni më se është rritur çmimi. Kur të votoni herën tjetër mos votoni hajdutë. Vjen dita kur ajo 50 euro kthehet në 100 euro.…

Lexo më Shumë

Shërbimi i transportit urban në kryeqytet po shkon drejt pezullimit të plotë, për shkak të mospërballimit të shpenzimeve nga rritja e lartë e çmimit të naftës. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit qytetas Rixhin Qoshja pohoi për Monitor se operatorët e transportit kanë hyrë në ditën e tretë të reduktimit 55% të numrit të autobusëve. “Operatorët e transportin urban në kryeqytet janë në pamundësi financiare për të përballuar koston nga rritja e çmimit të naftës. Në Porto Romano sot kompanitë u furnizuan me naftë me çmim 254 lekë/litër. Me ketë çmim të naftës operatorët arrijnë të përballojnë financiarisht furnizimit për…

Lexo më Shumë

David Bennet, 57 vjeç, të cilit i ishte vendosur zemra e derrit në janar të këtij viti, ka vdekur të martën , shkruan Usatoday. com. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar saktësisht vdekjet e Bennettit, megjithatë siç ka njoftuar Qendra Mjekësore e Maryland, ai ka qenë duke u rikuperuar pas operacionit të 7 janarit. Gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej ditëve të fundit, derisa spitali ka njoftuar për vdekjen e tij sot.

Lexo më Shumë

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj i është bashkuar protestës kundër rritjes së çmimit të naftës. Para kryeministrisë ai i ka bërë thirrje të rinjve që të mos rrinë në kafe apo në instagram, por të dalin të protestojnë. Sipas aktorit, nëse shqiptarët bashkohen ashtu sic rrëzuan diktaturën, ashtu edhe mund të ulin çmimin e naftës. Protesta u shpreh ai, fillon sot, por nuk duhet të përfundojë. “Ti tregojmë qytetarëve që nuk ulen çmimet duke qëndruar në kafe, nuk ulen çmimet duke bërë buzët dhe duke blerë klikime në instagram. I them të rinjve që nuk është instagrami atdheu…

Lexo më Shumë

Opozita me një sërë propozimesh për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe energjetike. VMRO DPMNE-ja kërkon uljen 50% të akcizës për karburantet dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha produktet. Masa urgjente kërkojnë edhe nga Lëvizja BESA, shkruan Alsat. “Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria dhe institucionet kompetente që të përgatisin pako ekonomike ku do ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarët e vendit për të zbutur krizën por njëkohësisht do ndihmojnë edhe bizneset sidomos ato të cilët merren me prodhimtari. Lëvizja BESA përmes analizave të gjithë parametrave ekonomike i propozon Qeverisë që urgjentisht të shpërndajë vauçerë për çdo familje në vlerë që të ardhurat për një…

Lexo më Shumë