Protestuesit e mbledhur përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve kanë përshkallëzuar tubimin e tyre.
Një pjesë e tyre janë drejtuar drejt Umazës së Vogël, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që pjesa tjetër qëndron ende përballë kryeministrisë ku kanë ndezur dhe disa flakadanë.
Ajo që bie në sy është qetësia e shoferëve të zënë në kurthin e trafikut, të cilët kanë fikur makinat duke u pajtuar me protestuesit që janë ngritur kundër rritjes së çmimit të naftës.
Qytetarët kanë vendosur që protesta të vijojë çdo ditë në orën 17:00 në mënyrë që qeveria të ndërgjegjësohet dhe të ulë taksat e karburantit dhe të rrisë kontrollet për abuzimet me çmimet.



