Në sondazhin e fundit të IRI-së, nisma Ballkani i Hapur është pranuar dhe mbështetur nga 75% e qytetarëve, tha Ilina Mangova, zëvendësdrejtore e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në emisionin “200” në Alsat.
Sipas saj, qytetarët i kanë njohur përfitimet ekonomike nga ekzistenca e një nisme të tillë dhe presin vazhdimësi në këtë mbështetje.
“Qytetarët duhet të shohin se cilat janë përfitimet e Ballkanit të Hapur”. Nëse është e qartë dhe vazhdon të jetë e qartë, atëherë pres që kjo mbështetje të mbetet e ngjashme, pavarësisht se vendosja e njërit anëtar në Ballkanin e hapur mund të jetë ndryshe nga vendosja e dy të tjerëve, Maqedonisë dhe Shqipërisë”, tha ajo. / Alsat.mk



