Nga sot Tirana ka në listën e emrave të rrugëve të saj edhe një rrugë me emrin “Ukraina e lirë”. Tabela e re është vendosur pikërisht pranë ambasadës së Ukrainës në vendin tonë, ku ndodhet edhe ambasada ruse.
Vendimi për emrin e rrugës u mor pak ditë më parë në një mbledhje të posaçme të këshillit Bashkiak në Tiranë ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se 1300 familje kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur refugjatë ukrainas.
Një ditë më parë në këtë rrugë u vendosën edhe flamujt e Ukrainës pikërisht pas miratimit në Kuvend të rezolutës që mbështet Ukrainën.





