Eksperti i ekonomisë, Pano Soko në fjalën e tij në protestën kundër rritjes së çmimeve ka akuzuar qeverinë. Sipas tij, Rama nuk ka asnjë lidhje me këtë krizë, pasi e gjitha është në kurriz të qytetarëve.
Teksa bëri thirrje që çdo ditë të dalin në protestë, Soko kishte një thirrje edhe për ata, të cilët shesin votën për një thes miell: “Tani unë kam një thirrje për ata që marrin një thes miell për votën, Mos e jepni më se është rritur çmimi. Kur të votoni herën tjetër mos votoni hajdutë. Vjen dita kur ajo 50 euro kthehet në 100 euro. Po këta kështu e kalojnë me mill.”
“Se ky të bën të dalësh nga vetja. Do e kalojmë krizën bashkë tha, kush bashkë mo vlla. Krizën e kalojmë ne, ç’punë ka ky me krizën. Ky nuk blen as naftë as domate, as miell, këtij ja blemë ne. Orë se këta të luajnë mendsh.
Naftën e paguajmë vetë, kurse këtij ja paguajmë ne. Cfarë thotë ministrja? Dilni ecni me këmbë, por po ta pyesim me cfarë vajte në punë? Jua them unë. Me mercedez me naftën që ja paguajmë ne. Po ne nuk kemi lekë të paguajmë edhe naftën tonë edhe të asaj, kështu që ja paguajmë vetëm asaj dhe vetë ecim në këmbë.
Ore këta janë skandal. Këta janë…dy muaj po të zgjasë nuk do ketë budallenj në rrugë se do jenë të gjithë njësoj.
Tani unë kam një thirrje për ata që marrin një thes miell për votën, Mos e jepni më se është rritur çmimi. Kur të votoni herën tjetër mos votoni hajdutë. Vjen dita kur ajo 50 euro kthehet në 100 euro. Po këta kështu e kalojnë me mill.
Është edhe faji jonë. Këta gjejnë dhe bëjmë, por nëse ne ngulemi këtu në shesh, do shikoni që ky miku nuk vjen më nga Dubai. Kjo është krizë qeverisje. Prandaj këtu në shesh cdo ditë!”, tha Pano Soko.



