Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje të dielën Izraelit që të “bëjë një zgjedhje” duke mbështetur në mënyrë efektive Ukrainën mbi Rusinë gjatë një video-konference përpara anëtarëve të Knesset-it, parlamentit izraelit. “Izraeli duhet të jetojë me zgjedhjet që bën nëse do të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës nga pushtimi rus. Ukraina bëri zgjedhjen e saj 80 vjet më parë dhe ne fshehëm hebrenjtë, ka ardhur koha që Izraeli të bëjë zgjedhjen e tij … indiferenca vret, llogaritjet vrasin”, tha Zelensky, duke vënë bast mbi rrënjët e tij hebreje, në një fjalim në ukrainisht që u përkthye në hebraisht për…
Author: almakos
LEXO EDHE: Gjatë ditës së sotme, diku rreth orës 09:35 minuta në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup, policia ka privuar nga liria 44 vjeçarin Sh.K. nga fshati Cvetovë. Personi në fjalë kërkohej me flet-arrest qendror për veprën penale që është e dënueshme në bazë të neni 297 nga Kodi Penal. Sh.K. do të dërgohet në burg për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk
Me 28 milionë dollarë u kap gruaja e një politikani në Ukrainë. Gruaja e ish-deputetit të Ukrainës Kotvytskyy ka dashur ta kalojë kufirin me një shumë të madhe të parave. Ajo në valixhe kishte hiç më pak se 28 milionë dollarë (mbi 25 milionë euro) dhe mbi 1.3 milion euro, por u kap nga autoritetet e Hungarisë në kufirin Zakarpattya, raportojnë mediat në Ukrainë përcjell Klankosova.tv. Gruaja e ish-deputetit tani po merret në pyetje për të mësuar se nga i kishte marrë ato para me të cilat kishte tentuar të ikte.
Kremlini ka thënë se një embargo ndaj naftës ruse do të godiste rëndë Evropën, por nuk do të ndikonte tek Shtetet e Bashkuara, duke iu përgjigjur propozimeve të disa ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për një embargo të naftës si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë. Reuters raporton nga konferenca për shtyp e Kremlinit: Progresi në bisedimet e paqes me Ukrainën nuk po ecën aq shpejt sa duhet, dhe duhet bërë më shumë përpara çdo takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Pretendimet se Rusia nuk po i lejon qytetarët ukrainas të…
LEXO EDHE: Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është “e qartë, brenda BE-së” dhe se Ballkani Perëndimor nuk është oborri i fundit e Unionit, por brendësia e tij. Mbrëmë, në një blog të titulluar “Është koha për të ecur përpara në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE” me rastin e vizitave të javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë, Borrell tha se liderët e dënuan qartë pushtimin rus të Ukrainës dhe iu bashkuan sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. “Ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për të ndalur…
Tre persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Zadrima të finalizuar në orët e mbrëmjes në Lezhë. Gjatë kontrollit policia ka gjetur 40 kg kanabis në thasë plastmasi të zeza që përdoren për plehrat. Në pranga janë vënë Ergys Arrazi 28 vjeç, Izmir Dervishi 31 vjeç dhe Durim Mehmedaj 37 vjeç të tre banues në Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i Policisë: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Zadrima”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.…
LEXO EDHE: Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup ka gjobitur 283 vozitës. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 283 masa, nga të cilat 95 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 45 për drejtim automjetit në gjendje të dehur, 41 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 15 masa për përdorimin të telefonit gjatë vozitjes, 16 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, 12 për shofer fillestar, 7 gjoba për automjete të paregjistruara dhe…
“Të mos qëndrojmë të ndarë. Është koha për të thënë: Bullgaria është e bashkuar”, tha kryeministri Kiril Petkov para turmës së mbledhur në monumentin e ‘Shipkës’ më 3 mars, kur bullgarët shënojnë fundin e sundimit shekullor osman. Në përgjigje, një grup simpatizantësh pro-rusë dhe mbështetës të së djathtës ekstreme, disa prej tyre duke valëvitur flamujt rusë dhe duke brohoritur “Rusia”, përshëndetën thirrjen e tij për unitet dhe madje hodhën topa bore ndaj tij. Monumenti ndodhet në një kalim malor piktoresk, një fushë beteje historike gjatë Luftës Ruso-Turke ku ushtria ruse, e ndihmuar nga vullnetarët bullgarë, zmbrapsi një sulm të madh…
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i njërit prej makinave dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetet. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 21.03.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin E. L., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi H. N., dhe pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit M. F., dhe E.…
LEXO EDHE: Prej sot fillon karvani për vaksinimin anti-kovid që deri më 3 prill do të kalojë nëpër 14 komuna dhe vendbanime: Shuto Orizare, Kratovë, Radovish, Strumicë, Novosellë, Shkup (përballë Ist Gejt Moll), Kumanovë, fshati Matejç në Likovë, Haraçinë, fshati Sandevë në Çucer Sandevë, Zelenikovë, fshati Negotinë në Vrapçisht, Kërçovë dhe Strugë. Karvani organizohet nga Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), USAID-it dhe UNICEF-it. Katër orë në ditë (nga ora 11 deri në 15 ose nga ora 12 deri në 16) në sheshe, tregje, shtëpi të kulturës në këto bashkësi lokale, qytetarët do të kenë…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, ku është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, 37-vjeçari S. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: “Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
01:18 | 21 Mars 2022 Shumë vende kanë folur për përpjekjet e tyre për të prodhuar armë hipersonike, të cilat i konsiderojnë si vendimtare. Por cilat janë këto armë? Kush i disponon ato? Dhe sa revolucionare janë ato? Çfarë janë armët hipersonike? Armët hipersonike fluturojnë me shpejtësi të paktën mbi pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe janë lehtësisht të manovrueshme, me aftësinë madje për të ndërruar kursin gjatë fluturimit. Ato ndryshojnë nga raketat balistike, të cilat gjithashtu mund të lëvizin me shpejtësi hipersonike, por e kanë trajektoren të paracaktuar dhe manovrueshmërinë të kufizuar. Cilat janë llojet e…

